Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar sot pamjet ku një i ri dhunohet nga policia, pasi protestoi kundra shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ai shihet i shtrirë përtokë, teksa shkelmohet nga uniformat blu që e kanë rrethuar.
Duhet thënë se këto janë pamje me të vërtetë tronditëse.
Opinioni publik është tërësisht i shokuar kur sheh të tilla momente, që nuk kanë lidhje me demokracinë dhe shprehin një regjim që i afrohet shumë diktaturës dhe terrorit.