• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Përgjimet nga Policia/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër: Rrezikon të drejtën për privatësi

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
20 raste të reja, ja sa shkon numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligjit që i jep të drejtë Policisë së Shtetit për t’u përgjuar, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, juristët si dhe opozita e kundërshtojnë.

Tashmë edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit del kundër, ku thotë se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të drejtën për privatësi.





DEKLARATA E PLOTË:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm.

KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. (qëndrimi i plotë mund të aksesohet në linkun https://ahc.org.al/oponence-ligjore-per-aktin-normativ-me-fuqine-e-ligjit-te-keshillit-te-ministrave-nr-1-dt-31-01-2020/

Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propozuara-ne-ligjin-per-policine-e-shtetit-dobesojne-pavaresine-e-gjyqesorit-dhe-rrezikojne-te-drejten-per-privatesi/) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi.

KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck.

Pas

Përgjimet nga Policia/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër: Rrezikon të drejtën për privatësi

Para

BSH konfirmon vendimin për shtyrjen e kredive me 3 muaj

Para
BSH konfirmon vendimin për shtyrjen e kredive me 3 muaj

BSH konfirmon vendimin për shtyrjen e kredive me 3 muaj

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar