• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Rreziku që përmes teknologjisë të na hakojnë mendjen dhe trupin tonë

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
Rreziku që përmes teknologjisë të na hakojnë mendjen dhe trupin tonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e lirisë do të jetë edhe më urgjente pasi qeveria të përdorë teknologjinë për të vëzhguar edhe ndjenjat tona më të thella. Fjalimet gjatë ceremonive të diplomimit të janë zakonisht një rast për t’u dhënë këshilla të diplomuarve, por unë nuk do të bëj këtë, përkundrazi do të doja të kërkoja ndihmën tuaj për t’u angazhuar me një sfidë të paparë për njerëzimin.

Me siguri, keni dëgjuar shumë herë që celulari juaj inteligjent mund të hakohet. Por, ajo që do të bëjë vërtetë diferencën tani lidhet me faktin se koroporatat dhe qeveritë do të jenë në gjendje që të hakojnë trupin dhe trurin tuaj.





Çështja më e rendësishme e shekullit 21 është se njerëzit janë duke u bërë qënie që mund të “hakohen”. Historia ka treguar se prindërit i njohin mirë fëmijët e tyre, dhe të dashuruarit ndonjëherë mund të shikojnë në zemrat e njëri-tjetrit.

Megjithatë, informacionet e mbledhura nga priftërinjtë, tregtarët dhe tiranët kanë qenë sipërfaqësore. Aleksander Solzhenitsyn përshkruan një konferencë sovjetike ku audienca përplasi me entuaziazëm duart për të duartrokitur Stalinin. Pas disa minutash duke duartrokitur, të gjithë u nervozuan shumë. Të gjithë ishin lodhur, por askush nuk donte të ishte i pari që ndalonte së duartrokituri. Më në fund, pas 11 minutash, drejtori i një fabrike letre mori rrezikun përsipër, u ndal dhe u ul.

Menjëherë, të gjithë të tjerët u ndalën dhe u ulën gjithashtu. Po atë natë, burri që ndaloi i pari së duartrokituri u arrestua dhe u dërgua në gulag. Stalini mund t’i detyronte njerëzit të buzëqeshnin dhe të brohorisnin, por ai nuk dinte se si ndiheshin në të vërtetë.

Për të hakuar qeniet njerëzore, nevojiten më shumë njohuri biologjike, të dhëna dhe fuqi informatike – dhe Stalini nuk kishte mjaft nga këto. Por stalinët e Shekullit 21 – dhe tashmë ka mjaft kandidatë për këtë punë – mund të kenë gjithçka që u duhet.

Ju po jetoni fiks në momentin kur biologjia po shkrihet me shkencën e kompjuterave, kur epidemiologjia njihet me celularin inteligjent dhe kur koronavirusi takohet me Zoom (platformë konferencash online sh.r).

Vitet e fundit, qeveritë dhe korporatat kanë zhvilluar teknologji mbikëqyrjeje që u lejojnë atyre të dinë që ju tani jeni duke lexuar këtë artikull. Ata mund të mësojnë përmes kësaj mbi pikëpamjet tuaja politike, shijet tuaja artistike dhe madje për personalitetin tuaj.

Por tani po hyjmë në epokën e mbikëqyrjes biometrike, e cila shkon nën lëkurë dhe brenda trupit tonë. Kjo do t’i lejojë qeveritë dhe korporatat të dinë se si ndiheni në të vërtetë kur lexoni këto rreshta.

Keni frikë? Jeni të zemëruar? Keni dyshime?

Imagjinoni që pas 10 vitesh nga tani, shefi juaj narcist paraqet me krenari para jush planin e tij të ri të biznesit, dhe të gjithë ju jeni duke buzëqeshur dhe duartrokitur me miratim.

Por byzylyku ​​biometrik në dorën tuaj i thotë shefit që në të vërtetë mendoni se plani i tij është për t’u hedhur në plehra. Kjo teknologji do të revolucionarizojë jo vetëm diktaturat brutale, por edhe demokracitë. Me siguri juve ju është thënë shumë herë që votuesi di të bëjë zgjedhjen më të mirë, se klienti ka gjithmonë të drejtë dhe se duhet të ndiqni zemrën tuaj.

E gjithë kjo tani duhet vënë në dyshim.

Sapo një sistem i jashtëm mund të hakojë njerëzit dhe të mësojë mbi frikën dhe dëshirat e tyre më të thella, ai mund të bindë votuesit dhe klientët të blejnë gjithçka që dëshiron, qoftë produkt apo politikan. Dhe nëse përpiqeni të ndiqni vetëm zemrën tuaj, kini kujdes. Mund të ketë diçka atje që vëzhgon zemrën tënde 24 orë në ditë dhe e njeh atë shumë më mirë sesa ti. Zemra juaj mund të jetë një agjent i dyfishtë.

Mësoni si:

–T’i bëni përshtypje klientëve dhe ata të bëhen referencë për ju ndërsa ju flini.

-Si të jetoni në një botë ku qeniet njerëzore mund të hakohen?

-Si të mbroni demokracinë dhe vetë kuptimin e jetës njerëzore kur një algoritëm kompjuterik mund të na njohë më mirë sesa nënat tona?

Kjo është sfida më e ndërlikuar, me të cilën përballet gjenerata juaj. Të moshuarit ju kanë siguruar njohuritë dhe vlerat e nevojshme për të zgjidhur këtë problem. Por ata nuk mund ta zgjidhin atë për ju; ata nuk dinë si. Do të duhet ta bëni për vete – dhe për tërë njerëzimin. Të gjithë jemi duke shprehur tek ju. -Z. Harari është historian dhe filozof. Libri i tij më i fundit është “21 mësime për shekullin 21”. /The Wall Street Journal-Përktheu: abcnews.al

Pas

Karantina godet më të varfrit në Shqipëri e Kosovë

Para

Jo vetëm Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, analisti nxjerr listën me gazetarët e paguar nga pushteti (EMRAT)

Para
Jo vetëm Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, analisti nxjerr listën me gazetarët e paguar nga pushteti (EMRAT)

Jo vetëm Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, analisti nxjerr listën me gazetarët e paguar nga pushteti (EMRAT)

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar