Coronavirusi ndërpreu ditën më të rëndësishme të shumë çifteve shqiptare por pritjes së tyre tashmë i ka ardhur fundi. Pas datës 23 qershor do të lejohen të zhvillohen dasmat, ndonëse do të duhet ti përshtaten një formati të ri.
Në një intervistë të dhënë për newsbomb.al drejtuesja e “Creative Event” Olta Peca, lajmin e shumëpritur të lejimit të dasmave e quan një dritë shprese për çifte që i kishin anuluar dasmat por edhe për punonjësit e agjencive. “Lajmi i shumëpritur për lejimin e dasmave pas datës 23 Qershor, ishte si një ‘dritë shprese’ për të gjithë çiftet që kishin planifikuar dasmën këtë verë, por edhe për agjencitë e eventeve dhe punojësit të cilët mbahen me këtë punë”, u shpreh Peca.
Disa nga rregullat janë që dasma të mos ketë më shumë se 200 të ftuar, të mos zhvillohet në ambiente të mbyllura dhe të ruhet distancimi social. Sipas Pecës ‘pengesat’ prej Covid do të na kthejnë pas, te dasmat e prindërve tanë, por nga ana tjetër do të na ndalojnë të zhvillojmë shumë zakone, për të cilat shquhen dasmat shqiptare.
“Për një moment të kthehemi pas në kohë, jo më larg se në dasmat e prindërve tanë. Dikur dasmat tradicionale organizoheshin në shtëpinë e dhëndrrit, dhe kanaxheçi (dasma e nuses) në shtëpinë e vajzës. Dasmorët kërcenin, këndonin e dëfreheshin në oborrin e shtëpisë. Tashmë kjo gjë është kthyer në trend, së fundmi është rritur kërkesa e organizimit të dasmave në ambient të hapur nga ana e çifteve. Tani mundësitë janë të shumta, mund të zhvillohet në ambientet e një restoranti, në oborrin e shtëpisë apo në hapësira publike me ndonë leje përkatëse”, shton ajo.
Në intervistën e plotë, ndër të tjera Olta përmend edhe disa zakone që nuk do të mund të realizohen në dasmat tradicionale të cilat tashmë duhet ti përshtaten rregullave të karantinës.
“Martesat tradicionale shqiptare karakterizohen nga tipare dhe zakone të ndryshme krahinore. Realizimi i një dasme tradicionale kalon në disa faza organizimi që janë, faza përgatitore e dasmës në tërësi, hapja e dasmës disa ditë përpara datës së përcaktuar, ahengu në shtëpi (‘kulaçi i nuses’ apo ‘nata e dajave’…etj), dasma e nuses, dita e dasmës së dhëndrrit që fillon nga përgatitjet e tij (veshja e dhëndërrit) me këngë e valle, marrja e nuses dhe në fund banketi.
Në kohë pandemie që jemi aktualisht, mund të ketë një rënie të ndjeshme të disa ritualeve tradicionale. Do jetë pak e vështirë duke qenë se janë trashëguar brez pas brezi. Psh, mund të reduktohen ‘netët e vallevë’ në shtëpi përpara ditës së dasmës…”, shton ndër të tjera Olta në intervistën e dhënë për newsbomb.al.
Intervista me Olta Peca për newsbomb.al:
1.Pas më shumë se 8 javësh izolim, do të riktheheni në punë. Si ishte kjo periudhë karantine për ju si biznes?
Ashtu si për shumicën e bizneseve në vendin tonë, padyshim që ishte në periudhe e vështirë ekonomike e cila do të zgjasë në kohë. Kjo për shkak të anullimit si dhe shtyrjes së disa eventeve të ndryshme të planifikuara më parë.
Gjatë kësaj kohe karantinimi, jemi munduar të mbajmë kontakte të vazhdueshme online me klientët tanë, duke ju ardhur në ndihmë me ide se si ata mund të realizojnë vetë një ambient të këndshëm festiv në kushte shtëpie.
Normalisht si të gjitha bizneset e tjera bllokimi për dy muaj rrjesht sjell pasojat e veta. Mendoj që është fazë kalimtare dhe çdo gjë do i kthehet normalitetit.
2. Karantina anuloi dasmat dhe gëzimet familjare për më shumë se 2 muaj. Çfarë lloj aktivitetesh ishin planifikuar të organizoheshin gjatë këtyre javëve të karantinës por që janë anuluar?
Në gamën e gjërë të shërbimeve që ‘Creative Event’ ofron, pati një pezullim të menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve që ne mbulojmë, që nga organizimi i eventeve ceremonial, si: dasmat, fejesat, realizimi i videoklipeve dhe seteve fotografike artistike të çifteve para martesës, deri tek festat familjare, ditëlindjet…etj.
3. Si ka qenë reagimi i tyre?
Kjo situatë ka qenë një sfidë e madhe për të githë. Më të zhgënjyer kanë qenë çiftet të cilët kishin caktuar me kohë datën e dasmës në këtë periudhe pandemie dhe paraprakisht kishim menduar deri në detaje organizimin e një dasme mbreslënëse.
Disa çifte e kanë anulluar dasmën fare, ndërsa të tjerët e kanë shtyrë pa një afat të përcaktuar deri në normalizimin e situates.
4. A ka pasur ndonjë rast të veçantë që e ka thyer karantinën dhe ka vendosur ta organizojë festën që kishte planifikuar?
Kemi patur një rast të ‘guximshëm’, ku një djalë vendosi t’i propozojë për martesë të dashurës në këtë kohë pandemie. Edhe pse kemi ndarë bashkarisht ide të veçanta propozimi që prej më shumë se 1 viti. Ai donte diçka ndryshe që të mbahej mend dhe ne vendosëm që ti vinim në ndihmë me organizimin e surprizës. Propozimi u realizua në shtëpi me familjen e djalit, si dhe vetëm me dy anëtarë të “Crearive Event” për të shmagur kështu grumbullimet e mëdha.
U respektuan të gjitha masat e sigurisë së shëndetit nga dezinfektimi paraprak i të gjitha materialeve të dekorit, deri tek përdorimi i maskave, dorezave nga të dyja palët, gjithashtu u treguam të kujdesshëm duke mbajtur distancën e duhur.
Mos të lëmë pa përmendur faktin që ajo tha PO… (qesh).
5. Pas datës 23 qershor do mund të realizohen dasma por sipas një protokolli. Si do zhvillohen, a keni një plan?
Lajmi i shumëpritur për lejimin e dasmave pas datës 23 Qershor, ishte si një ‘dritë shprese’ për të gjithë çiftet që kishin planifikuar dasmën këtë verë, por edhe për agjensitë e eventeve dhe punojësit të cilët mbahen me këtë punë.
Do të lejohet zhvillimi i ceremonive martesore sipas një protokolli të aprovuar nga organet përkatëse si dhe do të ndiqen nga ana jonë të gjitha rregullat e mirëpërcaktuara.
6. A mendon se do mund të ruhet distancimi social?
Mendoj që njerëzit janë më të ndërgjegjësuar dhe më të kujdesshëm ndaj kësaj situate, duke u munduar të ruajnë distancimin social për të mirën e të gjithëve. Kjo periudhë karantine na ka bërë më me përvojë, jemi më të përgatitur, çdokush mendon së pari të ruaj veten e më pas tjetrin.
Por nuk mjafton vetëm kjo, do të vendosen nga insitucionet përkatëse rregulla strikte. Do të ketë dy supervizorë, një nga ministria e Shëndetësisë dhe një nga ministria e Rendit të cilët do të vëzhgojnë situatën për parregullsi.
7. Do të ketë një numër limit të të ftuarve. Si mund të pritet ky rregull nga ata që zhvillojnë dasma tradicionale?
Është përcaktuar një limit për sa i përket numrit të dasmorëve, nuk do të kalojë mbi 200 veta. Fakti që do të ngushtohet pak rrethi shoqëror në dasëm nuk ka përse të sjellë përplasjë apo hatërmbetje. Nga eksperienca ime, jo vetëm si organizatore eventesh, por edhe si fotografe ndër vite, shoh që dasmat po kalojnë në hapa modern vit pas viti. Kemi një reduktim të numrit të dasmorëve, kjo edhe për të ulur pak kostot e dasmës.
8. Ju keni organizuar dhe keni dhënë shërbime të ndryshme nga dasmat moderne te ato tradicionale. Si zhvillohet një dasmë tradicionale, pra cilat janë ritualet që ndiqen dhe sa prej tyre nuk do mund të realizohen me formatin e ri të dasmave?
Martesat tradicionale shqiptare karakterizohen nga tipare dhe zakone të ndryshme krahinore.
Realizimi i një dasme tradicionale kalon në disa faza organizimi që janë, faza përgatitore e dasmës në tërësi, hapja e dasmës disa ditë përpara datës së përcaktuar, ahengu në shtëpi (‘kulaçi i nuses’ apo ‘nata e dajave’…etj), dasma e nuses, dita e dasmës së dhëndrrit që fillon nga përgatitjet e tij (veshja e dhëndërrit) me këngë e valle, marrja e nuses dhe në fund banketi.
Në kohë pandemie që jemi aktualisht, mund të ketë një rënie të ndjeshme të disa ritualeve tradicionale. Do jetë pak e vështirë duke qenë se janë trashëguar brez pas brezi. Psh. mund të reduktohen ‘netët e vallevë’ në shtëpi përpara ditës së dasmës.
Pra duhet një specifikim më i detajuar nga organet përkatëse se si do organizohet pjesa tradicionale e dasmës? A do lejohen apo jo organizimet në shtëpi?
9. Një tjetër rregull është që dasmat të zhvillohen në ambiente të hapura. Në çfarë ambientesh mendohet të zhvillohen?
Për një moment të kthehemi pas në kohë, jo më larg se në dasmat e prindërve tanë. Dikur dasmat tradicionale organizoheshin në shtëpinë e dhëndrrit, dhe kanaxheçi (dasma e nuses) në shtëpinë e vajzës. Dasmorët kërcenin, këndonin e dëfreheshin në oborrin e shtëpisë.
Tashmë kjo gjë është kthyer në trend, së fundmi është rritur kërkesa e organizimit të dasmave në ambient të hapur nga ana e çifteve. Tani mundësitë janë të shumta, mund të zhvillohet në ambientet e një restoranti, në oborrin e shtëpisë apo në hapësira publike me ndonjë leje përkatëse.
10. A mund të ndikojë kjo periudhë në ndryshimin e mënyrës së të bërit dasëm, apo në mënyrën si do kryhen zakonet?
Duke u bazuar nga këshillat që kanë dhënë autoritetet përkatëse, do të ketë një ‘ngurtësim’ të njerëzve, që nga termi ‘distancim social’. Njerëzit do kërcejnë në distacë më njëri tjetrin me këngët që do përzgjidhen. Realizimi i fotove të dasmës në grup do jetë i vështirë, pra dasmorët do të bëjnë foto në distancë me njëri tjetrin… Pritja dhe përcjellja e krushqëve tek dera…në distancë… e të tjera.
11. Nisur nga rregullat kufizuese a do të ketë dasma shqiptare po të njëjtin karakter dhe alegri?
Ideja për të gjitha masat për të cilat flitet vazhdimisht nuk është që njerëzit të jenë më të ftohtë me njëri tjetrin por thjeshtë të ruajnë shëndetin e tyre. Dhe pse duhet të ndikojë kjo në alegrinë e një dasme? Pas përfundimit të kësaj situate gjithçka do të kthehet si më përpara, madje do e vlerësojnë më shumë kohën.
12. A ka pasur interes nga njerëzit pasi u dha lajmi që do zhvillohen dasmat…
Prenotimet tashmë kanë vazhduar normalisht, pasi edhe njerëzit bazohen pak në traditat shqiptare apo në “bestytni” që dita e dasmës nuk shtyhet. Mundësitë janë të shumta, kjo mbetet në zgjedhjen e tyre./Newsbomb.al/