• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rikthehet OFL/ Zëdhënësja heq syzet, jep lajmin e rëndësishëm: Ja çfarë u sekuestrua në Durrës

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Rikthehet OFL/ Zëdhënësja heq syzet, jep lajmin e rëndësishëm: Ja çfarë u sekuestrua në Durrës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është rikthyer Operacioni Forca e Ligjit, ku gjatë komunikimit zyrtar u vu re një detaj: fakti që zëdhënësja kishte hequr syzet e zeza.

Sipas të dhënave që u bënë me dije, mbrëmë janë sekuestruar 1.2 milion litra naftë në Durrës, që i përkiste Lulzim Berishës.





Sipas informacioneve kjo lëndë ndodhej në një magazinë doganore në pronësi të Lul Berishës dhe E.SH.

Sipas dyshimeve ky biznes ushtronte aktivitetin nëpërmjet shantazhit ndaj konkurrencës duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

NJOFTIMI ZYRTAR I OFL

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.

OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.

 

Pas

“Një deputeti duhet ti hiqet mandati” PD paralajmëron skandalin e madh: Së shpejti do publikohet, po mbledhim prova

Para

“Koronavirusi ka hyrë para marsit” Trondit Berisha, nxjerr emrat e të infektuarve

Para
“Koronavirusi ka hyrë para marsit” Trondit Berisha, nxjerr emrat e të infektuarve

“Koronavirusi ka hyrë para marsit” Trondit Berisha, nxjerr emrat e të infektuarve

Të Gjitha

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

nga Fast News
16:15 | 28/07/2025
0

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

nga Fast News
15:06 | 28/07/2025
0

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja njofton se cilat pozicione janë bosh

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja njofton se cilat pozicione janë bosh

nga Fast News
15:01 | 28/07/2025
0

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

nga Fast News
10:52 | 28/07/2025
0

Recent News

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

16:15 | 28/07/2025
Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

15:06 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar