• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

50 shqiptarë të vdekur nga COVID-19 në SHBA, ambasadorja tregon amanetin që u cua në vend për viktima

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Rasti i parë në botë/ COVID-19 transmetohet nga personi i vdekur, shkencëtarët befasojnë me zbulimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesja e Ambasadës shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber ka treguar se mbi 50 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve që ka shkaktuar me koronavirusi në SHBA.

Me një mesazh të ndjerë ajo është ndalur te disa prej tyre, që lanë pas edhe pengje nga kjo jetë.  Mes atyre që kanë ndërruar jetë janë Agron Vraja, anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe doktor Raif teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Ambasadorja thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë.





Por 4 prej tyre janë sjellë në Shqipëri që të prehen në atdhe, duke plotësuar amanetin e tyre, pasi kishin kërkuar që banesën e fundit ta kishin në atdhe.

Reagimi i plotë:

“Pavarësisht se Covid-19 ka filluar të humbasë fuqinë vepruese për këtë sezon, për disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët Amerikën e kanë parë gjithmonë si tokën e lirisë dhe të ëndrrave, kujtimet e kësaj periudhe do të jenë të dhimbshme. Është mbi 50 numri total i bashkëkombasve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë humbur betejën me virusin, duke kaluar edhe numrin total të vdekjeve në Shqipëri. Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet e thella dhe të sinqerta të gjithë familjarëve dhe miqve të tyre. Përveç dhimbjes së madhe, në shumë raste ata nuk kanë mundur as t’i thonë lamtumirën e fundit të dashurve të zemrës.

Ndërmjet tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Përveçse u larguan nga kjo jetë dhe askush nga të afërmit nuk mundi t’i qëndronte afër në momentet e vështira të sëmundjes, për shumë arsye, ata nuk mund të varroseshin në Nju Jork. Bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri. Disa ditë pas ngjarjes, Ambasada u njoftua se kthimi në Shqipëri i personave që kanë humbur jetën gjatë periudhës së pandemisë nuk po kryhej dot. Deri sa të hapeshin fluturimet normale me Europën kthimet ishin mision i pamundur.

Procedurat e kthimit të shtetasve, normalisht ndiqen nga familjarët, por këto nuk janë kohë të zakonshme. Ambasada Shqiptare në Uashington DC u angazhua menjëherë për të shfrytëzuar çdo hapsirë të mundshme. Ajo kontaktoi me një sërë institucionesh dhe koordinoi njëkohësisht me familjarët, Qeverinë Shqiptare, Ambasadën Italiane në Uashington DC, Konsullatën italiane në Nju Jork, drejtuesit e kompanisë Alitalia në Romë dhe në SHBA, drejtuesit e Air Albania, shtëpitë funerale në SHBA, Itali dhe Shqipëri, dhe me disa institucione të ndërmjetme që përgatisin dokumentacionin dhe lëshojnë lejet respektive me qëllim transferimin e trupave drejt Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë. Ndërsa sot, më 8 maj, trupat e Doktor Raifit, Gjekës, Agronit dhe Hamdiut kanë arritur në vendlindje dhe u varrosën në tokën shqiptare. Amaneti u krye! Unë munda të dërgoj një kurorë me lule në Lezhë, pranë varrit të Agronit. Do doja që këtë kurorë të mund ta çoja tek secili prej shqiptarëve që e humbën betejën me jetën këtë pranverë. I përjetshëm kujtimi i tyre.

Etiketa: ambasadorja e shqiperise ne shbashqiptare te vdekur nga covid
Pas

Nëntetarja e vrarë në Letoni/ Nëna tregon pengun: Kur të kthehej do të vishej nuse

Para

“E kam me dokumenta”, mjeku shqiptar tregon kurën që përdori për të mposhtur COVID-19

Para
Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

“E kam me dokumenta”, mjeku shqiptar tregon kurën që përdori për të mposhtur COVID-19

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar