• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kur nisëm të qeverisnim, Shqipëria ishte e fundit” Rama reagon pas raportit të ‘Freedom House’: Gazetar i dëshpëruar…

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Kur nisëm të qeverisnim, Shqipëria ishte e fundit” Rama reagon pas raportit të ‘Freedom House’: Gazetar i dëshpëruar…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas raportit të “Freedom House” i cili e rendiste Shqipërinë në vendet që kanë shënuar rënie pikësh në qeverisjen demokratike dhe në procesin zgjedhor, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjet, kryeministri shprehet se sipas tij nga raporti që mat lirinë demokratike del që Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe kur ka marrë ai qeverisjen në dorë ka qenë e fundit.



Por kreu i qeverisë nuk ka harruar të sulmojë dhe gazetarin që e ka bërë këtë raport duke e quajtur të dëshpëruar.

REAGIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT EDI RAMA

KUR E BARDHA BËHET E ZEZË DHE S’KA ASGJË NË MES, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysëm të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!

Mirëpo ja çfarë del në fakt nga raporti që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës qysh prej vitit 1973:

Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67 pikësh.

Serbia, vendi i dytë në klasifikimin rajonal, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65 që kishte vitin e shkuar.

Kosova mbetet e parafundit në listë, por me një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Po, e vërtetë, kemi rënë me një pikë krahasuar me vjet dhe mund të kishim rënë edhe më shumë nëse klima e zjarrtë politike do të kishte djegur largqoftë vendin, siç ishte plani i dështuar i trazirave të vjetshme, të cilat u projektuan për t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe dogjën opozitën.

*Ah po, kur ne morëm në dorë qeverisjen e vendit, Shqipëria ishte e fundit.

 

Pas

E rëndë/ Dolën pozitivë me COVID19, nëna shtatzënë dhe djali dy vjeç nisen drejt Spitalit Infektiv

Para

Bëni kujdes! Nëse vuani nga diabeti, duhet ti qëndroni larg këtyre ushqimeve

Para
Bëni kujdes! Nëse vuani nga diabeti, duhet ti qëndroni larg këtyre ushqimeve

Bëni kujdes! Nëse vuani nga diabeti, duhet ti qëndroni larg këtyre ushqimeve

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar