• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rregullat e sezonit turistik këtë vit/ Zbardhet drafti, si duhet të laheni në det

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Rregullat e sezonit turistik këtë vit/ Zbardhet drafti, si duhet të laheni në det
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nën masat e rrepta të sigurisë, sezoni turistik do të hapet në vend. Këto masa do të ndërmerrën për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Ndërkaq, Ministria e Turizmit ka përgatitur një draft ku janë ndërmarrë të gjitha masat dhe protokolli i sigurisë ku të gjithë pushuesit por jo vetëm, do të duhet t’i ndjekin.

Në draft thuhet se çdo sipërmarrje duhet të afishojë protokollin e sigurisë. Ky protokoll duhet të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht me qëllim që vizitorët të jenë të qartë me rregullat që duhet të ndjekin.



Si nis një ditë plazhi?

Në çdo hyrje ambienti, hotel, restorant apo kafe, vizitorit i matet temperatura, dhe në rast se ajo rezulton e lartë komunikohet pranë autoriteteve. Më pas turisti apo qytetari, mund të akomodohet në çadrën e tij, e cila do të jetë 3.5 metra larg tjetrës, për të shmangur kontaktin e afërt mes njerëzve.

E njëjta distancë do të respektohet edhe mes personave të cilët futen të lahen në det, përveç rasteve kur prindi, duhet të gjendet pranë fëmijës së tij të mitur, apo në raste të veçanta të këtij lloji.

Duhet bërë domosdoshmërisht dezinfektimi i duarve.

3.4 Inventari i pajisjeve anti-Covid19 që duhet të ketë çdo sipërmarrje turistike

Përpara fillimit të aktivitetit dhe kontaktit me njerëzit, çdo sipërmarrje turistike duhet të
sigurojë kompletin e pajisjeve të mbrojtjes anti-Covid19, por pa u kushtëzuar vetëm në to,
sipas listës në vijim të detajuara në Aneksin #1, për të gjithë stafin dhe vizitorët potenciale,
përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të aktivitetit përkatës:
– maska të fytyrës të tipit FFP2;
– doreza njëpërdorimshe latex;
– pajisje mbrojtëse për fytyrën dhe/ ose syze mbrojtëse;
– veshje me mëngë të gjata e të plota njëpërdorimshe;
– mbulesa të kepuceve njëpërdorimshe;
– dezinfektues / peceta higjenike për të pastruar sipërfaqet;
– termometra elektronik apo pajisje të monitorimit automatik të temperaturës;
– qese dhe kosha të veçantë për mbetjet e rrezikshme;
– purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh;
– solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve.
Ky inventar pajisjesh anti-Covid19 duhet të jetë në çdo moment i përditësuar, brenda
afateve të skadencës dhe lehtësisht i aksesueshëm për këdo që duhet ta përdorë sipas
rregullores anti-Covid19 të sipërmarrjes dhe këtij protokolli. Mos përmbushja e këtij detyrimi nga ana e sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike mund të përshkallëzohet në marrjen e masave të menjëhershme administrative deri në pezullimin e plotë të aktivitetit.

  1. Rregulla të transportit me autobuzë/ furgona turistikë
    Mjetet e transportit turistik, përfshirë autobuza, furgona, automjete të vogla, trena, anije
    turistike etj… duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e tyre në mjete transporti
    të kontrolluara (anti-Covid19), përpara se të fillojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
    1. I gjithë mjeti të dezifektohet nga sipërmarrje të licensuara, dhe të pajiset me të gjithë
    inventarin e pajisjeve të nevojshme anti-Covid19, përshirë këtu edhe kutitë e
    emergjencës dhe të ndihmës së shpejtë për cdo rast.
    2. Sediljet dhe sidomos sipërfaqet që mund të kontaktohen me duar, dhe konsiderohen
    mbajtëse të mikrobeve, duhet të dezinfektohen rregullisht disa herë në ditë, si dhe të
    higjenizohen me pajisje pastrimi me përbërje alkooli.
    3. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të mbajnë përgjatë gjithë kohës maska dhe doreza
    si dhe të reskpektojnë distancën fizike me pasagjerët. Përgjatë ngarkim-shkarkimit të

bagazheve duart duhen dezinfektuar me kujdes.
4. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të informojnë pasagjerët në gjuhë të kuptueshme
për ta, mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike me të paktën 1 metër nga njëri-tjetri,
si dhe duhet të informojnë pasagjerët mbi protokollet e masave anti-Covid19 në rast të
konstatimit të të dyshuarve me simptoma të infeksionit Covid19.
5. Mjeti i transportit turistik të pastrohet me kujdes para dhe pas përdorimit nga vizitorët,
si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, me kujdes dhe vëmendje të vecantë në krahët e
mbështetjes së sediljeve, parmakëve mbështetës, xhamave si dhe dyerve.
6. Rekomandohet të vendoset një mbrojtëse fizike midis sediljes së shoferit dhe
pasagjerëve (pleksiglas ose të ngjashme me to). Nëse kjo nuk është e mundur atëherë
rreshti i parë i sediljeve pas shoferit të mos përdoret për uljen e pasagjerëve.
7. Rekomandohet që numri dhe rregullimi i pasagjerëve nëpër vendet e mjetit të jetë i tillë
që të lejojë distancën prej 1 metri midis tyre. Nëse është e mundur, rekomandohet që
udhëtarët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit, por në formë diagonale duke e lënë bosh
vendin pas secilit1
8. Rekomandohet që përgjatë gjithë periudhës së udhëtimit, pasagjerët të përdorin maska
mbrojtëse njëpërdorimshe të cilat mund të vihen në dispozicion nga administratori i
mjetit turistik.
9. Rekomandohet që ventilimi i mjetit të jetë sa më natyral dhe të evitohen ku është e
mundur kondicionimi.

6.17 Bufeja dhe makinat e lengjeve
Në rast te ofrimit te ushqimit ne opsionin bufe, klienteve u ndalohet te kryejne vetsherbimin e ushqimit. Kjo duhet te kryhet nga personeli i restorantit. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e perdorura pas çdo shërbimi bufe.
Makineritë e kafesë dhe lengjeve, duhen perdorur nga nje punonjes i restorantit. Nuk
lejohet perdorimi i tyre nga klientet. Pjesët më në kontakt me duart e përdoruesit, duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e
nevojshme.

Pas

Punësimi te UKT, Kazhani: Për të paguar kredinë do këshilloja Velinë, Bashën edhe Nard Ndokën

Para

Enca “çmend” fansat/ Pa reçipeta, mbulon gjoksin me luledielli (Foto)

Para
Enca “çmend” fansat/ Pa reçipeta, mbulon gjoksin me luledielli (Foto)

Enca “çmend” fansat/ Pa reçipeta, mbulon gjoksin me luledielli (Foto)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar