• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

A rrezikon Bashkimi Europian të shpërbëhet nga kriza e COVID19?

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
A rrezikon Bashkimi Europian të shpërbëhet nga kriza e COVID19?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të pandemisë dhe mungesës së solidaritetit BE-ja gjendet në një krizë të vërtetë dhe është në rrezik, thuhet shpesh në këto momente. Por puna nuk do të shkojë deri këtu, mendon Zoran Arbutina.

Për javë të tëra po thuhet se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë. Tani që ekonomitë e të gjitha vendeve të BE-së janë goditur fort nga kriza e Coronës, është e nevojshme një përgjigje e përbashkët politiko-financiare. Fjala magjike është solidariteti, dhe konkretizimi i saj quhet “obligacionet Corona ” – ideja e vjetër e euro-obligacioneve, thjesht e përshtatur me situatën aktuale dhe e riemëruar.





Kërkesa është që veriu më i pasur duhet të tregojë solidaritet me jugun më pak të pasur, në mënyrë që ekonomia të funksionojë përsëri, veriu duhej të pajtohet me një përbashkim të borxheve. Përndryshe ekziston – opsionalisht – “një rrezik fatal” për BE-në, “shpërbërja e eurozonës “, “fillimi i fundit” apo edhe “shkërmoqja” e BE-së.

Jo kriza e parë për BE-në

Nuk është hera e parë që po diagnostikohet rreziku i shpërbërjes së BE-së. Kështu ndodhi edhe gjatë krizës së refugjatëve të 2015/16 dhe para kësaj gjatë krizës financiare dhe të borxheve të 2008/09. Dhe gjithmonë herë anëtarët në veri dhe perëndim, herë ata në jug, kanë bërë thirrje për solidaritetin e palës tjetër. Solidariteti nuk është një nga elementët përbërës të Bashkimit Evropian.

Që në bërthamën e integrimit evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut i themeluar në 1950, pika kryesore ishte bashkëpunimi ekonomik. Qëllimi gjithëpërfshirës në atë kohë: sigurimi i paqes së qëndrueshme në Evropë përmes armatimit masiv, për të cilin ishin të nevojshme burimet e ish-kundërshtarit të luftës, Gjermanisë. Pra, qymyri dhe çeliku industritë kryesore ushtarake të të gjitha vendeve pjesëmarrëse u vunë nën kontrollin e përbashkët. Logjika: Nëse vendet varen nga njëri-tjetri në prodhim dhe bëjnë biznes me njëri-tjetrin, nuk mund të hyjnë më në luftë me njëri-tjetrin.

I gjithë thellimi dhe zgjerimi i mëpasshëm i këtij komuniteti ndiqte gjithnjë këtë frymë – nga Komuniteti Ekonomik Evropian në 1957, krijimi i “Zonës Shengen” në 1985, Bashkimi Ekonomik dhe Monetar Evropian në 1990 deri tek tregu i brendshëm i përbashkët në 1993 dhe Traktati i Lisbonës, i cili është në fuqi që nga 2009. Gjithmonë masat kishin të bënin me lehtësimin e tregtisë dhe biznesit ndërkufitar, krijimin e rregullave të përbashkëta dhe kështu sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

Njëra Evropë dhe tjetra

Solidariteti si qëllim i BE-së nuk figuron në këtë koncept. Ekzistojnë fonde të ndryshme – shumë të pajisura me bujari – strukturore dhe rajonale të BE-së, nga të cilat vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht përfitojnë në veçanti. Sidoqoftë, qëllimi i tyre është që të harmonizojnë prodhimin dhe kushtet e jetesës brenda tregut të brendshëm. Edhe pse këto fonde mund të shihen si një veprim solidariteti, ato janë kryesisht instrumente të politikave ekonomike që i shërbejnë tregut.

Pika thelbësore është se të gjithë kanë përfituar nga kjo BE e orientuar nga biznesi që nga themelimi i saj (ose aderimi). Disa, natyrisht, pak më shumë (p.sh. Gjermania ose Holanda), të tjerët pak më pak. Por në fund të ditës, çdo vend është në gjendje më të mirë si anëtar i BE-së sesa jo si anëtar. Pavarësisht thënieve populiste, retorikave nacionaliste – përveçse në Britaninë e Madhe, për këtë fakt ka gjithashtu konsensus kudo. Prandaj pas negociatave për Brexitin – askush tjetër nuk dëshiron të largohet nga klubi. BE-ja si grup interesi ekonomik vazhdon të funksionojë.

Ekziston edhe një Evropë e dytë: “bashkësia e vlerave” për të cilën ka kaq shpesh përbetime. Por vetëm sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit ose mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave janë të dëshirueshme, por jo konstituive për BE-në. Në shumë shtete anëtare, ato bëjnë pjesë në vetëimazhin e shoqërisë – edhe pa BE-në. Tek të tjerë jo – megjithë anëtarësinë në BE.

Realitet evropian

Në veçanti, ato vlera që konsiderohen të rëndësishme për tregun mbrohen në nivelin e BE-së. Sepse askujt nuk i pëlqen të bëjë biznes me një shtet në të cilin gjykatat varen nga tekat e të fuqishmëve. Për shembull, Hungaria, Polonia dhe Kroacia tregojnë se liria e shtypit, për shembull, shpesh është dytësore. Atje, “standardet evropiane” shpesh interpretohen dhe përdoren në mënyrë arbitrare. Kjo mund të shihet edhe në mekanizmat e sanksioneve dhe dënimeve: Ndërsa shkeljet e rregullave të tregut sanksionohen shpejt me gjoba, në rast të shkeljeve të vlerave themelore, reagimet janë vetëm fjalime emocionale në Parlamentin Evropian. Kjo nuk ka pse të aprovohet, dhe mund të angazhohemi që kjo të ndryshojë. Por ky është realitet tradicional në Evropë.

Arbutina Zoran Kommentarbild AppZoran Arbutina

Solidaritet – deri ku?

Solidariteti është një nga këto vlera ideale. Ekziston një fond solidariteti në BE. Ai u krijua pas katastrofës së përmbytjeve të vitit 2002 për të ofruar ndihmë financiare për rindërtim në rast të ngjarjeve të mëdha natyrore. Obligacionet për Coronën nuk janë pjesë e kësaj marrëveshje. Gjithmonë mund të ketë mosmarrëveshje dhe diskutime nëse përbashkimi i borxhit është instrumenti i duhur për t’u dalë mbanë pasojave të krizës, ose nëse ka mundësi të tjera që janë po aq efektive – por përfshijnë më pak rreziqe. Të diskutosh për këtë në kategorinë morale të solidaritetit është e gabuar. Pavarësisht nga ajo që do të vendoset në fund – BE-ja nuk do të shpërbëhet për shkak të çështjes së obligacioneve të Coronës: “It’s the economy, stupid!”

Deutsche Welle

 

Pas

Pas alarmit se një infermiere u prek nga koronavirusi, dalin rezultatet e testeve për 90 persona në Berat

Para

Dhuna e policisë ndaj të miturit/ Revoltohet gazetarja: E pashë me sytë e mi, qava si fëmijë kur e morën zvarrë

Para
Dhuna e policisë ndaj të miturit/ Revoltohet gazetarja: E pashë me sytë e mi, qava si fëmijë kur e morën zvarrë

Dhuna e policisë ndaj të miturit/ Revoltohet gazetarja: E pashë me sytë e mi, qava si fëmijë kur e morën zvarrë

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar