• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD nxjerr dokumente: Si mashtroi ministrja Manastirliu për djegien e tenderave sekret për të fshehur provat

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
PD nxjerr dokumente:  Si mashtroi ministrja Manastirliu për djegien e tenderave sekret për të fshehur provat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e saj sa i përket ccështjes së tenderave sekret, që sipas saj janë djegur për të mbuluar provat.

Sipas deklaratës së ish-deputetit Bardhi ministria Ogerta Manastirliu gënjeu dhe për të mbështetur këtë pretendim ai ka bërë publik disa prova.





DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje Ogerta Manastirliu, gënjeu publikisht dje, duke fshehur faktin se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente.

Ajo e dinte shumë mirë se informacioni i bërë publik nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i vërtetë, por zgjodhi të mashtrojë qytetarët.

Arsyet dhe përgjegjësit duhet t’i zbulojë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, që vazhdon të flerë mbi hirin e korrupsionit. Detyra jonë është të bëjmë publike provat:

  • Se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr.
  • Se zjarri ka rënë në katin e Zyrës së Prokurimeve, ku ndodhen kontratat sekrete të tenderave korruptivë të denoncuar prej nesh që në datën 6 prill
  • Dhe se janë djegur dokumenta, që më pas, janë shuar me ujë.

Një muaj më parë, ne denoncuam zhvillimin e procedurave korruptive të tenderimeve me kontrata sekrete. Për disa ditë me radhë, u provuam shqiptarëve me fakte dhe të dhëna të pakundërshtueshme, se Qeveria po vidhte me tendera sekret në këtë periudhë epidemie, kur gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohej çdo ditë. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Edhe më herët, ne kemi denoncuar se qeveria po e përdor heshtjen si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave.

Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në Ministrinë e Shëndetësisë brenda një dite, sa është aktivizuar sinjali antizjarr.  E vërteta është kjo.

Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës.

Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.

Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve.

Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”.

Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje.

Është vjedhja e shqiptarëve të varfëruar, së bashku me klientet e veta FARMANET, EUROMED, O.E.S. DISTRIMED, që e detyroi Ogerta Manastirliun të mashtrojë qytetarët.

Është blerja me dy deri në katër fish e mjeteve mbrojtëse për mjekët, e kiteve të testimit apo respiratorëve, që ka detyruar Ministren të urdhërojë djegien e dokumenteve dhe fshehjen e ngjarjes.

Është babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarëve që i detyron të zhyten edhe më shumë në krim, duke i vënë zjarrin dokumenteve apo duke zhdukur provat.

Çdo qytetar që ka humbur vendin e punës, çdo qytetar që e merr të përgjysmuar rrogën, çdo tregtar që kjo qeveri e ka zhytur më borxh, çdo shqiptar që po vuan padrejtësinë e kësaj qeverie sot ka të drejtë të ndjehet i tradhëtuar prej saj.

Vjedhja e qytetarëve në kohë pandemie është tradhëti kombëtare.

Qytetarët e varfëruar edhe më shumë këtë kohë nga abuzimi, keqpërdorimi i parave të tyre dhe nga mungesa e mbështetjes nga shteti, kërkojnë drejtësi. Hajdutët në kohë pandemie duhet të shkojnë në burg!

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, të përfshijë në hetimin e kësaj çështje edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill, siç e tregon ky email zyrtar, si dhe fshehjen e të vërtetës nga Ministrja e Shëndetësisë, duke mohuar publikisht rënien e zjarrit.

Ne kemi paralajmëruar që në fillim, tentativën e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut për të manipuluar provat, për t’i zhdukur apo ndryshuar ato. Ky është një krim i ri, që duhet të hetohet pa asnjë vonesë.

Pas

Rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID-19, virusi rishfaqet në Fier dhe Kamëz

Para

Si do kryet testi sierologjik, hap i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19

Para
Si do kryet testi sierologjik, hap i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19

Si do kryet testi sierologjik, hap i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar