• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Suksesi i Koresë së Jugut ka një sekret: Ja si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID19

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
Suksesi i Koresë së Jugut ka një sekret: Ja si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID19

Gjenerali amerikan Robert Abrams

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Vepro herët, me të gjithë forcën”, kjo është këshilla që jep Gjenerali Robert Abrams për të luftuar koronavirusin. Ai është gjenerali më i lartë amerikan në Korenë e Jugut.

“Do të duket si reagim i tepruar, por një javë më pas, komuniteti yt do ta kuptojë, njësia juaj do ta kuptojë.”



Gjenerali Abrams, i cili foli njëherësh për Zërin e Amerikës dhe rrjetin televiziv CNN, komandon 28 mijë trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut.

Ishte komuniteti i parë amerikan në linjat e para të frontit kundër koronavirusit. Përpjekjet e trupave amerikane në Korenë e Jugut për të frenuar shpërthimin e epidemisë ofrojnë të mësime të rëndësishme në luftën globale kundër COVID-19.

Reagimi i shpejtë

Mësimi më i rëndësishëm, sipas zotit Abrams, është veprimi i menjëhershëm dhe i vendosur.

“Duhet vepruar me shpejtësi dhe fuqishëm që nga fillimi. Virusi ka ritme shumë të larta infektimi.”

Në Korenë e Jugut kjo është më e qartë se kudo tjetër. Ai vend njoftoi rastin e parë më 20 janar. Rastet mbetën relativisht të ulëta për disa javë, deri sa një grua 61 vjeçare, rasti i 31-të i konfirmuar në atë vend, mori pjesë në një grumbullim fetar pasi ishte infektuar me koronavirus.

Brenda një jave në Korenë e Jugut u rregjistruan mijëra raste me mbi gjysmën të lidhura me grupin fetar.

“Mjafton një njeri”, tha zoti Abrams, duke theksuar këtë rast, të ashtuquajturin pacientin 31 të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut ishte në gjendje të shuante infeksionin në grup, falë fushatës së saj për testime të vrullshme të koronavirusit, hetimeve për të përcaktuar prejardhjen e infeksionit dhe izolimin e individëve të përfshirë.

Deri tani, ushtria amerikane në Korenë e Jugut e ka shmangur “super përhapjen”. Deri të premten, vetëm 17 individë të lidhur me forcat amerikane në Korenë e Jugut, përfshirë dy pjestarë në uniformë, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lufta me vetëkënaqësinë

Ndërsa është shtuar numri i të infektuarve që kanë lidhje me ushtrinë amerikane gjatë javës së kaluar, zoti Abrams vuri në zbatim masa të reja të rrepta.

Në kampin “Humpreys”, baza më e madhe amerikane në Korenë e Jugut, jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Palestrat janë mbyllur, ndërsa janë pezulluar shërbimet me taksi dhe autobusë.

Në disa raste formohen rradhë jashtë dyqanit, pasi në të lejohen vetëm 100 njerëz njëherësh. Javën e kaluar, zoti Abrams deklaroi emergjencën e shëndetit publik, që i dha atij kompetenca më të larta për të vënë kufizime mes punonjësve civilë, kontraktorëve dhe familjeve të ushtarakëve. Ky veprim erdhi pasi një kontraktor amerikan u infektua me virus pasi kishte ngrënë në një restorant lokal, në kundërshtim me rregulloren.

“Beteja tani është në të vërtetë me vetëkënaqësinë për të garantuar që çdo individ të jetë vigjilent. Është e vështirë brenda një komuniteti, por ajo që njerëzit duhet të kuptojnë rreth këtij armiku është se mjafton që një personi vetëm të mos ndjekë udhëzimet. Kjo vë në rrezik shëndetin e të gjithë të tjerëve, që do të ishte pothuajse i menjëhershëm”, tha Gjenerali Abrams.

Gatishmëria ushtarake

Aktivitetet e lidhura me misionin kanë ndryshuar. Mekanikët e mjeteve ajrore, për shembull, janë ndarë në ekipe.

“Nëse një individ brenda një skuadre sëmuret, të gjithë mekanikët e tjerë nuk do të ndikohen.”

Gjenerali thotë se kështu është vepruar edhe për pilotët të cilët janë grupuar në vend të ndryshimit të orareve, duke e bërë më të lehtë zbulimin e rrugëve të infeksionit, nëse lind nevoja.

Këto masa mund të ndikojnë tek gatishmëria ushtarake, kryesisht nëse ato zgjasin për një kohë të gjatë, thotë zoti Abrams. Ai shpreh besimin se mund të gjendet ekuilibri mes gatishmërisë luftarake dhe sigurisë shëndetësore.

“Ende po kryejmë fluturime për zbulimin, përgjimin dhe mbledhjen e informacioneve. Helikopterët tanë ende fluturojnë dhe po zhvillojmë trajnime rutinë. Na është dashur të bëjmë disa përshtatje por jemi të gjithë të aftë të bëjmë detyrën.”

Ushtria amerikane duhet të përballet me koronavirusin dhe në të njëjtën kohë të mbajë nën vëzhgim Korenë e Veriut. Ky kërcënim u theksua muajin e kaluar kur Koreja e Veriut testoi një numër rekord raketash me rreze të shkurtër veprimi.

Sfidat e tjera

Situata në terren është ndërlikuar edhe më tej këtë javë pasi ushtria amerikane liroi përkohësisht 4 mijë punonjës civilë jugkoreanë, në mes të

negociatave të bllokuara ushtarake për ndarjen e kostos mes Uashingtonit dhe Seulit.

“Kam bërë telefonata dhe komunikuar në email me Uashingtonin gjatë gjithë kohës”, tha zoti Abrams lidhur me bisedimet për ndarjen e kostos të udhëhequra nga Departamenti i Shtetit për palën amerikane.

I pyetur nëse ushtria është në gjendje të përballojë lirimin e përkohëshëm nga puna të punonjësve civilë lokalë, duke patur parasysh edhe situatën me koronavirusin, zoti Abrams u përgjigj: “Nuk kam rrugë tjetër. Kjo është pjesë e detyrave dhe përgjegjësive tona.”

Drejt së ardhmes

Kur kanë kaluar afro dy muaj nga shpërthimi i koronavirusit në Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e mirë e botës tani po nxjerrin të njëjtat mësime si ato në Korenë e Jugut.

Një mësim i rendësishëm është se edhe kur duket se virusi është frenuar, beteja nuk ka marrë fund. “Nuk jam për të ulur kurbën, por për ta sheshuar plotësisht atë”, tha Gjeneral Abrams. VOA

Etiketa: Gjenerali amerikankorea e jugutkoronavirusi
Pas

Sot Shqipëria në shtetrrethim, por të hënën me rregulla të reja: Ja kush do ndëshkohet me burg

Para

“Të mos e harrojmë përsëri nesër” Shqipëria në izolim, Rama e nis ditën me një mesazh të rëndësishëm (VIDEO)

Para
“Të mos e harrojmë përsëri nesër” Shqipëria në izolim, Rama e nis ditën me një mesazh të rëndësishëm (VIDEO)

“Të mos e harrojmë përsëri nesër” Shqipëria në izolim, Rama e nis ditën me një mesazh të rëndësishëm (VIDEO)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar