• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tenderi/ PD e kallëzoi, SPAK nis hetimin për ministren Olta Xhaçka

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Tenderi/ PD e kallëzoi, SPAK nis hetimin për ministren Olta Xhaçka
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë ditë pas kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike, SPAK ka nisur hetimet në lidhje me tenderin e ushqimeve të realizuar nga Ministria e Mbrojtjes me vlerë 1.5 milionë euro.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u kallzua penalisht në SPAK nga PD, e cila e akuzon për paracaktimin e fituesit.

Ndërsa ministrja Xhaçka i cilësoi akuzat të pabaza dhe kërkoi hetim sa më të shpejtë.

Ndër personat e kallëzuar nga PD, janë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

6 janë veprat penale të referuara në kallëzim, ku përfshihen “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se: Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë. Rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit.

Gjithashtu, në kallëzim evidentohet se kompania “EUROVIA” shpknj, nuk përmbush kriterin ligjor të eksperiencës së ngjashme ne fushën e furnizimit me produkte ushqimore në 3 vitet e fundit. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj “tregtimin e ushqimeve”, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:

1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë?

2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?” – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar. “Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, – thuhet në kallzimin e PD.

“Fakti që këto prokurime korruptive kryen në emër të nje pandemie të rendë që ka pllakosur globin e bën dhe më të rëndë koordinimin kriminal të këtyre shtetasve më qëllimin e vjedhjes dhe grabitjes të fondeve publike. Fakti që për 15 ditë nuk morën asnjë masë për t’u furnizuar me këto produkte, provon qëllimin kriminal për paracaktimin e fituesit të këtij tenderi”, thuhet në njoftimin e PD.

 

Etiketa: ministrja e mbrojtjesOlta Xhacka
Pas

Ekonomia pas epidemisë: Deti kos, apo reforma ekonomike të thella?

Para

Keni probleme me shtyrjen e këstit të kredisë? Rama: Ja ku të drejtoheni

Para
Keni probleme me shtyrjen e këstit të kredisë? Rama: Ja ku të drejtoheni

Keni probleme me shtyrjen e këstit të kredisë? Rama: Ja ku të drejtoheni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

nga ro ot
10:52 | 10/02/2026
0

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

nga Fast News
18:30 | 09/02/2026
0

Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

nga Fast News
18:15 | 09/02/2026
0

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

nga Fast News
17:39 | 09/02/2026
0

Recent News

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli: Starmer në Pekin për të rijetëzuar marrëdhëniet me Kinën

Draghi për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”

10:52 | 10/02/2026
Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

Shkencëtarët propozojnë ndërtimin e një “muri” 80 kilometra për të parandaluar shkrirjen e akullnajës gjigante

18:30 | 09/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar