• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pas dorëzimit zbardhet dëshmia e Jaeld Çelës: Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të Tahirit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pas dorëzimit zbardhet dëshmia e Jaeld Çelës: Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të Tahirit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dorëzimit në Policinë e Tiranës, zbardhet deklarata e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në deklaratën e tij, Çela shprehet se ka vendosur të dorëzohet në këtë fazë të çeshtjes së tij. Në deklaratën e tij, Çela shprehet se deri tani nuk i është bindur një mase denigrimi, duke iu referuar masës së sigurisë të dhënë nga prokurorët.





Më tej, ai deklaron se mbi emrin e tij është hedhur baltë pasi nuk e kanë njohur dhe këtë gje e ka konsideruar si prenë e radhës.

Gjithashtu, Çela shprehet se prokurorët e donin si bashkëpunëtor t ëish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deklarata e plotë:

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.
Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më udhëhoqi:
-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.
Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….
Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…
Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË.
Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim tim..

Pas

Pas tre vitesh arrati, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Para

E pazakontë në plazhin e Vlorës, turisti lahet në det me maskë dhe doreza

Para
E pazakontë në plazhin e Vlorës, turisti lahet në det me maskë dhe doreza

E pazakontë në plazhin e Vlorës, turisti lahet në det me maskë dhe doreza

Të Gjitha

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

nga Fast News
17:00 | 22/05/2025
0

Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

nga Fast News
16:45 | 22/05/2025
0

VIDEO | Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO | Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

nga Fast News
16:30 | 22/05/2025
0

Zgjidhje për probleme reale: Një bisedë me Erblin Ribarin

Zgjidhje për probleme reale: Një bisedë me Erblin Ribarin

nga Fast News
16:09 | 22/05/2025
0

Recent News

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

17:00 | 22/05/2025
Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Italia jep 30 mln euro për sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

16:45 | 22/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar