• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Plas sherri në Laprakë/ Studentet nuk i dhanë qiranë, pronarja i fut duart në fyt (Dëshmia)

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Plas sherri në Laprakë/ Studentet nuk i dhanë qiranë, pronarja i fut duart në fyt (Dëshmia)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Le të provojnë të kacafyten me një qiramarrës”, deklaroi në fillim të prillit kryeministri, gjatë masave të ndërmarra kur edhe u urdhërua mospagimi i qirave për familjet në nevojë , studentët dhe bizneset e prekura.

Ky ultimatum duhet të ishte në fuqi për dy muaj e ardhshëm dhe në rast të kundërt qeradhënësit do të penalizoheshin.



Por nga një vëzhgim që ka kryer Gazeta “Si”, ndonëse akti normativ është në fuqi, qeradhënësit dhe qeramarrësit kanë folur me gjuhën e detyrimit që duhet paguar për të shmangur mosmarrëveshjet.

Madje një rast konflikti për qiranë është agravuar aq sa gruaja që jetonte me qira dhe që nuk kishte mundësi të paguante, është përleshur me të zonjën e shtëpisë dhe për këtë shkak ka përfunduar në polici.

Policia u angazhua pas denoncimit të 23-vjeçares E.D. që jeton me qira në një shtëpi private sëbashku me shoqet e saj, të cilat mbetën pa punë nga pandemia. E proceduara në gjendje të lirë nga komisariati numër 3 është shtetasja L.H. 47 vjeç, pronare e një banese private në rrugën “Besnik Ceka”, në Laprakë.

Gruaja pretendoi para policisë se pas sherrit për qiranë, e zonja e shtëpisë i ka futur duart në fyt. “Ajo më kërcënoi se do më nxirrte jashtë dhe pastaj më shtrëngoi duart në fyt”, pohon 23-vjeçarja. Më tej e reja ilustron se çfarë ndodhi në vilën ku ajo jeton, ndërkohë që shpresonte të mos paguante detyrimin pasi kishte ndjekur e dëgjuar edhe penalitetet që rëndonin mbi pronarët në rast se ata shtrëngojnë qiramarrësit. Në të vërtetë e reja tregon korrektesën në marrëdhënien me pronarët e shtëpisë dhe problemet që hasi pasi dy shoqet e saj mbetën pa punë nga Covid-19.

23-vjeçarja i tregoi policisë në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, se jetojnë në këtë shtëpi prej gjashtë muajsh, në një apartament 1 plus një në katin e dytë. “E kam paguar rregullisht qiranë dhe për këtë kohë e kisha paguar nga pesë prilli deri në pesë maj 2020.

Por dy shoqet e mia N. dhe O. gjatë prillit mbetën pa punë për shkak të Covid-19 dhe për shkak të karantinimit ato nuk mundën ta paguajnë pjesën e tyre të qirasë. Ato nuk punonin dot pasi ishin të mbyllura në shtëpi.

Atë ditë në shtëpi erdhi mamaja e zonjës së shtëpisë, e cila na njoftoi se ditën e nesërme duhet të dilnim nga banesa, pasi nuk kishim paguar dritat dhe qiranë”, shprehet e reja. Vetë kallzuesja e kishte paguar këstin e saj të qirasë dhe për këtë ka shtuar “unë nuk kam pse të dal se e kam bërë pagesën”. Gjendja është rënduar pasi të dyja palët kanë fyer njëra-tjetrën, edhe pse e reja shton se i ka thënë të moshuarës se “qiranë e kishte paguar dhe se nuk dilte nga shtëpia”.

Në këtë moment, siç tregon 23-vjeçarja E.D., duke parë që kanë vijuar këcënimet për të dalë nga shtëpia, ajo ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë.

“Policia mbërriti në shtëpi dhe foli edhe me të moshuarën edhe me të afërmit e saj dhe ramë dakord që unë të qëndroja deri në datën pesë maj, datë në të cilën kisha paguar qiranë”, vazhdon më tej e reja që, siç kuptohet qartë, as që ka përfituar nga sanksionet që kryeministri paralajmëroi publikisht për qiradhënësit. Pas ikjes së policisë, vajza është përballur me inatin e shtetases L.H.

“Ajo erdhi në katin ku unë jetoj dhe kërkoi që të bënim kontratë për qiranë. Shtova se ajo nuk kishte punë me mua, pasi unë këstin prej 7800 lekësh të reja e kisha paguar dhe kjo pagesë kishte vlerë deri më 5 maj. I thashë që biseda ishte kryer me vajzat e tjera dhe jo me mua. Papritur Luljeta u hodh dhe më kapi nga fyti dhe kërkonte që të firmosja me zor letrën që kishte ajo. Në këtë moment erdhi djali i saj, i tregova të birit se e ëma nuk veproi mirë dhe se do ta ndiqja këtë problem. Pasi mbylla këtë bisedë dola nga shtëpia dhe u paraqita në polici”, shprehet e reja.

Bëhet me dije për Gazetën “Si” se ndonëse kryeministri deklaroi që do të kishte gjoba, (edhe pse ky rast madje është kthyer tashmë edhe në ndjekje penale), ndaj qiradhënësit nuk është vendosur asnjë gjobë.

Në një lagje tjetër të Tiranës, në banesat private mbi Qytetin Studenti, Ana që është studente, jeton në katin e parë dhe shprehet në anonimitet se në asnjë çast nuk e ka çuar ndër mend mos ta paguajë qiranë. “Çdo datë 18 paguaj shumën prej 15 mijë lekësh dhe kështu veprova në datën 18 prill deri në datën 18 maj. Pronarët e shtëpisë zbritën nga kati i dytë dhe më thërritën. Sigurisht që i pagova dhe as që më shkoi në mend të denoncoja apo të njoftoja autoritetet. Më ngjan që këto masa janë për një Shqipëri virtuale dhe jo për realitetin e qytetarëve, pasi në rast refuzimi nga ana ime, do të më prishej qetësia dhe pronarët do të gjenin sa më shpejt mundësinë të më nxirrnin nga shtëpia”, thotë studentja.

Edhe Sofia që ka një dyqan rrobash pranë Tiranës dhe që e ka marrë ambjentin me qira me kontratë, tregon se “detyrimin prej 100 mijë lekë të reja i depozitoi madje në bankë pa hapur asnjë negociatë me pronarët dhe pa bërë asnjë diskutim me ta, megjithëse gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë lek xhiro.”/ Gazeta “Si”/

 

Etiketa: DeshmialaprakeQiraStudente
Pas

Pijanecë/ Ish-ministri nuk përmbahet ndaj mjekëve shqiptarë në Itali

Para

Rama inspekton aksin Gusmar-Kuç: Mos bëj si Ramiz Alia që erdhi dhe gënjeu

Para
Rama inspekton aksin Gusmar-Kuç: Mos bëj si Ramiz Alia që erdhi dhe gënjeu

Rama inspekton aksin Gusmar-Kuç: Mos bëj si Ramiz Alia që erdhi dhe gënjeu

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar