• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Punësimi në UKT e papranueshme”/ Kazhani-Fevziut: I ke shërbyer oligjarkëve gjithmonë…

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Punësimi në UKT e papranueshme”/ Kazhani-Fevziut: I ke shërbyer oligjarkëve gjithmonë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër lidhur me punësimin e gazetarëve në UKT ndërsa shprehet se është e papranueshme.

“Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme” u shpreh Fevziu.

Por, pas reagimit të Blendi Fevziut kanë filluar kundërpërgjigjet e gazetares Mira Kazhani. Kjo e fundit, në një reagim ndaj Fevziut shkruan në rrjetet sociale se Fevziu ka qenë gjithmonë në shërbim të oligarkëve dhe politikanëve. Ndër të tjera, Kazhani përmend faktin se Fevziu posedon dhe një vilë e cila kap shifrën rreth 5 milionë euro.

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Instagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu“, deklaroi Kazhani.

Ditët e fundit, në rrjetet sociale gazetaret Bieta Sulo dhe Mira Kazhani kanë tërhequr vëmendje të publikut pasi u zbuluan se ishin të punësuara pranë UKT, përpos profesionit si gazetare.

Pasi lajmi bëri xhiron në rrjet, Mira Kazhani dha dorëheqjen nga ky post, ndërsa gazetarja Bieta Sulo vazhdon të jetë në heshtje pa asnjë reagim.

Etiketa: blendi fevziuMira KazhaniUKT
Pas

Fshihej në shtëpi me qera/ Arrestohet në Tiranë 32-vjeçari me rrezikshmëri penale, ishte shpallur në kërkim

Para

“S’duam lëmoshë”/ Biznesi në krizë: Nuk janë paketa lufte por sociale, kurrë mos…

Para
“S’duam lëmoshë”/ Biznesi në krizë: Nuk janë paketa lufte por sociale, kurrë mos…

“S'duam lëmoshë”/ Biznesi në krizë: Nuk janë paketa lufte por sociale, kurrë mos…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar