• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Atentati i prokurorit Ndoj/ Ndihmoi autorët, kush është personi i arrestuar (Emri)

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Atentati i prokurorit Ndoj/ Ndihmoi autorët, kush është personi i arrestuar (Emri)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër person është vënë në pranga si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja. Në këtë makinë udhëtonte Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” dhe shoferi i tij Andi Maloku. Ky i fundit, ndërroi jetë 1 javë pas atentatit në Urën e Shkozetit.

Ndërkaq, në pranga u vu Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.



Njoftimi i policisë:

Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Shkozeti”.

Vihet një tjetër person në pranga, për plagosjen e prokurorit A. N., shtetasit A.L dhe plagosjen me pasojë vdekjen e shtetasit A. M.

Menjëherë pas ngjarjes u vu në pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Në vijim të punës intensive që po kryen grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si rezultat i provave të siguara u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore  rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi R. Rr., 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë.

Gjithashtu, po si rezultat i kontrolleve të shpejta në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohe të shkurtër, në fshatin Shkafane, Durrës, është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kasaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në të.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Etiketa: Arjan Ndojprokurori
Pas

Gënjeu për plagosjen, shkodrani nga spitali në hetim

Para

Masat e qeverisë të pamjaftueshme për biznesin, pritet paketa e tretë

Para
Masat e qeverisë të pamjaftueshme për biznesin, pritet paketa e tretë

Masat e qeverisë të pamjaftueshme për biznesin, pritet paketa e tretë

Të Gjitha

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Subvencionimi i fermerëve, dy javë afat për të përfituar nga fondi prej 4.4 miliardë lekësh

Subvencionimi i fermerëve, dy javë afat për të përfituar nga fondi prej 4.4 miliardë lekësh

nga Fast News
08:03 | 19/05/2025
0

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Recent News

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

08:20 | 19/05/2025
Subvencionimi i fermerëve, dy javë afat për të përfituar nga fondi prej 4.4 miliardë lekësh

Subvencionimi i fermerëve, dy javë afat për të përfituar nga fondi prej 4.4 miliardë lekësh

08:03 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar