• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Para me helikopter?” Guvernatori Sejko zbulon skenarin e fundit të krizës nëse qeveria nuk ja del dot

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
“Para me helikopter?” Guvernatori Sejko zbulon skenarin e fundit të krizës nëse qeveria nuk ja del dot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Së fundmi guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka komentuar mënyrën se si do ta përballojë ekonomia shqiptare krizën që ka shkaktuar pandemia e COVID19.

Sipas Sejkos deri më tani është operuar me likuiditet nëpërmjet sistemit banker.



Ndërsa përsa i përket printimit të parasë, guvernatori është shprehur se paraja e hedhur në treg është sipas nevojave të ekonomisë dhe është bërë me këtë parim.

“Ne jemi në një komunikim me ministrinë  financave gjithashtu edhe me ministrin Ahmetaj. Në këtë situatë jemi në situatë të vazhdueshme në komunikim. Banka qendrore ka konkluzionet e saj ka qëndrime e veta dhe qeveria të vetat. Në përgjithësi jemi në një linjë. E rëndësishme është që ne të kuptojmë që kjo është një situatë kalimtare.

Neve kemi bërë furnizimin e tregut me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar. Këtë periudhë ka pasur një nevojë në rritje, për arsyet e shkaktuara nga situata e pandemisë. Ka parametra të caktuar nuk është se printohen paratë ashtu siç thuhet. Banka ka përllogaritjet e saj. Paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë. Ne as nuk kemi printuar dhe as nuk kemi hedhur ndonjë prerje të re. Kemi hedhur ato para që ka pasur nevojë sistemi. Porositë për prerje janë bërë që në vitin e kaluar, si pjese  e ndryshimit”, u shpreh guvernatori.

Sejko u ndal edhe tek teoria e “hedhjes së së parasë me helikopter”, që ka të bëjë me injektimin direkt të parasë nga  BSH tek qytetarët. Sipas tij ky është skenari i fundit.

“Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet.

Në rastin konkret qeveria po shkon direkt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milion euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave”, u shpreh guvernatori.

Sejko sqaroi se për shkak të krizës do të ketë edhe rritje të borxhit publik, ashtu si edhe shtetet e tjera të prekura nga Pandemia. “Ne duam ta kalojmë krizën pa cenuar sigurinë e bankave të nivelit të dytë. Në rast se fatura e kirzës do i kalonte bankave atëherë bilancet e tyre do të përkeqësoheshin dhe ne nuk do lejojmë q kjo të ndodhë. Kjo është stabiliteti monetar.  E rëndësishme është që të mos ketë rritje çmime për qytetarët shqiptarë.

Kjo krizë detyroi që qeveria të shkojë drejt një politike qeveritare lehtësuese. Po edhe ne mund të kemi në shifra të përafërta rritjen e nivelit të borxhit se shtetet e tjera. por rritja është e pashmangshme. Si në ekonominë që do jetë në rënie. Gjysma e dytë e vitit 2020 parashikohet me rënie ekonomike, dhe 2021 do të fillojë rritja. Edhe viti 2020 do të jetë me rritjen e nivelit të borxhit. Nga viti 2021 me rritjen ekonomike do të fillojë edhe ulja e borxhit publik. Por ne duhet të jemi të qartë se kjo është një krizë kalimtare”, u shpreh guvernatori. Ndërkohë guvernatori paralajmëroi për një tkurrje ekonomike që mund të jetë nga -5 deri në -8%.

Pas

Koronavirusi nuk i ndahet Krujës/ Pas disa ditësh qetësi, konfirmohet një vatër e re infeksioni

Para

“Ndërprisni seancën!” Kuvendi nis me debate, deputeti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për shembjen e Teatrit

Para
“Ndërprisni seancën!” Kuvendi nis me debate, deputeti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për shembjen e Teatrit

“Ndërprisni seancën!” Kuvendi nis me debate, deputeti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për shembjen e Teatrit

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar