• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kryebashkiaku Erion Veliaj nis hakmarrjen ndaj televizionit ORA News

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Kryebashkiaku Erion Veliaj nis hakmarrjen ndaj televizionit ORA News
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka nisur hakmarrjen ndaj presidentit të Yldon Media Group zotit Ylli Ndroqi. Erion Veliaj  ka bërë fakt shkarkimet nga puna të miqve apo të njohurve të z. Ndroqi. Vendimi ka ardhur pas shantazhit për të ndaluar brenda 24 orëve kronikat e padëshiruara për të, ashtu siç e paralajmëruam ditën e martë.

Këtë  të enjte, sapo afati përfundoi, stafi i Bashkisë lajmëroi shkarkimin e parë nga detyra.

Pa asnjë paralajmërim punonjësit N.P i është komunikuar largimi nga detyra, pa vënë në dispozicion shkaqet që çuan në këtë vendim. Dhe këtë e pranojnë dhe eprorët e tij.

Madje drejtues shprehen të çuditur dhe siç shfaqet në këto regjistrime amatore, japin vlerësime me superlative.

Por kryebashkiaku nuk e ka ndalur vetëm këtu hakmarrjen.

Pasi ka hetuar mbi rrethin miqësor, ka vendosur dhe të shembë një shtëpi të rindërtuar pas tërmetit, vetëm për faktin se ishte i afërm i z.Ndroqi.

Shantazhi në këtë rast bie në shkelje dhe të kërkesës së kryeministrit Rama.

Por vetëm për tekat e tij dhe për shantazh Kryebashkiaku vendos të godasë fillimisht vetëm një prej shtyllave të banesës.

Ndërsa sot, të enjten, përmes personave të tjerë z Ndroqi i bëhet e ditur se godina do të rrafshohet tërësisht.

Presidenti i Yldon Media Group i bën edhe një herë thirrje Veliajt të tërhiqet nga këto forma të ulëta presioni.

“Shantazhe të tilla të ulëta nuk do të ndikojnë në punën e gazetarëve të Ora News. Lali Eri tërhiqu sa nuk është vonë, pasi po cënon familje të tëra, duke u shkaktuar probleme të rënda ekonomike. Lali Erin shumë e njohin, por pak e dinë të vërtetën mbi të.  Këto veprime tregojnë vetëm një pjesë të anës së panjohur të tij.  Lali Eri, në Ndroq, Pezë e Vaqarr janë familje të dëshmorëve. E tillë është dhe familja së cilës kërkon ti rrafshosh në tokë strehën. Votuesit e kësaj zone që mbështetën Veliaj e dinë mirë kontributin që dhanë në luftën ndaj pushtuesit, por Veliaj nuk e njeh këtë sakrificë. Si mund ta njohë kur edhe kurorën me lule nuk e vendos në Monumentin Nënë Shqipëri, por e lë në derën e Varrezave të Dëshmorëve, për të mos thënë në rrugë?!Lali Eri, hiq dorë nga shantazhet që cënojnë të drejtën e medias tonë, hiq dorë nga cënimi i bukës për familje të tëra që i ke vendosur në listë”.

Në fakt ky është presioni i radhës ndaj RTV Ora dhe Ora News, por si gjithnjë kjo nuk do të ndikojë në punën e gazetarëve dhe të medias./RTV Ora/

Pas

Bashkia e Skraparit shpall “Qytetar Nderi” mjekun Pllumb Pipero

Para

Përfshihet makina nga flakët në Laprakë, ja çfarë dyshohet

Para

Përfshihet makina nga flakët në Laprakë, ja çfarë dyshohet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar