• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Jo vetëm pandemia/ Kjo është frika më e madhe që po pushton Italinë

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Jo vetëm pandemia/ Kjo është frika më e madhe që po pushton Italinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bergamo është prekur nga pandemia si asnjë qytet tjetër. Ndërmarrjet u mbyllën me javë të tëra, por banorët shohin drejt së ardhmes dhe shpresojnë që çdo gjë të marrë për mirë sa më shpejt.

“Virusi që u përhap nëpër botë, më zuri dhe mua, erdhi fshehurazi, i padukshëm dhe gjakpirës. Me egërsinë e një kafshe Savane, me helmin e një gjarpëri shkretëtire, pa zhurmë si një hajdut nate.” – tregon Flavio Moro që u shtrua në spital me Covid19 por doli pa u shëruar krejtësisht dhe tani qëndroi i izoluar në karantinë në shtëpi për tri javë. “Tani kam kohë sa të duash të kujtohem për shokët që kam humbur.….” – thotë pensionisti.

Familja e Flavio Moros kaloi ditë me frikë dhe ankth, kur ai pati ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Tani Flavio është më mirë. Javën e ardhshme do të bëjë analizat, dhe deri sa të vijë ajo ditë ai jeton në distancë nga familja.

Vuhani italian



Bergamo ndodhet në zemër të Lombardisë dhe është ndër qytetet më të prekura prej krizës së madhe të Coronës. Qyteti me 120 mijë banorë shihet si një nga më të prekurit prej pandemisë Corona në Bel Paese. Në Bergamo u vunë madje në përdorim  makinat ushtarake për të transportuar arkivolët. Prandaj disa e quajnë Bergamon, Vuhanin italian. Dhe kjo do ta ndryshojë qytetin përgjithnjë.

Shumë institucione sociale u mbyllën, sikurse edhe shumë firma dhe sipërmarrje. Ndër to edhe punishtja e Ferruccio Agazzit. Disa kolegë ishin me temperaturë, por aty nuk pati ndonjë konfirmim se dikush qe infektuar me Covid 19. Ka disa ditë që punishtja e Ferruccio Agazzit si dhe mjaft ndërmarrje të tjera lejohet të fillojnë punën, dhe punonjësit të kthehen sërish ku kanë qenë.

Qeveria ka vendosur masa të forta sigurie, kuptohet, thotë Agazzi, por siç ndodh shpesh në Itali, rregullat janë të komplikuara. “Ne mundohemi të kuptojmë se cilat janë kushtet që duhen plotësuar për të filluar punën sërish. Pajisjet mbrojtëse, si maska dhe doreza nuk gjenden kurrkund. Edhe kur i gjen nuk e di a janë siç duhet apo jo. Nuk dihet nga vijnë. Sepse kanë dalë mashtrues sa të duash tani. Ka njerëz që spekulojnë me tragjedinë.” – thotë sipërmarrësi.

Frikë nga falimentimet

Shumë italianë janë të shqetësuar se si do t’i vejë puna Italisë. Corona e ka mposhtur vendin jo vetëm nga shëndeti, por edhe nga ekonomia. Ferruccio Agazzi ka ende frikë jo për veten, por për të ardhmen e sipërmarrjes së tij. Shumë ndërmarrje varen nga ndihmat e shtetit, që duhet të vijnë shpejt, sepse nëse ndihmat vijnë në korrik, atëherë shumë sipërmarrje do të kenë falimentuar.

“Unë kam shpresë tek institucionet. Por nëse kohët dhe modalitetet e burokracisë janë këto si të Italisë, atëherë nuk do të ketë asgjë që të na ndihmojë. Duhen marrë vendime krejt të tjera nga ato që jemi mësuar deri tani. Me shpresën se nuk do të ndodhin mashtrimet e zakonshme italiane, që na dëmtojnë të gjithëve.” –  thotë sipërmarrësi Ferruccio Agazzi.

Por njerëzve janë duke iu shtuar shpresat. Agazzi është europian i bindur, prandaj ai mbetet optimist, se komuniteti është për të ndihmuar njëri-tjetrin, pikërisht në këto kohëra. Përndryshe BE-ja nuk do të kishte kuptim.DW

 

Pas

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA mesazh domethënës: Populli shqiptar foli, synimi është i qartë

Para

Meta bën lëvizjen e rëndësishme, ja 3 ligjet që dekreton

Para
Meta bën lëvizjen e rëndësishme, ja 3 ligjet që dekreton

Meta bën lëvizjen e rëndësishme, ja 3 ligjet që dekreton

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Recent News

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

13:00 | 14/12/2025
Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

12:16 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar