• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Të shkarkohet Ardi Veliu!” PD reagon pas videos së drejtorit të Policisë: Dhunoi sot 15-vjeçarin për herë të dytë

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Të shkarkohet Ardi Veliu!” PD reagon pas videos së drejtorit të Policisë: Dhunoi sot 15-vjeçarin për herë të dytë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas videos në të cilën drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shfaq duke bërë deklarata për një grua, nënën e 15-vjeçarit të dhunuar nga uniformat blu pak ditë më parë pranë liqenit artificial në Tiranë, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.

Kjo forcë politike teksa dënon aktin e rëndë kërkon dhe shkarkimin nga detyra të Ardi Veliut.

Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaroi se Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policies

. Sipas saj, duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pak ditë më parë e gjithë Shqipëria pa e tronditur sesi një i mitur 15-vjeçar u rrah barbarisht nga policia në Tiranë pse kishte shkelur orarin e karantinës. Ndaj policit me sjellje shtazore sot nuk ka asnjë masë domethënëse nga shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës.

Nën presionin e vetingut partiak dhe korruptiv në polici, ai po zvarrit çështjen prej 2 javësh, sepse mbrojtësi i policit dhunues të fëmijës gjendet në krye të Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.

Ju ftoj të ndjekim pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të parë vetë me sytë tuaj, të dashur qytetarë, se në dorë të kujt është siguria jonë dhe e fëmijëve tanë.

Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri.

Ardi Veliu e bëri këtë në vendin ku duhet të ishim më të mbrojtur, në Parlamentin e Shqipërisë.
Edhe sikur të mos e dinin se video që tregoi Ardi Veliu është skenë nga një shesh xhirimi i një filmi të njohur ku nëna e 15 vjeçarit ka marrë pjesë, është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra deputete heshtin përpara një akti kaq të rëndë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Asnjëri prej tyre nuk guxoI të ngrejë zërin kundër këtij qëndrimi sadist, që shkel disa të drejta elementare të njeriut. Për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë habi për këtë akt prej krimineli gjakftohtë.

Ky është i njëjti person që drejtoi dhunën kundër opozitës gjatë protestave qytetare. Dhe është, sërish, i njëjti kriminel gjakftohtë që urdhëroi hyrjen e policisë në teatër me automatikë, që e rrethoi atë me snajper dhe dhunoi gratë, vjazat, të rinjtë dhe opozitën që kërkonte ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të pronës publike nga vjedhja.

Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot! Me sulmin e sajuar kundër një nëne kryefamiljare, që ka rritur e vetme 3 fëmijë, me justifikimin e dhunës policore kundër djalit të saj 15 vjeçar për shkak të prejardhjes familjare, ai është një klonim i rrezikshëm i sigurimsit dhe i hetuesit kriminel të diktaturës.

Ardi Veliu është sot turpi i Policisë së Shtetit! Ai është fytyra sadiste e Ministrit të Brendshëm, i kryeministrit dhe i këtij pushteti që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista.

Po të ishte ndryshe, Edi Rama do ta kishte shkarkuar tani Ardi Veliun dhe do ta kishte përjashtuar atë me turp përjetë nga radhët e policisë!

Pas

Ndryshojnë sërish shifrat nga COVID19 në Itali/ Ja sa viktima janë shënuar 24 orët e fundit

Para

“Mos pushoni, punoni dhe në fundjavë” Mesazhi i papritur i ambasadores amerikane për Reformën Zgjedhore

Para
“Mos pushoni, punoni dhe në fundjavë” Mesazhi i papritur i ambasadores amerikane për Reformën Zgjedhore

“Mos pushoni, punoni dhe në fundjavë” Mesazhi i papritur i ambasadores amerikane për Reformën Zgjedhore

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

nga Fast News
10:15 | 12/02/2026
0

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

nga Fast News
09:40 | 12/02/2026
0

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
09:19 | 12/02/2026
0

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Recent News

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

10:15 | 12/02/2026
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

09:40 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar