• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tiranë/ Qëllon me armë pas sherrit me babain dhe kërcënon policinë, arrestohet 42-vjeçari

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Tiranë/ Qëllon me armë pas sherrit me babain dhe kërcënon policinë, arrestohet 42-vjeçari

FOTO ILUSTRUESE

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është shënuar një ngjarje e rëndë.

Mësohet se një 42-vjeçar pas konfliktit me të atin ka qëlluar me armë zjarri në banesë por pa pasoja.





Në momentin që ka mbërritur policia, i ka kërcënuar dhe ata duke thënë se nëse afroheshin do ti qëllonte.

Më pas 42-vjeçari është larguar nga banesa dhe u gjet në një godinë të braktisur.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën autori qëlloi në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë marrë njoftim se ne fshatin Bulticë, Njësia Administrative Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh. L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Shtetasi R. L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh. L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Pas

“A të dukem naj farë vajze?”Rudina Dembacaj nxjerr në video vjehrrin, ja çfarë i thotë babai i Mark Frrokut

Para

Meta sulmon drejtpërdrejt Ramën: Tërhiqu! Po shkel parimet themelore të shtetit demokratik

Para
Meta sulmon drejtpërdrejt Ramën: Tërhiqu! Po shkel parimet themelore të shtetit demokratik

Meta sulmon drejtpërdrejt Ramën: Tërhiqu! Po shkel parimet themelore të shtetit demokratik

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar