• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Paketa e tretë? Jaka: Sipërmarrja s’ka strukturë për të mbajtur peshën e pandemisë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Paketa e tretë? Jaka: Sipërmarrja s’ka strukturë për të mbajtur peshën e pandemisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, u shpreh në A2 Business Week se qeverisë i është bërë e qartë paketa me 18 pika, për të cilën ka një qëndrim të unifikuar nga 22 shoqata të biznesit.

“Ne i kemi bërë të qarta propozimet tona. Ne kemi një paketë me 18 pika, për të cilat janë të unifikuara 22 shoqata të biznesit. Janë paketa që kanë bërë një kirurgji nga të gjithë ekspertët, se ku duhet të ndërhyhet, gjatë emergjencës dhe pas saj. Ne presim një paketë të tretë dhe shpresojmë se ekspertët e qeverisë do ta thërrasin.



Ne kemi kërkuar shtyrje të taksave, një paketë të tretë që të japë mundësinë e likuiditeteve për kompanitë që kanë një zbritje për qarkullimin tregtar për të likuiduar pagat e punonjësve. Ne kemi kërkuar që të përjashtohen nga tatimfitimi për vitin 2020 dhe ai të fillojë në tremujorin e dytë të vitit 2021; kemi kërkuar që të ketë heqje të taksave të pasurive, sidomos të ndërmarrjeve të prodhimit dhe atyre që kanë sipërfaqe të mëdha, ku rëndon taksa; kemi kërkuar që të ulet energjia elektrike sepse bursa po na prezanton me çmime pothuajse të jashtëzakonshme të ulëta të energjisë. Kemi kërkuar që të shikohet mundësia e shtyrjes së kredive, nëse pandemia do të vazhdojë.

Pjesa e shërbimeve jepen pasdite, ndërkohë që të punësuarve ju ndalohet lëvizja pas orës 17:30. Këto janë shërbime pothuajse të vdekura. Duhet të bëhet një kryqëzim mes logjikës, funksionalitetit dhe ligjit, në mënyrë që të kemi rendiment dhe produktin e duhur”.

Jaka thekson se më tej se sipërmarrja shqiptare nuk e ka strukturën për të mbajtur pesha të rëndë.

“Nuk do të donim kurrë që të jemi ogurzi, por ne e kemi thënë se është shumë e rëndësishme që një sipërmarrje e brishtë të ruajë performancën e saj, të paktën aty ku është, që të mos shkojë në procesin e falimentit. Sipërmarrja shqiptare, realisht, nuk e ka strukturën për të mbajtur pesha të rëndë, siç është pandemia. Nga ana tjetër, nuk mund të ketë lajme më të këqija se sa BERZH-i i sotëm, i cili jep një rënie -9% të ekonomisë shqiptare dhe kjo do të ishte një sinjal jashtëzakonisht i keq për sipërmarrjen, për qeverinë dhe për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Jaka në A2 Business Week./A2CNN/

 

Pas

Çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Politik, Gjiknuri: Tensione të forta…

Para

Formulari i vetdeklarimit të pasurisë, reagon babai i Ibrahim Licit: Nuk është person nën hetim

Para
Formulari i vetdeklarimit të pasurisë, reagon babai i Ibrahim Licit: Nuk është person nën hetim

Formulari i vetdeklarimit të pasurisë, reagon babai i Ibrahim Licit: Nuk është person nën hetim

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar