• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Luli sa herë ka gjyq ngujohet në çadër ose në teatër”

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Taulant Balla ngre dyshime të forta: Përse “Russia Today” transmeton protestën e opozitës?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se sa herë që kreu i PD Lulzim Basha ka një gjyq ka një ashpërsim të toneve dhe ngujohet në çadër ose kthehet tek Teatri Kombëtar.

“Sa herë që Lulzim Basha ka një gjyq ka një ashpërsim të toneve dhe një kthim tek teatri. Në dhjetor kishte gjyqin në Shkallë të Parë dhe Lulzim Basha flinte tek Teatri Kombëtar, dje kishte gjyqin në Gjykatën e  Apel dhe mbrëmë fjeti në sallën e Teatrit Kombëtar. Sa herë Luli ka gjyq shkon tek teatri për të bërë teatër. Mos e merni seriozisht asnjëherë, pasi kur ka hall mundohet të kapet pas vagonit të fundit të zhvillimit të pakthyeshëm pas të Tiranës. Teatri nuk është vagoni i fundim, por është një prej vagonëve të shumtë të ndryshimit dhe zbukurimit të Tiranës, për ta bërë atë kryeqytetin e Shqipërisë europiane”, deklaroi Balla.





I ftuar në emisionin ‘Kapital’ në Vizion Plus, numri dy i PS-së, Balla ka folur edhe lidhur me debatin për prishjen e Teatrit Kombëtare, ku u shpreh se ky është rasti i radhës që vendos përballë botën e të bukurës dhe botën e Partisë Demokratike.

“Bashkia re Tiranës qeveriset nga PS, nga një këshill bashkiak që kanë mandatin e qytetarëve të Tiranës për të bërë punë publike dhe do të  do të bëhet nga fondet e Bashkisë Tiranë. Njerëzit janë plotësisht dakord që të mos shkojnë më kurrë në një teatër që rrezikon të shembet, në një teatër ku të ha miu, por të shkojnë në një teatër të ri, i cili për nga prjekti do të jetë një prej veprave arkitekturore më të mira në Ballkan.

Prandaj është demokracia, populli mandaton përfaqësuesin dhe ai merr vendimet. Mundohem ta mirëkuptoj PD që është në një krizë të thellë programi, lidershipi dhe ekipi dhe mundohen të bkapen pas gjithçkaje. Fatkeqësia e madhe e PD-së është pasi ata rendin pas çështjeve që në fakt kanë mbështetjen e njerëzve. Sot i gjithë publiku shqiptar është njohur me një grup të madh artistësh të vërtetë. Unë njoh për artistë shqiptarë Robert Ndrenikën, Ndrek Lucën apo Sandër Prosin. Nuk di të them se mund të krahasosh emrin e Robert Ndrenikës, Luftar Pajës e shumë artistësh të tjerë të popullit që i janë drejtuar sot Presidentit të Republikës apo dhe politikës së mbrapshtë të PD, ku i kërkojnë të heqin dorë nga kjo histori kundër të bukurës në vend.

Procesi ligjor në lidhje me këtë çështje ka përfunduar dhe Këshilli Bashkiak ka bërë një vendimarrje të cilët duhet ta respektojnë vendimarrjen e ligjvënësve të Këshillit Bashkiak. Vetë PD kur ka qenë në pushtet nuk e ka përcaktuar atë godinë si godinë të trashëgimisë kulturore shqiptare”, deklaroi Balla.

Duke folur për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, Balla tha se qeveria po adminstron situatën e vështirë dhe ftoi qytetarët të ruajnë distancat dhe higjenën, për të dalë faqebardhe në luftën me armikun e padukshëm./Vizion Plus/

 

Pas

Mbyllja e RTV Ora, AMA: E kishim paralajmëruar

Para

Policët rrahin brutalisht 15-vjeçarin: Më goditën edhe rrugës për në komisariat

Para
20 raste të reja, ja sa shkon numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri

Policët rrahin brutalisht 15-vjeçarin: Më goditën edhe rrugës për në komisariat

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar