• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bllokimi i Sanatoriumit vetëm për pacientët e COVID-19, PD zbulon arsyet pse është vendim skandaloz

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Bllokimi i Sanatoriumit vetëm për pacientët e COVID-19,  PD zbulon arsyet pse është vendim skandaloz
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme ndaj një qëndrimit të qeverisë shqiptare me mbylljen e Sanatoriumit dhe mohimin që qeveria i bën në këtë mënyrë kujdesit shendetësor për të sëmurët kronikë.

Anëtari i grupit të ekspertëve pranë kësaj force politike, Gazmend Koduzi tha në një deklaratë shtypi se “sistemi shëndetësor është i gjithi në kolaps, por, sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk je i sëmurë me COVID, nuk mund të marrësh shërbim në spital”.





“Kushti i vetëm për t’u operuar, është të jesh në gjendje të rëndë për jetën, përndryshe duhet të përplasesh në privat, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Kjo është e padrejtë!”, deklaroi eksperti i PD.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, GAZMEND KODUZI, ANËTAR I GRUPIT TË EKSPERTËVE NË PD

Prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk kanë asnjë rëndësi.

Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhurara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar.

Spitali i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” është shembulli më skandaloz sesi qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë COVID. Ka vendosur të bllokojë një spital me 120 shtretër për 5 të sëmurë nga virusi, të cilët, fare mirë mund të marrin shërbimin e specializuar tek spitali infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar. E njëjta situatë është edhe në QSUT, ku ofrohen shërbime shëndetësore në rang kombëtar.

Sistemi shëndetësor është i gjithi në kolaps, por, sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk je i sëmurë me COVID, nuk mund të marrësh shërbim në spital. Kushti i vetëm për t’u operuar, është të jesh në gjendje të rëndë për jetën, përndryshe duhet të përplasesh në privat, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Kjo është e padrejtë!

Mohimi për kurim në spital publik i qytetarëve është kriminal. Vendimi absurd i Edi Ramës për të mos lejuar qytetarët të kurohen në shumë prej spitaleve publike, pasi i ka kthyer ato në spitale COVID, është absurd.

Përveç pacientëve që kanë nevojë jetike të kurohen në Sanatorium, me mijëra të sëmurë kronikë janë lënë, gjithashtu, në mëshirë të fatit. Mjeku specialist apo i familjes është urdhëruar të mos bëjë asnjë vizitë kontrolli, por vetëm të lëshojë receta online.

Kjo ndodh sepse qeveria i ka lënë të pambrojtur dhe nuk i ka pajisur siç duhet që të mos detyrohen të  ndërpresin shërbimin e detyruar për qytetarët me sëmundje kronike. Vendimi skandaloz i Edi Ramës për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave të rënda: përkeqësimin e shëndetit, megjithëse nuk janë të prekur nga COVID-i ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në sektorin privat.

Lehtësimi i vuajtjeve të qytetarëve të sëmurë dhe jo llogaritë politike me COVID duhet të jenë priorirteti më kryesor i qeverisë.

Etiketa: sanatoriumi
Pas

Nga nesër rikthehet transporti ndërqytetas me taksi, cilat janë rregullat që duhen ndjekur

Para

“Erdhi në jetë biri im” Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, ja fotoja e ëmbël e vogëlushit

Para
“Erdhi në jetë biri im” Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, ja fotoja e ëmbël e vogëlushit

“Erdhi në jetë biri im” Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, ja fotoja e ëmbël e vogëlushit

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar