“Organi i parë që prek koronavirusi është zemra .” Kështu ka deklaruar mjeku kardiolog në spitalin e Parmës në Itali, Giampaolo Palma.
Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, mjeku i cili ka studiuar autopsitë e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, tha se ky virus nuk prek vetëm mushkëritë, ashtu sikurse është thënë në fillim.
Kardiologu, thekson se virusi godet fillimisht zemrën, mushkëritë dhe më pas venat e gjakut. “Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacientët e moshës së re të infektuar”, tha mjeku.
Intervista e plotë:
Cilët janë të dhënat në Itali dhe të dhënat e autopsisë në Itali?
Italia ka qenë e dyta pas Kinës që ka pësuar dhunën nga ky virus aktualisht kemi të dhëna të reja që janë marrë nga mushkëritë e viktimave të Covid 19. Të dhënat tregojnë se deri para 40 ditësh sëmundja ishte e panjohur tani dimë më shumë. Më lejoni të them se për momentin qa asnjë mjek në botë nuk mund ta quajë veten specialist të koronavirusit. Nga të dhënat e para që ne kemi krahasuar kuptohet se është një sëmundje që nuk prek vetëm mushkrit, por një pjesë të mirë të organeve në varësi të pacientit që infektohet. Kryesisht vihet re se është një sëmundje që qarkullon nga gjaku dhe mund të prekë një pjesë të madhe të organeve dhe në fund përfundon te mushkrit siç kemi parë pacientët me terapi intensive. Virusi përdor dy rrugë brenda trupit të njeriut. Rruga e parë ishte ajo e hyrjes së virusit në trupin e njeriut përmes trupit të njeriut. Në nivelin e mushkrive kur ai i prek reagimi i parë që ka trupi është infeksioni dhe për pasojë pacienti nuk merr dot frymë lirisht dhe detyrohemi që ta vendosim në terapi intensive. Por kjo duket se ndodh në një fazë të dytë jo faza e parë e virusit. Nga autopsitë që kemi bërë deri tani virusi duket se fillimisht godet venat e gjakut duke shënuar mpiksje gjaku në pjesë të ndryshme dhe ne kemi filluar si sëmundje që shkakton mpiksjen e gjakut si shkak i infektimit me Covid 19.
Virusi godet fillimisht zemrën, mushkrit dhe më pas venat e gjakut, janë tre objektivat që virusi godet në trupin e një pacienti. Duke shkaktuar një humbje të mbrojtjes që venat e gjakut kryejnë. Duke dëmtuar venat e gjakut dhe duke pakësuar nivelin e oksigjenit në trup jo vetëm në mushkri. Duke shkaktuar një gjendje shoku në të gjithë organet e trupit, ndaj nuk mund të cilësohet vetëm virus që godet mushkrit. Kjo ishte e qartë që në fillim nga studimet e shumta që u bënë në Kinë dhe u konfirmua dhe në studimet e bëra nga ne mjekët në Itali. Pas Italisë u studiua dhe nga shumë mjek të tjerë në botë duke u publikuar në revistën e njohur mjeksoreme emrin e mjekes nga Zyrihu. Një shoqatë e njohur kardiologësh kanë theksuar se duhet tu injektohen medikamente që ndikojnë në uljen e mpiksjes së gjakut. Koronavirusi kalon në enët e gjakut dhe organi i parë që prek është zemra. Duke goditur venat e gjakut virusi shkakton tromboza, mungesë në furnizimin e mushkërive me oksigjen dhe goditjen në tru dhe kjo është parë dhe te pacinëttë e moshës së re të infektuar. Përsa i përket dëmeve vaskulare do të përsëris disa raste shqetësuese që fëmijët janë prekur që quhet sindroma e kavasakit. Jep sindromë vaskulare dhe te fëmijët.
A mund të na shpjegosh më mirë mjekimin, pra pjesën për hollimin e gjakut?
Më lejoni të thekson se ka një lidhje mes trombozës dhe pneumonisë, pasi tromboza ka lidhje me mpiksjen e gjakut dhe pengon kalimin e oksigjenit në mushkri. Pas shkaktimit të pneumonisë infeksion të rëndë të mushkrive pacienti ka shumë vështirësi në frymëmarrje dhe furnizimin me oksigjen dhe ka nevojë për terapi intensive ose intubim. E përsërish që kjo është një sëmundje që prek shumë organe, pamjaftueshmëria e frymëmarrjes, infeksioni në mushkri, prek shumë organe. Përveç zbulimit të vaksinës shkencëtarët po përpiqen që të zbulojnë dhe patologjinë e kësaj sëmundje, Duke u përpjekur që të bllokojnë hyrësit dhe transmetuesit e virusit në trupin e njeriut. Vetëm në hapin e dytë mund të mjekojmë dhe ndalojmë kalimin e virusit në qelizat e tjera, të ndalojmë shumëfishimin e virusit në qelizë, por ky është një virus që ne e quajmë inteligjent që dhe nëse bllokohet te personat e infektuar ai është i pajisur me korrektor që ndikon shumëfishimin në qelizat e tjera. Për këtë arsye po përdoret jo në masë mjekimi që është përdorur për Ebolën, dua të shtoj dhe diçka të fundit për këtë virus të çuditshëm.
Ky virus përdor disa fare që nuk lejon imunitetin e trupit që ta shikojë dhe ta sulmojë këtë virus, duke verbuar imunitetin e njeriut dhe e sulmuar atë dhe të shumëfishohet. Përsa i përket mpiksjes së gjakut dua të theksoj diçka më shumë, te pacientët e orekur me koronavirus vihen re mpiksje të shumta gjaku, shtime infeksioni, duhet të kemi parasysh se virusi lëshon edhe elementë toksik brenda trupit, dua të theksoj se virusi është akoma pak i njohur, zhvillimi i sëmundjes është i ndryshëm nga pacienti në pacientë, prandaj dhe ne nuk mund të caktojmë një kohë pasi ka pacientë që bëhen nga pozitive në negative dhe e kundërta prandaj është i rëndësishëm dhe reagimi gjenetik i pacientëve. Varet nga imuniteti i çdo personi. Në këtë pikë është reagimi gjenetik nga pacienti dhe këtu janë vënë re dhe ndryshimet nga Siçilia dhe Sardenja.
Brenda këtij grupi mesdhetar mund të jenë dhe shqiptarët, apo jo?
Ndoshta ku qëndron dyshimi që ka goditur më shumë Veriun dhe jo Jugun e Italisë, ka të bëjë me e imunitetin e popullatës, përsa i përket mjekimit dhe parandalimit ne çdo ditë dimë diçka më shumë, dhe jemi pranë gjetjes së nnë vaksine, por jemi duke parë ndikimin e saj.
Universiteti i Oksfordit është optimist se në shtator do a do të ketë efekte anësore
Terapitë që po aplikojmë në Itali para se të mbërrijë vaksina aktualisht ne te pacientët me koronavirus përpiqemi të sulmojmë virusin në qelizën që ka sulmuar organizmin e njeriut dhe në pjesën më të madhe të rasteve ne përdorim antiviralë. Një ilaç tjetër është që ne përdorim për pacientët e fazës së parë dhe të dytë që shtrohen në spitale, dhe është ai kundër malarias që pjesa më e madhe e evropiane ve e marrin nëse do të udhëtojnë në Kenia dhe është shumë i suksesshëm por këto ilaçe përdoren në fazën e sëmundjes por nuk ka një përcaktim të qartë për sasinë pasi varet nga pacienti në pacientë. Ne po përpiqemi që dhe te pacientët e fazës një që janë në shtëpi dhe te pacientët e fazës së dytë të bllokojmë mpiksjen e gjakut të shmangim trombozën. Në këtë përpieqemi ta shmangim te pacientët e shtruar në spital dhe te ato që kanë kryer ndërhyrje ortopedike.
Procesi është se pas mjekimit të pacientit për të shmangur mpiksjen e gjakut në skenë pastaj hyjnë antiviralet. Por këtë lloj mjekimi nuk e këshilloj këtë mjekim për pacientët që vuajnë nga alergjitë apo kanë gjakderdhje. Në spitalin e Milanos përveç ilaçeve për mpiksjen e gjakut, po përdoren edhe antiagregant që janë më të fuqishëm se aspirina të cilat përdoren kur pacientët i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Falë të dhënave që kanë dhënë këto kombinime mjekimesh janë shumë spitale që po kërkojnë përdorimin e tyre dhe pse nuk janë të përfshirë në atë të udhëzimeve për parandalimin e koronavirusit. Bllokimi i mpiksjes së gjakut në Pavia po përdorim atë që quhet parandalimi i mpiksjes së gjakut për të për të përforcuar apo për ti dhënë një goditje imunitetit të pacientit duket se po funksionon përdorimi i heparinës dhe hidroklorikinën.
Këto pacientë që marrin këtë mjekim duhet të monitorohen nga kardiologët sëmundja ndahet në tre faza të rëndësishme që jep simptoma si grupi normal porsa i përket vaksinës është e domosdoshme dhe është një çështje që duhet të vijë sa më shpejt dhe të diskutohet sa më shpejt. Ne jemi në fazën e parë te vullnetarët që kanë pranuar të marrin vaksinën, nuk dihet ende nëse funksionon për imunitetit e personit që e merr këtë vaksinë pasi ky virus ka mutacione të ndryshme. Është një pjesë e dobësuar e virusit vaksina që injektohet te njeriu për të formuar imunitetin që do ta mbrojë në të ardhmen. Duhet të jemi shumë të sigurtë pasi më pas duhet tu themi njerëzve që nëse e marrin vaksinën duhet të jenë të sigurte. Por akoma duhet të presim pas duhet të jemi të sigurtë.
Nëse bëjmë një vëzhim për ilaçet e familjes së heparinës a ka të reja?
Heparina përdoret te pacientët e fazës së dyte dhe të shtruar në spital, te pacientët që ne i cilësojmë në fazën e parë përdoren doza të lehta, ndërsa te të shtruarit përdoren doza teupeute që janë më të mëdha në sasi. Spitali Sako në Milano është i pari që është përballur me këtë infeksion dhe ne kemi përdorur këtë kombinim për të lehtësuar apo shëruar infeksionin e Covid 19. Për mendimin tim e këshillueshme është që mbyllja të ishte deri në 20 ditë dhe pse do të këshilloja mbyllje dhe për 20 ditë të tjera. Por e kuptoj se nuk është e mundur zgjatja pasi s’është e lehtë të mbash të mbyllur njerëzit dhe për shumë kohë, ndaj duhet të mësojmë sesi ta mjekojmë këtë sëmundje në faza të ndryshme në pritje të vaksinës më të mirë. Rekomandoj distancimin social, përdorimin e maskave dhe mjekët e infermierët të përdorin mjekët e tyre personale në spitalet ku punojnë si dhe masat e higjenës që duhet të përdorim për muaj të tërë.
Pas publikimi tuaj me 10 prill keni pasur shumë reagime apo jo?
Në Itali është vënë re ky ndryshim i madh mes stuhisë që goditi veriun me në qendër dhe në jug të vendit, shpresojmë mos të përmbyset situata në të ardhmen. Dua të kujtoj dhe njëherë faktorin gjenetik reagimi i ndryshëm i virusit nga pacienti në pacient, faktori ambjental pasi është vënë re se në vendet ku ka blektori të zhvilluar, ku ka lumenj virusi godet më shumë. Faktori gjenetik, ngarkesa virale. Te disa pacientë virusi është më i fortë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të presim fillimin e vjeshtes pasi nuk e dimë sesi mund të reagojë virusi në ndryshimin e temperaturave duhet të tregohemi të kujdesshëm për gjetjen e vaksinës.
Postimin e kam shkruar natën, pasi kisha kryer në video konferencë me pneumologë kardiologë, është një kënaqësie madhe që më keni kontaktuar në Shqipëri, më kanë kontaktuar në Nju York Brazil dhe në Peru. Nga ajo që unë kam thënë para 20 ditësh është ajo që unë kam thënë tani se ilaçet po përdoren, është një mjekim që fatmirësisht që një mjekim është aprovuar dhe është në media prestigjioze që i përkasin fushës së mjeksisë. Ju thoni se është teoria ime, por nuk është e tillë pasi unë kam folur në lidhje me teorinë që kam pas në spitalet Italiane. /burimi: abcnews.al