• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kjo është shumë e rrezikshme” / Ylli Manjani ‘shuplakë’ qeverisë, ka një thirrje për gazetarët

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Kjo është shumë e rrezikshme” / Ylli Manjani ‘shuplakë’ qeverisë, ka një thirrje për gazetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur së fundmi për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe monist sulmin që sipas tij po i bëhet biznesit dhe pasurisë.

Me anë të një reagimi, Manjani thekson se patetizmi me të cilin sulmohet publikisht biznesi dhe pasuria është i neveritshëm.



Gjithashtu ai ka lëshuar dhe një thirrje të fortë për gazetarët, të cilëve iu kërkon të mos bien pre e bosëve.

“Sulmi ndaj bisnesit e pasurisë është monizëm.

Patetizmi me të cilin sulmohet publikisht biznesi dhe pasuria është i neveritshëm.

Sulmi në vetvete, ndaj të pasurve dhe pasurisë është i RREZIKSHËM.

Këto janë shenja të qarta që shoqëria, po ndjek rrugën e qeverisë dhe po rrëshqet në monizëm.

Duhet ndalur kjo rrëshqitje e rrezikshme! E provuam për 50 vite pa pasuri e pa të pasur dhe përfunduam refugjatë (jo vetëm jashtë vendit) të pangopur me bukë.

Akoma duam prova se sa i keq është rregjimi që sulmon pasurinë?!

O njerëz nuk është turp të jesh i pasur. Sa më shumë të pasur të kemi aq më mirë i bëhet vendit, ne të gjithëve. Shoqërisë i vjen veç e mira nga pasuria e anëtarëve të saj.

O gazetarë, mos bini preh e bosëve tuaj e as bosëve politikë sepse asnjëri nuk e ka seriozisht. Ata duan të sulmojnë një takëm biznesi për të rrëmbyer vetë ose të njohurit e tyre bisnesin e lakmuar. Lojë e vjetër kjo…” thekson Manjani.

Më tej, ai thekson se nuk ka faj biznesi pse fiton tendera, por qeveria që i lëshon ato pa kriter e pa hesap. As ka faj bisnesi pse ndërton, por qeveria që lëshon leje pa hesap..

“Kërkojini hesap qeverisë pse nuk i jepet mundësia të gjithëve të jenë të pasur, sepse ky është problemi. Por jo pse dikush është i pasur sepse bën bisnes dhe ka pasuri.

Qeveria është ajo që duhet të përgjigjet për zbatimin e barabartë e pa dallim të ligjit e normave që disiplinojnë pasurinë, bisnesin, tregun, cilësinë e produkteve e shërbimeve.

Nuk kemi votuar bisnesmenët, por politikanët të qeverisin. Këta të fundit vetëm fërkojnë duart se humbet vemendja ndaj zullumeve të tyre, sa herë që ne merremi me njëri-tjetrin dhe pasurinë e bisnesin.

Gëzohuni more pse tjetri ka pasuri e bisnes! Gëzohuni që të plasë pushteti nga inati.

Ç’është gjith ky helm ndaj pasurisë?!

Kush mendon se duhet sulmuar pasuria si shpëtim i shoqërisë , ose ka luajtur mendsh ose është hipokrit. Në fakt nuk çuditem nga hipokrizia, sepse nuk kam lexuar ende asnjë gazetar apo sulmues ndaj pasurisë që të jetë pa shtëpi apo në nevojë akute për ushqim, fjala vjen…

Nejse, cilado qoftë arsyeja e sulmit ndaj pasurisë private çdo rast i shërben MONIZMIT, kërcënimit më të madh të shoqërisë demokratike.”e përmbyll Manjani deklaratën e tij.

Pas

“Më gjetët të papërgatitur” Rama kapet ‘mat’ nga pyetja e papritur e gazetarit

Para

“Mos u grumbulloni në ambientet e zyrave” Posta Shqiptare bën njoftimin e rëndësishëm: Do vijojë shpërndarja e pensioneve në shtëpi

Para
“Mos u grumbulloni në ambientet e zyrave” Posta Shqiptare bën njoftimin e rëndësishëm: Do vijojë shpërndarja e pensioneve në shtëpi

“Mos u grumbulloni në ambientet e zyrave” Posta Shqiptare bën njoftimin e rëndësishëm: Do vijojë shpërndarja e pensioneve në shtëpi

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar