• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ruçi e nis ditën me një paralajmërim: Pandemia të mos godasë mirëqenien e punëtorëve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ruçi e nis ditën me një paralajmërim: Pandemia të mos godasë mirëqenien e punëtorëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndeti sot punëtorët e Shqipërisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ruçi shkruan se gjithë kriza që po shkakton pandemie COVID-19 nuk duhet asesi të prek gjendjen e punëtorëve dhe të ardhruat e tyre.

Në këtë pikë ai bën edhe një thirrje ndaj qeverisë që t’i mbrojë këto të drejta.

Mesazhi i Gramoz Rucit:

“E kam për nder t’u drejtohem sot të gjithëve ju, punëtoreve dhe punëtorëve të Shqipërisë, që me punën tuaj të përditshme ndërtoni jetët e familjeve e fëmijëve tuaj dhe me modesti e pa u ndier kontribuoni në ndërtimin dhe gjallërimin e ekonomisë së Shqipërisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në zhvillimin dhe përparimin e vendit, në rritjen ekonomike dhe përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies, është djersa dhe investimi juaj. Ekonomia jonë po rritet e do të rritet, teknologjia po përparon e do të përparojë, shkenca po i paraprin e do t’i paraprijë prodhimit, industrisë, bujqësisë e shërbimeve. Por asgjë nuk arrihet pa kontributin, energjitë, përkushtimin dhe thjeshtësinë e duarve tuaja të arta, në cilindo sektor ku punoni.

Sot për mua është një ditë reflektimi. Për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës; për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore në paga; për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë, për garantimin dhe fuqizimin e fondit të pensioneve e të kujdesit shëndetësor, për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen tuaj; për mbrojtjen e punëtorëve të rinj dhe rritjen e kualifikimit të tyre, për  mbrojtjen nga papunësia e varfëria;  për mbështetjen e invalidëve të punës; për integrimin e personave me aftësi ndryshe; për mbrojtjen tuaj dhe të familjeve tuaja nga fatkeqësitë natyrore e shëndetësore; për orientimin e arsimit dhe formimit profesional drejt  rritjes së aftësive punëkrijuese.

Ne duhet të kemi parasysh se puna nuk duhet të prodhojë thjesht një pagë, qoftë ajo edhe e mirë, por mundësi reale për një cilësi jete të denjë;  burim për kujdesin për fëmijët, familjen dhe të moshuarit; mjeti për të plotësuar ëndrrat e vajzave e djemve të Shqipërisë për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojnë në atdheun tonë të  bukur; një burim dhe forcë për të realizuar zhvillimin individual dhe prodhuar ndryshimin shoqëror.

Aktualisht ne po dalim nga dy gjendje të jashtëzakonshme dhe unë e kam të qartë se pasojat më të rënda rëndojnë dhe sakrificat më të mëdha janë kërkuar nga ju, gra dhe burra të Shqipërisë, që punoni në fabrika apo fasoneri, në spitalet a shërbime të tjera kujdesi, në serra apo ngastrat tuaja, në dyqanet e bizneset tuaja të vogla të ngritura me njëmijë sakrifica; në kantieret e ndërtimit, shërbimet ndaj familjeve e qytetarëve.

Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që pasojat e daljes nga pandemia e koronavirusit për ju të jenë sa më të lehta; që ju të gjithë të ktheheni sa më shpejt e sa më të mbrojtur në vendet tuaja të punës; që fëmijëve tuaj t’u kthehet sa më parë buzëqeshja dhe ta rigjejnë njeri-tjetrit në bangat dhe oborret e gëzuara të shkollave; që ju dhe familjet tuaja të gëzoni të mirat dhe lumturinë e jetës.

Ne do të bëjmë më të mirën që as tërmeti, as pandemia e koronavirusit, të mos dëmtojnë themelet e mirëqenies së punëtorëve, “stofën” e shoqërisë dhe ëndrat e fëmijëve tuaj për të ardhmen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij përshëndetës me rastin e 1 Majit.

Etiketa: Gramoz Rucikryetari i kuvendit
Pas

Akuza e Trump: Do çojmë ekspertë në Wuhan për të kontrolluar si lindi COVID-19

Para

“Shumica nuk kanë vdekur nga Covid-19”, mjekët amerikanë zbulojnë dëmet kolosale që shkakton izolimi në imunitetin e njerëzve

Para
“Shumica nuk kanë vdekur nga Covid-19”, mjekët amerikanë zbulojnë dëmet kolosale që shkakton izolimi në imunitetin e njerëzve

“Shumica nuk kanë vdekur nga Covid-19”, mjekët amerikanë zbulojnë dëmet kolosale që shkakton izolimi në imunitetin e njerëzve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, ministri i Mjedisit shpjegon sesi do të asgjesohen

Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, ministri i Mjedisit shpjegon sesi do të asgjesohen

nga Fast News
16:01 | 10/02/2026
0

Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqëtësuar për e-Albania dhe sigurinë e të dhënave: Rreziqe serioze për bizneset

Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqëtësuar për e-Albania dhe sigurinë e të dhënave: Rreziqe serioze për bizneset

nga Fast News
15:52 | 10/02/2026
0

Tourism Fair Albania 2026 rikthehet në Tiranë, duke bërë bashkë profesionistët e turizmit nga e gjithë bota

Tourism Fair Albania 2026 rikthehet në Tiranë, duke bërë bashkë profesionistët e turizmit nga e gjithë bota

nga Fast News
15:45 | 10/02/2026
0

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

nga ro ot
10:52 | 10/02/2026
0

Recent News

Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, ministri i Mjedisit shpjegon sesi do të asgjesohen

Mbetjet e bllokuara në Porto Romano, ministri i Mjedisit shpjegon sesi do të asgjesohen

16:01 | 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqëtësuar për e-Albania dhe sigurinë e të dhënave: Rreziqe serioze për bizneset

Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqëtësuar për e-Albania dhe sigurinë e të dhënave: Rreziqe serioze për bizneset

15:52 | 10/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar