Dy të kundërta në vend që të largohen, në Shqipëri bashkohen edhe më tepër. Ky është rasti i “dashurisë” së Shpëtim Idrizit me Vangjel Dulen. Dy aleatët e Lulzim Bashës, të cilët janë në koalicion me njëri-tjetrin.
Shpëtim Idrizi, i cili shkoi në qeveri me Sali Berishën dhe në 2013 ishte kundër Edi Ramës, më pas u bashkua me këtë të fundit dhe u bë nënkryetar i Kuvendit.
Më pas, kandidoi në Tiranë dhe nuk fitoi, duke akuzuar se votat i kishte vjedhur Rilindja.
Njeriu që përfaqëson çështjn Çame, është në koalicion me grekun Vangjel Dule, i cili iku nga koalicioni me Berishën në 2009-ën, dhe shkoi tek Edi Rama në 2013, dhe u bë nënkryetarë Kuvendi. Dha dorëheqjen në 2015-en, sapo Edi Rama në krah të tij vuri Shpëtim Idrizin.
Të dy këta, pra Dule dhe Idrizi, çami dhe greku, sot duket se janë politikanë europianë dhe perëndimorë.
Përtej, kauzave që ata përfaqësojnë. Përtej, të kundërtave që ata kanë me njëri-tjetrin, sot janë të “dashuruar”.
Shpëtim Idrizi, ish-doganieri i Fatos Nanos, sot është në krah të Lulzim Bashës kundër socialistëve, me çështjen Çame mbi supe.
Vangjel Dule, ish-nënkryetar i Kuvendit me Edi Ramën, me Lulzim Bashën në krah, përfaqësues i interesave të shtetit grek, është në aleancë me Shpëtim Idrizin.
Kjo është politika jonë e të kundërtave, që në Shqipëri ka sjellë një “dashuri” të madhe. Çamë dhe grekë, ashtu siç i do bota, janë bashkë. Por, këta më shumë sesa bashkim për zgjidhje të çështjeve apo problematikave që kanë me njëri-tjetrin, këtë bashkim e kanë për interesa tepsie e pazaresh , të cilat lidhen thjeshtë dhe vetëm për politikë./CNA.al