• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk e dinim më parë/ Meta: Rama më kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë por e refuzova, ja arsyeja

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk e dinim më parë/ Meta: Rama më kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë por e refuzova, ja arsyeja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën që zhvilloi sot presidenti Ilir Meta ka prezantuar draftin me 14 pika që ka vendosur ti përcjellë mazhorancës, opozitës, dhe ambasadorëve të Bashkimit Europian.

Sipas Kreut të Shtetit këtë draft ua ka propozuar të gjitha palëve politike që me 8 prill por nuk ka kthyer përgjigje asnjëri prej tyre.





Gjithashtu Meta tregoi se ka refuzuar edhe ftesën e Ramës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për anëtarësimin në BE, por Meta e ka refuzuar, pasi sipas tij ky këshill nuk shërben për integrimin europian, por kjo çështje i takon Kuvendit.

“Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese që kanë tronditur edhe opinionin europian, pas ngjarjes tronditëse të shembjes jo vetëm të Teatrit por të ekzistencës së shtetit ligjor në Shqipëri, dua të them se kam bërë çdo përpjekje për të krijuar një klimë pozitive që të mos harronim provimet e BE, sepse na lënë detyra më shumë

Duke qenë se ky është objektiv, kam bërë çdo gjë që të krijojmë klimën pozitive. Për këtë arsye, që në 8 prill i kam nisur Kryeministrit Rama platformën që po e bëj publike, të cilën ia kam paraqitur dje BE dhe partnerëve të tjerë. . Këto janë pikat e draftit:

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë platformë. Ka patur një reflektim për pikën 10.
Një reflektim pozitiv, dhe emri i diplomatit që po të më vinte si Ministër i Jashtëm do ta firmosja brenda 1 sekonde. Por ky proces nuk është bërë në mënyrën që është menduar si konsensus të përgjithshëm, që unë të pranoj një njeri që do jetë në krye të negociatave.

Kam marrë edhe një përgjigje indirekte, që do të sihte mirë të bënim një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që Kryeminsitri ishte i shokuar nga administrimi i mirë i pandemisë.

Por ky këshill nuk merret me integrimin europian, sepse fokusi është në Kuvend, kuë shtë një këshill ku janë gjithë institucionet e tjera, përfshirë edhe Presidenti. Unë jam gati të shkoj të jap mendimet e mia atje. Një përgjigje e mori gjithë bota me 17 majin.

Është një rënie totale e shtetit ligjor, ndaj kemi një qeveri që sundon në paligjshmëri. Nuk marrin asnjë përgjegjësi për zbatimin e 15 kushteve. Kam qenë i hapur për të pritur sugjerime nga kushdo. Këtë vullnet nuk e kam gjetur, edhe pse e kam kërkuar.” , tha presidenti gjatë fjalës së tij.

 

 

Pas

“Boll me pazare për Reformat!” Pas deklaratës së ambasadores Kim, vjen përgjigja ‘rrufe’ e Metës

Para

E papritur/ Raportoi për Shqipërinë në Parlametin Europian, Fleckenstein emërohet këshilltar i Ruçit

Para
E papritur/ Raportoi për Shqipërinë në Parlametin Europian, Fleckenstein emërohet këshilltar i Ruçit

E papritur/ Raportoi për Shqipërinë në Parlametin Europian, Fleckenstein emërohet këshilltar i Ruçit

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar