• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Shumica nuk kanë vdekur nga Covid-19”, mjekët amerikanë zbulojnë dëmet kolosale që shkakton izolimi në imunitetin e njerëzve

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
“Shumica nuk kanë vdekur nga Covid-19”, mjekët amerikanë zbulojnë dëmet kolosale që shkakton izolimi në imunitetin e njerëzve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy mjekët nga Kalifornia, Dr. Daniel Erickson dhe Dr. Artin Massihi këtë herë ata dalin tërësisht kundër izolimit. Ata japin argumente se përse izolimi po dëmton psikologjinë dhe imunitetin e njerëzve, nga ana tjetër kanë shtuar se shumica e të vdekurve s’kanë lidhje me Covid-19.

Dua të krahasoj të dhënat me Spanjën, e cila është e dyta për nga statistikat. 240.178 persona kanë rezultuar pozitivë nga 930 mijë teste të kryera në total. Pra ne kemi bërë 4 milionë teste ndërsa Spanja 930 mijë. Spanja ka një përqindje prej 22% e të gjithë të testuarve, dalin pozitivë me Covid. Kjo do të na çonte në një numër prej rreth 10 milionë rastesh pozitivë me covid nëse do të bënim një llogaritje me numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjen e infektueshmërisë së dalë nga rastet e testuara. Vdekshmëria nga Covid në Spanjë ka qenë 0.05% ndërsa përqindja e shërueshmërisë ka qenë 90%. Shifrat e deritanishme janë marrë në shtete që kanë aplikuar karantinimin. Këto të dhëna duhet t’i krahasojmë me të dhënat nga shtete të cilat nuk e kanë izoluar vendin, Norvegjia dhe Suedia. Sa i përket Suedisë 21%, thuajse e njëjtë me shtetet e mëparshme, e të testuarve kanë rezultuar pozitivë, që nëse do ta shumëzojmë me numrin total të popullsisë, Suedia duhet të ketë 2 milionë të infektuar. Suedia ka ndjekur vetëm pak distancimin social, ka mbajtur maska, dyqanet nuk janë mbyllur, shkollat nuk janë mbyllur, pra kanë ndjekur një rutinë të përditshme duke pasur vetëm pak distancim social. 1765 ka qenë numri i të vdekurve në Suedi. Sërish kemi rastin e miliona të infektuarve dhe shumë pak të vdekur. Norvegjinë mund ta krahasojmë me Suedinë duke qenë se janë dy vende skandinave dhe janë në kushte të ngjashme. Norvegjia ka pasur një numër me 7191 raste pozitive nga 145.279 teste të kryera. Pra rezultojnë pozitivë 4.9% të të testuarve, që nëse e shumëzojmë me numrin e përgjithshëm të popullatës në këtë shtet do të themi se Norvegjia duhet të ketë 1.3 milionë të infektuar. Të vdekurit kanë qenë 182. Një numër shumë i vogël sërish kemi rastin miliona të infektuar, shumë pak të vdekur. Pra ekziston një mundësi vdekshmërie prej 0.003% e një të infektuari në këtë vend dhe 97% shanse për të mundur virusin.



Masat shtrënguese

Deri tani mendoni se paralizimi i jetesës dhe masat e marra justifikohen nga numrat?

Gjëja tjetër që dua të flas është efektet anësore të Covid-19. Covid është vetëm një nga aspektet e sektorit të shëndetësisë. Çfarë e ka shkaktuar izolimin? Është rritur abuzimi ndaj fëmijëve. Kemi pafund raste të dhunimit të fëmijëve nga familjarë të zemëruar, përdorues alkooli apo droge, që nuk kanë mundësi marrin një rrogë. Këto janë efekte që zgjasin për gjithë jetën. Nuk bëhet fjalë vetëm për një grip sezonal. Këto janë gjëra që do t’i ndjekin këta persona dhe që do t’i ndikojnë negativisht ata për të gjithë jetën. Dhe këto efekte anësore nuk përfshihen kur flitet për covid. Këto janë të dhëna që i kam marrë nga kontaktet e mia me mjekët e urgjencës apo kolegë të tjerë nga ajo se çfarë ne shohim përditë.

Një aspekt tjetër që është shtuar është dhuna në çift. Shohim raste të njerëzve që vijnë këtu me sy të nxirë dhe të çara në fytyrë. Është dukshëm e qartë se është një rast dhune. Këto janë gjëra që do t’i ndikojnë për të gjithë jetën. Jo për një sezon. Alkoolizmi, ankthi, depresioni,vetëvrasja janë të frikshme. Duke folur me njerëz në komunitet është evidente që depresioni është në pikun e vet, edukimi dhe sistemi shkollor ka rënë, ekonomia është në kolaps, stafet mjekësore janë duke vuajtur sepse kemi mungesa nga dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në shtëpi, çka shton fluksin e të sëmurëve për ne pjesën tjetër. Këto që po flas janë gjëra të vërteta që unë i shoh çdo ditë. Nuk po lexoj për këto. Janë gjëra që i shoh përditë në klinikat e mia.

Tani krahasimi me statistikat me gripin e thjeshtë sezonal. Shtetet e Bashkuara kishin një vdekshmëri prej 0.13% të të infektuarve në 2017. Pra shifrat tregojnë se vdekshmëria nga Covid është shumë herë më e vogël krahasuar me gripin. Edhe nëse marrim si shembull rastet me përqindjet më të larta në Shtetet e Bashkuara që është shteti i Neë Yorkut, përqindja e vdekshmërisë nga Covid ishte 0.1%. Pra sërish kemi përhapje të madhe, vdekshmëri e vogël.

Sistemi imunitar

Tani dua të flas për sistemin imunitar. Të dy ne kemi studiuar gjithë jetën për të kuptuar se si funksionon njeriu dhe sistemi imunitar. Dua fillimisht të flas për disa gjëra bazike se si funksionon sistemi imunitar në mënyrë që edhe njerëzit të më kuptojnë më mirë. Sistemi imunitar ndërtohet hap pas hapi pas reagimeve të trupit ndaj antigjeneve si viruset apo bakteret. Kur një fëmijë merr gjëra nga toka dhe i fut në gojë, trupi reagon ndaj viruseve dhe baktereve që janë në këto objekte, kjo është mënyra se si krijohet sistemi imunitar. Nuk mund të marrësh një fëmijë ta izolosh në një flluskë dhe të presësh prej tij të ketë një sistem imunitar të shëndetshëm. Kjo është baza e mikrobiologjisë dhe imunologjisë. Çfarë ndodh kur t’i i thua njerëzve se duhet të qëndrojnë në shtëpi, të dezinfektojnë gjithçka, të mos prekin, të mbajnë maska? Sistemi jonë imunitar është mësuar të luftojë me viruset dhe bakteret çdo ditë. Çdo ditë ne marrim dhe japim njëri-tjetrit që nga stafilokoku, streptokoku, bakterie, dhe ne zhvillojmë një përgjigje imunologjike ndaj këtyre gjërave në bazë ditore, por tani që sistemit tonë nuk i duhet më që të luftojë me këto gjëra, sistemi imunitar bie. Me kalimin e kohës bie edhe më shumë. Nëse unë jam duke larë duart vazhdimisht, duke dezinfektuar gjithçka vazhdimisht, jam duke vrarë gjërat që në fakt i kam të nevojshme për të mbijetuar. Kjo është shkenca, kjo është imunologjia, kjo është mikrobiologjia.

Kemi dy mënyra për të luftuar viruset. Ose virusi mposhtet vetë duke humbur vetitë, ose e vret sistemi imunitar. Të jemi të qartë, viruset vrasin njerëzit. Gjithmonë ka qenë kështu, gjithmonë do të jetë. Gripi vret njerëz, Covidi vret njerëz. Por shumica prej nesh krijon antitrupa dhe imunitet. Ne zhvillojmë mundësinë për ta mposhtur virusin. Për 95% e popullsisë së globit kjo është e vërteta. Duke shikuar të dhënat nuk ka dallim të madh ndaj atyre që janë izoluar dhe atyre që nuk janë izoluar. Atëherë pse po karantinohemi? Çfarë mendoni se do të ndodhë kur ti kthehemi jetës normale pas muajsh karantinim dhe me një sistem imunitar të ulët, ndërkohë që do të rifillojmë të shkëmbejmë baktere me njëri-tjetrin? Sëmundshmëria do të arrijë pikun. Dhe nuk duam që të kemi një rritje kaq të madhe të sëmundjeve ndërkohë që edhe stafet mjekësore kanë qenë në izolim. Ky është një kombinim që nuk na çon në një shoqëri të shëndetshme. Kur shikoj tendencat bazë që dimë nga mikrobiologjia them me bindje se nuk duhet të ketë izolim, absolutisht. A duhet të mbyllim punët? Absolutisht jo. A duhet t’i testojmë dhe më pas t’i kthejmë njerëzit në punë? Po. Efektet anësore të cilat përmendëm më lart janë shumë më të rënda për shoqërinë sipas opinionit tonë sesa një virus që është provuar që është shumë i ngjashëm me gripin sezonal me të cilin përballemi çdo vit.

Masat

Covidi është i ngjashëm me gripin. Kur dikush vjen me grip ne nuk e testojmë, por i themi qëndro në shtëpi dhe e shtrojmë vetëm kur ka nevojë. Kaq. Duhet të fillojmë me hapjen e shkollave gradualisht. Edhe bizneseve gjithashtu. Nuk ka sens se përse unë mund të rri në radhë në supermarket për 10 min, por nuk mund të ulem në kafenë për 10 apo 15 min. Kjo nuk është shkencë. Shkencë është se është vërtetuar se virusi mbijeton për 3 ditë në sipërfaqe, ti izolon një familje, por ajo do të blejë ujë me bidona nga marketi, bidona që mund të jetë të kontaminuar me Covid. A ka sens kjo? Pra është OK të prek një bidon, por jo të shkoj në punë ose kishë? Unë dhe kolegu im nuk po përdorim maska. Ne e kuptojmë mikrobologjinë. Nuk duam të fshihemi në shtëpi, por të forcojmë sistemin tonë imunitar. Ishte gripi i shpendëve më pak i rrezikshëm se Covid? Epo edhe gjatë asaj ne punuam pa mbrojtje. As gripi i zakonshëm nuk është më pak i rrezikshëm. Tani kur vdes dikush thjesht të gjithë pyesin a vdiq nga Covid. Kemi qenë në qindra autopsi. Aty nuk flitet për një shkak vdekje po për një kompleksitet. Covid mund të jetë pjesë e këtyre arsyeve, por nuk është shkaku i vdekjes. Nuk mund të themi se vdiq nga Covidi. Mjekët po flasin për faktin se ndjejnë presion që në certifikatat e vdekjeve të shkruajnë si shkak Covidin. Pse? Pse po na bëhet presion? Që të rrisim numrat dhe të paraqesim situatën më keq se sa është?/Marrë nga Gazeta sot

Etiketa: dy mjeketizolimi nga covid
Pas

Ruçi e nis ditën me një paralajmërim: Pandemia të mos godasë mirëqenien e punëtorëve

Para

Maskat godasin në Tiranë, hyjnë në shtëpi dhe vjedhin lekët nën kërcënimin e armëve

Para
Terror në Librazhd, maskat futen në shtëpi dhe dhunojnë familjarët

Maskat godasin në Tiranë, hyjnë në shtëpi dhe vjedhin lekët nën kërcënimin e armëve

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar