• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shefja e reanimacionit te “Shefqet Ndroqi” mesazh prekës: T’i japim frymë të gjithë atyre që na besuan jetën

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shefja e reanimacionit te “Shefqet Ndroqi” mesazh prekës: T’i japim frymë të gjithë atyre që na besuan jetën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndër personat e vijës së parë të rrezikut ndaj COVID-19, shefja e reanimacionet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani përmes një postimi në Facebook, ka treguar vështirësitë që po përjeton stafi mjekësor nëkëto ditë.

Cani nuk lë pa përmendur dhe sakrificën që po bëjnë për të ndihmuar të gjithë pacientët. Ndër të tjera, shefja e reanimacionit thekson se në këto ditë të vështira të pandemisë mbarëbotërore të gjithë ne u ndeshëm me një realitet që ishte jashtë imagjinatës, para një lufte të mistershme.



“Na bëri të kuptojmë që fjala e urtë e popullit se cfarë sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashmë”, shkruan Cani.

Gjithashtu doktoresha ka shprehur mirënjohje për të gjithë stafin e mjekëve dhe të kolegëve  të cilët janë në çdo moment në gatishmëri për të shpëtuar një tjetër pacient.

Postimi i plotë:

E nderuar që jam pjesë e stafit të reanimacionit në SUSN “Shefqet Ndroqi”!

Të nderuar miq

Në këto ditë të vështira të pandemisë mbarëbotërore të gjithë ne u ndeshëm me një realitet që ishte jashtë imagjinatës, përpara një lufte misterioze e të padukshme që na tjetërsoi jetën. Na bëri të kuptojmë që fjala e urtë e popullit se cfarë sjell minuti nuk e sjell sahati kishte ndodhur tashmë.

Prej vitesh në spitalin SUSN, stafi i reanimacionit është marrë me pacientët që në situatat gripale trajton kryesisht komplikacionet nga gripi që atakojnë mushkerinë duke alteruar frymemarrjen dhe duke kërkuar asistenca të respiracionit me ventilator.

Ky ritual i përvitshem ishte bërë pjesë e punës sonë, sapo temperaturat uleshin e ditët e dimrit afroheshin.

Por sivjet ishte ndryshe, kjo ishte një përballje që u shfaq në boten mbarë dhe lufta ishte e fortë.

Përvec ngarkesës, dhe dinakerisë të këtij virusi të padukshem na duhej të përballeshim emocionalisht dhe psikologjikisht me gjëra të panjohura më parë për mbarënjërzimin!

Mirënjohje pafund për ju të gjithë mjeke, specializant të reanimacionit, infermierë e sanitarë që dhatë shpirt, dhatë ndihmë, u gjendet çdo ditë, orë, minutë, natë e ditë e nuk pyetet për orën, nuk patë diferencë kur ishte ditë apo natë por u gjendet në cdo moment aty për të ndihmuar jetët e atyre pacientëve ku e keqja nga jeta ndaheshte me një vizë!

Une do doja sot t’ju prezantoj secilin nga ju me emër, pavarësisht se e di që ju do thoni : “Ne bëmë detyrën, dhe ketë punë e kemi bërë e do vazhdojmë ta bëjmë pasi që në fillimet e studimeve tona kemi bërë një betim, betimin e Hipokratit qe do ti shërbejme deri në frymën e fundit pacientëve duke bërë përpjekjet maksimale në ndihmë të jetës njerëzore.”

E ndjej si obligim moral e qytetar qe t’ju prezantoj me shumë krenari Juve kolegë e mjek të shkelqyer: Alban Hatibi, Fahri Kokici, Eljana Shima Mezini e Arjan Vyshka! Ne ishim të gjithë bashkë në një rrahje zemre, në një ritëm sinusal kardiak , pa çrregullime ritmi, diskutuam, debatuam, për të bërë më të mirën e mundshme duke qenë në unison në mendim e veprim!Ishim të gjithe bashkë ditën, natën duke ndjekur me ankth ndryshimet e situatave klinike te pacientët, që çuditërisht alteroheshin në mënyrë të menjëhershme duke na befasuar dhe duke na bërë të vepronim teknikisht në terapi e në invazionin e mjekimit për të shmangur të keqen.

Një suport i jashtëzakonshëm nga  specializantët e reanimacionit: Alsa Gjoka, Holta Kraja, Anri Troja, Luna Nasipi, Genta Zotaj dhe Malvina Shkurta!

Ju dëshmuat që jeni të aftë të jepni maksimumin tuaj në ndihmë të jetës të qytetarëve duke treguar profesionalizem e shkathtësi, gatishmëri e intelligencë, duke e ezauruar faktin e dhënies së testit të provimit , pasi Ju u perballët në fushën e betejës për fitoren e jetës!

Dhe nuk mund mos lë pa falenderuar e theksuar pjesën e ekipit të reanimacionit më të rendesishëm dhe që bëjnë punën kryesore pranë pacientit: Merita Toci Lika (Kryenfermierja), Aida Shehu, Laje Janku, Elsa Imerati, Shpresa Korumi, Besarta Bardhoshi, Alma Qefalia, Brikena Xhini, Klaudia Doga, Miranda Tosku, Blerina Mara, Migena Rakipi, Sose Selmani, Adela Belba, Arjola Ilnica, Marsela Dashi, Vjollca Metani, Bukurie Husha, Lume Luzi, Sofie Stafa, Luljeta Bitri! Mirënjohje pafund për punën dhe përkushtimin tuaj!

Ju jeni ato që qëndruat në frymëmarrjen e atyre pacienteve duke dhënë jo vetëm terapi por edhe dashuri, duke u përkujdesur me përkushtim, profesionalizëm, pa hezituar asnjë moment pavarësisht rrezikut që mund të kishit për jetët tuaja

Të gjithë së bashku ne u përpoqëm të japim ndihmë, të japim zemër, të japim frymë të gjithë atyre qytetarëve të cilët folënn me ne, na besuan jetën e tyre, shtrënguan duart me ne për ta sfiduar virusin, që me djallezinë e tij në mënyrë të papritur të ndalte jetën atëherë kur kishim menduar se kishim fituar!

Duke qenë të ndërgjegjshëm deri në dhimbje që nuk mund të kenaqim deri në fund shpresat njerëzore, për bluzat e bardha shkalla e vuajtjes është e pamatshme! Prandaj ne na quajne “shëruesit e sëmurë”. E them këtë se për ne shpëtimi i jetëve sfumohet nga humbja e tyre. Në memorjet tona mbeten humbjet e jetëve njerëzore duke përjetuar me dhimbje ndalimin e një frymemarrje, rrahje zemre, ndalimin e jetës. Ashtu si  famijarët e pacientëve që ndiejnë dhimbje për humbjen e të dashurve të familjeve të tyre  dhe për në stafin mjekësor ndiejmë keqardhje për humbjen e jetës ashtu sic do ta kishim ndjerë për një pjestar të familjeve tona. Pavarësisht nga dhimbja e humbjes së familjarëve të tyre të shtrenjtë, qytetarët nuk nguruan të shprehin falenderimet nëpërmjet mesazheve duke na shprehur mirënjohjen e shpirtrave fisnik për punën e palodhur, duke na obliguar më shumë e duke na dhënë forcë per ta vazhduar më tej luftën!

Por ne nuk kemi kohë të vajtojmë, të lëshohemi, ne na duhet të ngrihemi, të vrapojmë pasi një jetë tjetër duhet shpëtuar!

Sot quhemi heronj! Ne kemi bërë një betim, ne po  kryejmë detyreën që e kemi bërë e do vazhdojmë ta bëjmë pasi ky është misioni i bluzave të bardha të shpejtojnë jetën, të sjellin buzëqeshje, të lehtësojnë dhimbjen, e të oksigjenojnë frymën njerëzore! Mirënjohje për ju të gjithë mjek, specializante, infermier e sanitar per punën tuaj, përkushtimin, profesionalizmin tuaj! Ju jeni heronj jo të heshtur, por të shumëshkolluar që keni investuar prej vitesh në dijet tuaja, duke studiuar, trajnuar për të dhënë maksimumin e mundshëm për Triumfin e Jetës!

E nderuar që jam pjesë e këtij stafi të mrekullueshëm! Puna jonë vazhdon! Të gjithë bashkë do ia dalim!

 

Pas

Boris Johnson bëhet baba, ja kujt i ngjan djali (Foto)

Para

Liria e medias në Shqipëri në rënie, krizat e njëpasnjëshme dëmtuan gazetarët

Para
Liria e medias në Shqipëri në rënie, krizat e njëpasnjëshme dëmtuan gazetarët

Liria e medias në Shqipëri në rënie, krizat e njëpasnjëshme dëmtuan gazetarët

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar