• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Plas sherri mes komshinjve/ “Duro, duro të flas unë!” Ja arsyeja e fortë që u zunë në seancën e ndërmjetësimit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Plas sherri mes komshinjve/ “Duro, duro të flas unë!” Ja arsyeja e fortë që u zunë në seancën e ndërmjetësimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëri-tjetrit, dy komshinjtë nga qyteti i Burrelit.

Shkak janë bërë dy parcela tokë të shitura në vitet 2002 dhe 2004. Rexhepi i shet tokën Baftjarit jo në rrugë ligjore, por me shkrim dore.





Gjithçka ishte në rregull mes tyre deri në vitin 2017, kur doli ligji i ri për pronësinë e tokës dhe Baftjari kërkon që toka për të cilët pagoi, mos ishte më në emrin e Rexhepit, por të kalonte në emrin e tij.

Komshiu i tij nuk pranon sepse kërkon prej tij që t’i japë edhe më shumë lekë.

Baftjar: Unë në vitin 2002 blej një copë tokë dhe u fut ndërmjetës vjehrri im në atë kohë, se unë nuk e njihja këtë zotërinë, Rexhepin. Më thotë shet tokë filani, Rexhepi. Unë nuk e njihja personalisht, na afroi ai, shkuam pamë tokën. Mora dhe vëllanë tim të madh, ramë dakord.

Eni Çobani: Dhe ekzaktësisht duhet të jetë akti i shit-blerjes që kam unë këtu në 11/02/2002 në Batër.

Baftjar: Po! Ishim komplet të dy palët që do ta blinim. E matëm tokën, i dhamë lekët, ramë dakord dhe ishim të qetë, vinim shkonim të dy familjet. Në vitin 2004, kishte prapë një pjesë tokë tjetër. Ramë dakord dhe aty dhe blemë 6 dylym e 400m, ku i dhashë 4 milion lekë dhe ky zotëria heq dorë përfundimisht nga ajo parcela që kishte. Të dyja parcelat ka hequr dorë, nga kanali deri tek pjesa e vëllait të vet. Ramë dakord për dy parcelat dhe ky heq dorë përfundimisht nga dy parcelat.

Eni Çobani: E keni shitur këtë tokë?

Rexhep:  E kam shitur tokën!

Eni Çobani: Pavarësisht se nuk e keni bërë në rrugë ligjore, e keni bërë me shkrim dore.

Baftjar: Ashtu ishte situata në atë kohë!

Rexhep: I kam marrë ato lekë tek Baftjari, siç thotë ai! I kam treguar që ditën e parë, që unë tokën nuk e kam me letra.

Baftjar: Po kjo është e vërtetë, është tokë shtet.

Rexhep: I kam thënë që po të vijë një njeri nesër, pasnesër të të nxjerr nga toka, për çdo gjë të përgjigjem unë, kurse për shtet do përgjigjesh vetë.

Eni Çobani: Kur ka filluar problematika mes jush?

Baftjar: Problematika ka filluar në 2017, kur filloi ligji i ri, kush kalon pronat në shtet, kush i ka ato toka t’i rimarri. U ngrita shkova tek Rexhepi dhe i thashë ka dalë një ligj, vendim qeverie, këto toka t’i rimarr sepse po mos merreshin në emrin e tij, nuk i gëzoja dot pronën. Dakord thotë, por ke një kusht prej meje. Letrat thotë do t’i paguash ti tek banka, çfarë detyrimesh ke.

Rexhep: Duro, një minutë. Zonja Eni i kam thënë mua më bëhet qejfi që të bëhet me letra, të bëhesh në rregull. E keni aty pyeteni.

Baftjar: Po e vërtetë!

Rexhep: Unë nuk kam terezi, plus që jam i sëmurë dhe nuk kam terezi të shkoj pas letrave. Po të jesh i zoti, për çdo firmë do të vij unë.

Eni Çobani: Pra letrat tuaja i bëri Baftjari dhe ju jeni koshient për këtë?

Rexhep: Po!

Baftjar: Shkoj tek ky zotëria që toka ka dalë, të shkoj tek noterja ta marr unë pronën. Çfarë detyrimesh duheshin do t’i paguaja unë prapë. Jo thotë, tokën ta mbash, por tokën nuk ta jap, po nuk më dhe edhe më shumë lekë.

Rexhep: Prit Baftjar!

Baftjar: Se thotë ka qenë pa letra dhe tani që u bë me letra thotë unë dua lekë më shumë.

Rexhep: Të kam thënë do të bëj letrat!

Baftjar: Ka tre vjet o Rexhep, për të shkuar tek noterja.

Rexhep: Duro, duro të flas unë!

Baftjar: Çfarë të duroj unë, janë letrat e tua këto, faturat janë të miat.

Rexhep: Ndaç duro, ndaç jo. Të kam thënë, tokë më 500 mijë lekë dylym me letra nuk ka./tvklan.al

 

Pas

“Ju rrugaça, vagabonda, barku sod ju rri kodër..” Grida Duma emocionon me vargjet e Fishtës: Të mjerës Shqipni kthelltë i keni hi në mushkni…(VIDEO)

Para

Së shpejti baba/ Partneri i Arbana Osmanit flet për herë të parë për bebin: Nëse është gocë…(VIDEO)

Para
Së shpejti baba/ Partneri i Arbana Osmanit flet për herë të parë për bebin: Nëse është gocë…(VIDEO)

Së shpejti baba/ Partneri i Arbana Osmanit flet për herë të parë për bebin: Nëse është gocë…(VIDEO)

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar