• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Teleperformanca’ e pezullon nga puna, operatori rrëfen padrejtësinë: U vetëofrova të punoja nga shtëpia, nuk e firmosa shkresën se ishte absurde

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
‘Teleperformanca’ e pezullon nga puna, operatori rrëfen padrejtësinë: U vetëofrova të punoja nga shtëpia, nuk e firmosa shkresën se ishte absurde

Armando Ballaxhia

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasojat e karantinës dhe situatës së vështirë ekonomike janë ndjerë edhe në vendin tonë, ku shumë punonjës janë pezulluar nga puna pa asnjë shkak.

I tillë është edhe rasti i punonjësit të kompanisë “Teleperformanca” në Durrës, Armando Ballaxhia, i cili është pezulluar nga puna për shkak të koronavirusit. Në një intervistë për A2CNN, operatori deklaron se nuk ka mundur që të shkojë dot në punë për shkak të kufizimit të lëvizjes. Pas interesimit në kompani, i është siguruar se nuk do të ketë asnjë penalizim për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.



Megjithatë disa ditë më vonë, ai rrëfen se është thirrur në zyrën e burimeve njerëzore për të nënshkruar pezullimin e tij nga puna pasi kompania pretendonte se nuk ia mbulonte dot shpenzimet pasi të ardhurat ekonomike si pasojë e pandemisë ishin reduktuar.

Edhe pse ai është vetëofruar disa herë për të punuar nga shtëpia, sërish filiali i “Teleperformanca-s” në Durrës ka vendosur që ta pezullojë edhe pse kishin një marrëdhënie pune prej më shumë se katër vitesh. Ballaxhia ka treguar se nuk e ka firmosur shkresën duke iu bërë thirrje kolegëve që të bashkohen duke pretenduar se ka edhe shumë të tjerë si ai që janë pezulluar padrejtësisht nga puna.

“Quhem Armando Ballaxhia, prej 4 vite e gjysmë punoj tek Teleperformanca në Durrës. Nga data 10 marse kam pasur të pamundur që të shkoj në punë, duke marrë parasysh pamundësinë e lëvizjes duke qënë se banoj 8 kilometra larg. Kam arritur 2-3 herë që të marr leje dhe të interesohem.Kam diskutuar edhe me drejtuesit. të cilët i kam pyetur nëse do të kem penalizime. Dhe përgjigjia e tyre ka qënë momentalisht po shohim sigurinë dhe nuk e merr njeri parasysh punën. Jam ofruar që të punoj edhe nga shtëpi pasi kompania ua ka mundësuar disa personave që të punojnë nga shtëpia duke i pajisur me bazën materiale. Përgjigjia e tyre ka qënë se duhet të kisha një lidhje interneti. Bëra të mundur edhe lidhjen e internetit. Normalisht një kosto plus për mua pasi në këtë kohë paratë duhet t’i menaxhosh sa më mirë. U interesova tek kompania. Më 8 prill më morën në telefon dhe më thanë që të paraqitesha tek burimet njerëzore. U paraqita me idenë që kishte ardhur dhe radha ime për të punuar nga shtëpia. U shokova sepse më thanë një fletë dhe më thanë firmos se ky është një pezullim nga puna. Nuk pranova ta firmosja sepse m’u duk absurde, që kompania të hiqte operatorët nga puna. U largova i zhgënjyer pasi nuk e di nëse do të kem mundësi të përfitoj nga paga e luftës apo jo. Edhe sot që ka kaluar 1 javë kompania nuk na ka komunikuar asgjë në lidhje me situatën tonë sesi do të procedohet. Tek shkresa në një paragraf thuhet ndërpreje e kontratës dhe në një tjetër shkruhej pezullim deri në normalizimin e situatës. Gjithashtu thuhet se kontrata i rifiton të gjitha vlerat deri në komunikimin nga kompania. Kjo më duket absurde. Si unë janë edhe shumë kolegë të tjerë dhe po ndërmarrim edhe iniciativa. I bëj thirrje të gjithë kolegëve që të bashkohemi dhe ta bëjmë sa më të madhe kauzën tonë. Për muajin mars nuk e dimë sesi do procedohet. Nuk kam pasur mundësi ta kontrolloj. Shkresën e kompanisë nuk e firmosa pasi nuk m’u duk korrekt. Nuk pranova! Normalisht që parga ka goxha peshë. Jam i martuar dhe jam edhe babai i një vajze, dhe ato të ardhura kanë pasur goxha peshë,”-thotë ai në rrëfimin e tij.

 

Pas

“Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje…”/ Rama publikon të dhënat më të fundit për Covid-19 në botë dhe jep mesazhin e prerë

Para

“Fërkoj sytë mos jam në ëndërr!”/ Artan Fuga: Pse ata që janë të prekur me koronavirus duhet të largohen nga Shqipëria

Para
Ekonomia pas epidemisë: Deti kos, apo reforma ekonomike të thella?

"Fërkoj sytë mos jam në ëndërr!"/ Artan Fuga: Pse ata që janë të prekur me koronavirus duhet të largohen nga Shqipëria

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar