• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Janë perla more të uruar” Rudina Magjistari reagon pasi e kritikuan për gafat: Dashakeqë, jeni thjesht ca paçavure për të vrarë kohën

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Janë perla more të uruar” Rudina Magjistari reagon pasi e kritikuan për gafat: Dashakeqë, jeni thjesht ca paçavure për të vrarë kohën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari ka reaguar pas kritikave që i bënë në lidhje me disa lapsuse të ndodhura gjatë programit të saj, të cilët njerëzit i kanë cilësuar si gafa.

Madje disa prej tyre ditët e fundit qarkulluan në rrjetet sociale dhe faqe satirike.



Me anë të një postimi, Magjistari shprehet se ato “gafa”, ajo vetë do ti quante perla.

Moderatorja shkruan se ajo gjithmonë ka shfaqur vetveten në ekran dhe nuk ka dashur aspak të bëjë gazetaren e lajmeve.

Rudina e mbyll reagimin e saj duke i quajtur bukëshkalë kritikëve që kanë mësuar shumë nga emisioni i saj.

REAGIMI I PLOTE I MODERATORES RUDINA MAGJISTARI

“Kaq i rrallë është spontaniteti në këtë vend, natyralja, e vërteta, sa habiten kur e ndeshin. Dhe i duket se ç’gjëmë ka ndodhur! Mesa duket ka aq shumë falsitet e injorance, sa të jesh vetvetja dhe të bësh një televizion natyral, siç ka qenë filozofi e imja gjithë jetën, duket si herezi. Në vend që të kenaqeni e të shijoni një komunikim joskematik, protestoni se sa poshtë ka rënë televizioni. Po turp, s’ju vjen?!

I quani gafa, po nga ato të gjithë bëjmë e të gjithë qeshim me njëri-tjetrin. Kurse unë do ti quaja perla more të uruar, sepse na e rrëmbejnë një buzëqeshje gjatë ditës. Sigurisht, ndryshe nga tuajat, apo edhe nga ata që bëjnë një program një dite të vetme në javë dhe kanë kohë ta krasisin siç duan, ato të miat kane më shumë vizibilitet. Sepse gjërat janë të lidhura: orët televizive në transmetim, intensiteti, publiku, audienca, shtrirja në vite e programit, dhe sidomos po të kthehet në objektivin tuaj, sigurisht që duken shumë.

Nqs s’e keni kuptuar akoma, unë BISEDOJ me te ftuarin kur e intervistoj, sepse nuk jam dhe s’dua aspak te bej gazetaren e lajmeve. Dhe te qenurit spontan është tek unë nje kriter i rëndësishëm i zhvillimit të programit. Kush ka punuar me mua, e di mirë sa s’më pëlqen ti parapërgatis situatat në program, por insistoj që gjithçka të ndodhë në mënyrë origjinale direkt në transmetim. Dhe ky është stili im unik i të bërit televizion, këtu e gati 30 vjet.

S’po merrem pastaj me rastet, kur unë vetë i ngacmoj të ftuarit me humor dhe ata “të mprehtët”, që janë mësuar vetëm me standardin e humorit të hungërimave, e quajnë si lajthitjen e rradhës.

E di që shumë prej jush, do thonë “po c’merresh me ta”! S’ia vlen! Po ja, që duhet ta shkruaj pikërisht për ta. Që të lexojnë e të kuptojnë, se televizioni në fund fare është ARGETIM, përveçse INFORMIM dhe EDUKIM. Dhe jam krenare që programi im i përmban denjësisht të gjitha këto. Shumë prej jush kanë mësuar pafund nga ky program, ku është prekur çdo lloj teme e dhënë këshilla e mësime në të gjitha format me shumë përkushtim dhe kjo mua më përmbush. Pavarësisht, se është dëshpërues fakti se jeni bukëshkalë e të paedukuar. Ju dashakeqë, që kujtoni se po bëheni interesante, uroj t’ju hyjë ndonjë gjë në kokë nga këto, se po s’hyri në kokë do hyjë në këmbë… Jeni thjesht ca paçavure për të vrarë kohën”.

Pas

Nesër ndryshimet e reja/ Këto janë bizneset që do hapen, ja qytetet ku nuk do ketë më nevojë për autorizim

Para

Burri urinon në derën e Gjykatës Kushtetuese/ Habit Ylli Manjani, zgjedh foton pikante për të uruar ditën e Drejtësisë

Para
Burri urinon në derën e Gjykatës Kushtetuese/ Habit Ylli Manjani, zgjedh foton pikante për të uruar ditën e Drejtësisë

Burri urinon në derën e Gjykatës Kushtetuese/ Habit Ylli Manjani, zgjedh foton pikante për të uruar ditën e Drejtësisë

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar