Të gjithëve na ndodh shpesh që në jetën tonë të kemi ditë të mira dhe të këqia.
Ky është rregulli i përditshmërisë.
Shpeshherë shkak për këtë bëhet një ditë e keqe në punë më parë, një zënkë me shoqen apo shokun e ngushtë, një mosplotësim plani etj.
Pra mund të jenë shumë arsye.
Por ajo që kemi në dorë është mënyra si mund ta përballojmë këtë gjë dhe ta kthejmë në favorin tonë duke e ndryshuar rrjedhën e ditës.
Më poshtë mund të lexoni 8 këshilla që do ju ndihmojnë:
- Dëgjo një këngë të gëzuar
Të gjithë e dimë se sa shumë na ndikon një këngë në humorin tonë dhe të gjithë kemi një këngë që na kujton kohë të bukura. Keshtu që hapni YouTube, klikoni këngën tuaj të preferuar me volum të lart dhe shijoje. - Natyra
Sa shume që ndikon natyra në humorin tonë dhe këtë nuk e themi ne, por studimet e shumta. Një shëtitje rrethuar nga gjelbërimi, natyra do t’ju bëjë të ndihemi mirë, më të relaksuar dhe më të motivuar. - Provoni diçka të re
Ndoshta po përjetoni ditë të keqija vetëm nga fakti se ju ka pushtuar monotonia? Atëherë çfarë prisni më shumë. Provoni diçka të re, një pasion tuajin, një hobi apo diçka tjetër që ju pëlqeni. - Dhuroji vetes një masazh
Pikërisht në një ditë të keqe apo të lodhshme, masazhi është zgjedhja e duhur. Fundja e meritojmë! - Meditioni ose praktikoni joga
Studimet çdo ditë e më tepër tregojnë për rëndësinë e meditimit dhe jogës. Disa minuta meditim apo joga do të përmirësojë humorin tuaj. Kështu që qëndroni në një vend të qetë, merrni frymë thellë dhe mendo vetëm për gjëra pozitive. - Bëj diçka të mirë per njerëzit që të rrethojnë, por jo vetëm
Ndoshta në ditët kur jeni me humor jo të mirë, ndiheni edhe i pavlerë apo i demoralizuar. Por e keni menduar të ndihmoni dikë tjetër që ka nevojë pikërisht për ju? Studimet kanë treguar se të ndihmosh dikë që të rrethon apo edhe një person tjetër të panjohur do t’ju bëjë që të ndiheni më mirë. Pastaj nuk na kushton asgjë nëse do mbajmë çantat e një të moshuari, t’i thuash një fjalë të mirë dikujt apo dhe të dhurosh diçka për njerëzit në nevojë. - Ha cokollata
Është fakt tashmë që ushqimet ndikojnë tek humori jonë. Studimet tregojnë që çokollatat ndikojnë pozitivisht tek ne. - Kujtoji vetes pikat e forta që keni dhe gjërat që vlerësoni tek vetja
Le të qendrojmë realistë. Ne nuk jemi perfektë. Ka plot gjëra që nuk na pëlqejnë tek vetja. Pra shumë të meta dhe karakteristika të dobta, por përpos kësaj kemi dhe gjërat tona për të cilat duhet të ndihemi krenare për veten. Kështu që mos i harro asnjëherë ato dhe rikujtojani vetes gjithmonë.