• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Policia e dhunoi në protestë/ Dëshmia rrëqethëse e inxhinierit: Më kanë çarë daullen e veshit

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Policia e dhunoi në protestë/ Dëshmia rrëqethëse e inxhinierit: Më kanë çarë daullen e veshit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inxhinier Malti Grabovaj një prej personave të dhunuar gjatë protestës për Teatrin një javë më parë, ka treguar për pasojat që i ka shkaktuar përplasja me policinë.

Ne nje interviste per abcnews, ai tha se pas një vizite mjekësore ka rezultuar me çarje të daulles së veshit dhe pas disa muajsh trajtim mjekësor mund t’i duhet një ndërhyrje kirurgjikale.

Grabovaj deklaroi se do ta ndjekë penalisht çështjen edhe pse personin që e ka goditur e ka cilësuar si hasëm. Megjithatë ai theksoi se ndjesitë e bukura që ka marrë nga kjo festë ia kanë hequr urrejtjen dhe ka vendosur t’ia lënë në dorë ligjit pas daljes së raportit mjeko-ligjor.

“Kur po prishej eksperimentali, turma afrohet te kordoni i policisë, Ato mobilizohen dhe unë u gjeta i rrethuar nga turma. Unë gjendem aty dhe u hap kordoni i forcave të Rendit. Pas tyre rrinin forcat shqiponja. Unë jam goditur me shqelma, grushte dhe shpulla, katër ose pesë efektivë për të më neutralizuar. Jam goditur në mënyrë brutale. Një prej efektivëve më shante rëndë nga familja dhe më thoshte “je kundra Teatrit ti?!”

Dhe vetëm më ndërhyrjen e kolegëve më la. Më pas jam prangosur. Pas kordonit të policisë jam rrëzuar aty, më pas në makinën e policisë më kanë dhunuar psikologjikisht. Nuk ka pasur dhunë fizike. Më bënte përshtypje reagimi i policëve që më pyesnin çfarë do atje, më thoni çfarë të duhet ty të dalësh aty, ti ke një profesion të mirë. Jam shoqëruar në rajonin numër 1 dhe më kanë mbajtur aty për 9 orë. Unë kam qenë vetëm në shesh dhe i pashoqëruar me askënd. Mbaj mend kur isha aty shikoja një person në distancë që merrte më shumë goditje. Jam njohur me të në komisariat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Mjeku më ka thënë se kam një çarje të daulles së veshit, ulje të dëgjimit në veshin e djathtë. Kam kontaktuar me një avokat dhe do bëj një procedim penal për Policinë e Shtetit dhe do kërkoj një dëmshpërblim. Mjekët më kanë thënë se mund të kem nevojë për një ndërhyrje pas dy muajsh. Nëse veshi im reagon keq mund të shkoj deri në humbje të shqisës. Duhet të kem shumë kujdes nga zhurma, kur bëj dush dhe nevojat e mia personale. Jam me antibiotikë. Pres raportin mjeko-ligjor për t’ia paraqitur avokatit të Popullit.

Kam fjetur këto 7 ditë me inatin për ta gjetur këtë person dhe unë e konsideroj hasmin tim. Por ndjesitë e bukura që kam marrë nga kjo festë unë e them se e kam falur personalisht, por jo ligjërisht”, tha ai./abcnews.al

Pas

“Transporti publik dhe fundjava pa makina” Rama flet në lidhje me atë që do të ndodhë deri në 2021

Para

Nuk pyesin për njerëzit/ Çifti gjysëm i zhveshur nuk përmbahet, bën s*ks në plazhin e Vlorës (VIDEO)

Para
Nuk pyesin për njerëzit/ Çifti gjysëm i zhveshur nuk përmbahet, bën s*ks në plazhin e Vlorës (VIDEO)

Nuk pyesin për njerëzit/ Çifti gjysëm i zhveshur nuk përmbahet, bën s*ks në plazhin e Vlorës (VIDEO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

nga Fast News
18:22 | 16/01/2026
0

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

nga Fast News
18:14 | 16/01/2026
0

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Recent News

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

18:22 | 16/01/2026
Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

18:14 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar