• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Të mbahet alarmi, derisa të…”/ Analisti Lubonja zbulon çfarë pritet të ndodhë dhe për sa kohë do vazhdojë virusi të jetë mes nesh

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Lubonja: “S’ka bir nëne që të më bindë”/ Ja në cilin sektor bëhet pastrimi i parave (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i njohur Fatos Lubonja në një lidhje me rubrikën “Opinion”, foli për rrezikun e përhapjes së COVID-19.

Duke u ndalur te masat shtrënguese, Lubonja tha se përmes karantinimit po luftohet epidemia, por jo virusi, i cili sipas tij, do vazhdojë të jetë mes nesh sepse të luftosh virusin do të thotë që të gjesh vaksinën, ose ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, virusi nuk na vret.





Pjesë nga biseda:

Në cilën fazë jemi?

Fatos Lubonja: Është e vështirë për ta ndarë me faza. Në një anë kemi rrezikun e virusit dhe nga ana tjetër rreziqet e tjera ekonomike. Neve na duhet të lundrojmë pa u përplasur, ose duke u dëmtuar sa më pak. Është akoma herët për të folur për një fazë dy. Mendoj se duhet të mbetet përqendrimi te rreziku i epidemisë, por duhet të kemi parasysh diçka, ajo që po bëjmë tani, kryesisht përmes karantinimit, është lufta me epideminë, jo me virusin. Ne po tentojnë të mos na shpërndahet virusi, por jo ta asgjësojmë atë.

Virusi do jetë mes nesh dhe sa kohë të jetë mes nesh është edhe pyetja e madhe, që lidhet me atë se diku kemi gabuar. Kur do të vijë momenti që të themi se virusi është mes nesh, por jo i rrezikshëm për të marrë jetë. Alarmi është i rëndësishëm të mbahet, por duhen pasur parasysh edhe dëmet që shkaktohen nga krahu tjetër, nga ekonomia, traumat psiqike, sëmundjet e tjera që mund të shkaktojë ky izolim, edhe ato mendore. I mbetet specialistëve që e njohin terrenin për ta përcaktuar më mirë.

A ka ardhur koha të hidhemi te hapi dy?

Kur them që ne po luftojmë epideminë, jo virusin, nënkuptoj që virusi do jetë mes nesh. Të luftosh virusin do të thotë që të gjesh vaksinën, ose ilaçe efektive, që edhe nëse infektohemi, virusi nuk na vret. Këtu të mos harrojmë se ka një problem, janë bërë testime të pjesshme vende vende, rezultatet janë të ndryshme. Problemi që mbetet është se përmes karantinimit ne po ruajmë njerëzit nga infektimi, pra shumica e jonë janë të paprekur nga infektimi, nuk e kanë imunitetin.

Edhe nëse na bëhet një testim, nuk e dimë se sa. Është sikur të kesh një fuçi baruti, ku fitili janë ata të sëmurët, që dalin dhe hedhin në erë fuçinë. Neve na duhet një imunitet, që pastaj të dalim të lirë. Kjo është pikëpyetje e madhe nëse ka apo jo imunitet nga ky virus dhe sa mund të zgjasë ai. Ndaj dhe lundrimi duhet të jetë i kujdesshëm për të krijuar mbijetesë.

Etiketa: Fatos Lubonjakoronavirusi
Pas

Kamioni përplas për vdekje të riun, pedagogu dedikim prekës: Studenti im i preferuar (Video)

Para

Kujdes! Mos planifikoni pushimet për 2020-ën, ja çfarë thotë kryetarja e Komisionit Europian

Para
Kujdes! Mos planifikoni pushimet për 2020-ën, ja çfarë thotë kryetarja e Komisionit Europian

Kujdes! Mos planifikoni pushimet për 2020-ën, ja çfarë thotë kryetarja e Komisionit Europian

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar