• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rinisja pas virusit, ja kur rifillon Superliga Shqiptare (KALENDARI)

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Rinisja pas virusit, ja kur rifillon Superliga Shqiptare (KALENDARI)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga shqiptare do të fillojë me shumë gjasa në datën 31 maj. “Panorama Sport” ka zbuluar nga burime të sigurta në FSHF se sektori i garave ka bërë plane që Superiorja të rinisë më 31 maj. Kjo datë është për rastin më të mirë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë parashikuar dhe klubet pranojnë që të kenë vetëm 12 ditë kohë për t’u përgatitur. Natyrisht, problemi i vetëm në këtë rast është se autoritetet shëndetësore nuk lejojnë përgatitjet në grup, por kjo varet sa do të zbatohet nga skuadrat.

Për t’i paraprirë gjithçkaje, sektori i garave në FSHF ka përpiluar një kalendar të ri për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Gazeta ka mundur të sigurojë të gjitha datat, ku parashikohet rifillimi i Superiores me javën e 27-të më 31 maj dhe mbyllja e kampionatit me javën e 36-t më 29 korrik.





Nëse Superiorja rifillon brenda muajit maj, atëherë parashikohet që të mos ketë një ngjeshje të madhe të kalendarit. Kësisoj, sa i përket Kupës së Shqipërisë, mësohet se ndeshjet e para të turi çerekfinal janë parashikuar të luhen më 10 qershor, ndërsa ato të kthimit më 24 qershor.

Turi gjysmëfinal do të zhvillohet në datat 8 dhe 22 korrik, ndërsa finalja e Kupës është planifikuar të luhet më 2 gusht. Por, sezoni futbollistik 2019-2020 nuk mbaron këtu, pasi sektori i garave parashikon që ndeshja mes vendit të tetë të Superiores, që të çon në “play out”, kundër ekipit fitues të “play off” mes vendeve të dyta të grupeve respektive të Kategorisë së Parë, të zhvillohet më 5 ose 6 gusht.

Vetëm java e parafundit dhe e fundit e Superiores do të luhet në tri ditë, ndërsa pjesa tjetër e kampionatit ka një kalendar të pranueshëm. Vetëm skuadrat që janë edhe në Kupë, pikërisht çiftet çerekfinale si Tirana-Besëlidhja, Vllaznia-Teuta, Apolonia-Kukësi dhe Bylisi-Skënderbeu, do të kenë një ngjeshje më të madhe se të tjerat.

Një klub që i shkon Kupës deri në fund, atëherë do të zhvillojë në total 15 ndeshje në një hark kohor nga 31 maji deri më 2 gusht. Në ditët e ardhshme FSHF do të specifikojë gjithçka edhe për kategoritë e tjera, pasi nuk është vetëm Superiorja. Institucioni i futbollit kërkon që të gjitha kampionatet të mbyllen në fushë deri në fillimin e gushtit.

KALENDARI I RI

 

KALENDARI I RI

JA PLANI PËR JAVËT E MBETURA NË SUPERIORE

JAVA 27 (31 MAJ)

KUKËSI-LUFTËTARI

LAÇI-TEUTA

PARTIZANI-SKËNDERBEU

BYLIS-TIRANA

FLAMURTARI-VLLAZNIA

JAVA 28 (6 QERSHOR)

LUFTËTARI-TIRANA

BYLIS-TEUTA

LAÇI-VLLAZNIA

FLAMURTARI-SKËNDERBEU

PARTIZANI-KUKËSI

JAVA 29 (14 QERSHOR)

TEUTA-TIRANA

KUKËSI-FLAMURTARI

SKËNDERBEU-LAÇI

VLLAZNIA-BYLIS

PARTIZANI- LUFTËTARI

JAVA 30 (21 QERSHOR)

LUFTËTARI-TEUTA

TIRANA-VLLAZNIA

BYLIS-SKËNDERBEU

LAÇI-KUKËSI

FLAMURTARI-PARTIZANI

JAVA 31 (27 QERSHOR)

SKËNDERBEU-TIRANA

VLLAZNIA-TEUTA

PARTIZANI-LAÇI

KUKËSI-BYLIS

FLAMURTARI-LUFTËTARI

JAVA 32 (5 KORRIK)

LUFTËTARI-VLLAZNIA

TEUTA-SKËNDERBEU

TIRANA-KUKËSI

BYLIS-PARTIZANI

LAÇI-FLAMURTARI

JAVA 33 (12 KORRIK)

PARTIZANI-TIRANA

KUKËSI-TEUTA

SKËNDERBEU-VLLAZNIA

FLAMURTARI-BYLIS

LAÇI-LUFTËTARI

JAVA 34 (19 KORRIK)

LUFTËTARI-SKËNDERBEU

VLLAZNIA-KUKËSI

TEUTA-PARTIZANI

TIRANA-FLAMURTARI

BYLIS-LAÇI

JAVA 35 (26 KORRIK)

LAÇI-TIRANA

FLAMURTARI-TEUTA

PARTIZANI-VLLAZNIA

KUKËSI-SKËNDERBEU

BYLIS-LUFTËTARI

JAVA 36 (29 KORRIK)

LUFTËTARI-KUKËSI

SKËNDERBEU-PARTIZANI

VLLAZNIA-FLAMURTARI

TEUTA-LAÇI

TIRANA-BYLIS

* Ndeshjet “play off” (Kategoria 1) dhe “play out” (Kategoria Superiore) janë parashikuar të zhvillohen në datat 5 dhe 6 gusht.

KUPA E SHQIPËRISË

TURI ÇEREKFINAL

TIRANA-BESËLIDHJA

VLLAZNIA-TEUTA

APOLONIA-KUKËSI

BYLISI-SKËNDERBEU

* NDESHJET E PARA JANË PARASHIKUAR TË LUHEN MË 10 QERSHOR, NDËRSA ATO TË KTHIMIT MË 24 QERSHOR.

TURI GJYSMËFINAL

* NDESHJET E PARA JANË PARASHIKUAR TË LUHEN MË 8 KORRIK, NDËRSA ATO TË KTHIMIT MË 22 KORRIK.

FINALJA

2 GUSHT 2020

Etiketa: kampionati shqiptarSuperliga shqiptare
Pas

Vajza e ish-deputetes thyen karantinën dhe tërbon rrjetin me format bombastike (FOTO)

Para

Fshehje e tenderave sekret? Ministria i përgjigjet PD dhe e hapur për hetim nga SPAK

Para
Manastirliu: Më 4 maj nisin masat lehtësuese, zgjerohet zona e gjelbër

Fshehje e tenderave sekret? Ministria i përgjigjet PD dhe e hapur për hetim nga SPAK

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar