• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID-19, virusi rishfaqet në Fier dhe Kamëz

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
20 raste të reja, ja sa shkon numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në komunikimin e përditshëm me mediet, Ministria e Shëndetësisë, raportoi se, në vendin tone, gjatë 24 orëve të fundit, rezultuan 12 persona të prekur me koronavirus nga 174 testime të kryera.

Janë 8 raste të reja të infektuar u raportuan në Tiranë, 2 në Kamëz dhe 1 në Krujë , 1 në Fier dhe të gjithë janë raste kontakti.

Lajmi i mirë është se të gjitha këto raste të reja janë në zonat që konsiderohen të kuqe dhe janë ende nën regjimin e karantinës.

Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 868 persona të infektuar me Covid-19 që nga nisja e pandemisë…

Deklarata e Gentiana Qirjakos nga Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Shpërndarja e të prekurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash.

Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.

Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Pas

Fshehje e tenderave sekret? Ministria i përgjigjet PD dhe e hapur për hetim nga SPAK

Para

PD nxjerr dokumente: Si mashtroi ministrja Manastirliu për djegien e tenderave sekret për të fshehur provat

Para
PD nxjerr dokumente:  Si mashtroi ministrja Manastirliu për djegien e tenderave sekret për të fshehur provat

PD nxjerr dokumente: Si mashtroi ministrja Manastirliu për djegien e tenderave sekret për të fshehur provat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar