• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Siguria tek fasonët/ Gjika: Shteti të mbulojë kostot; Ceko: Më shumë kontrolle

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Siguria tek fasonët/ Gjika: Shteti të mbulojë kostot; Ceko: Më shumë kontrolle

Nënkryetari i Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, Gjergji Gjika, Eksperti Enriko Ceko dhe gazetarja Aurora Sulçe

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet e vatrave të infektimit në disa fabrika veshjesh dhe këpucësh, e kanë vendosur biznesin fason në qendër të debateve për sigurinë shëndetësore.

Sipas nënkryetarit të Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, Gjergji Gjika, subjektet që kanë rezultuar me shkelje është e drejtë të ndëshkohen. Por, nga ana tjetër, sipas Gjikës, autoritetet duhet të përcaktojnë qartë rregullat që duhen zbatuar, ndërsa qeveria duhet të marrë parasysh edhe kostot e larta që lindin nga këto masa.

“Thuhet që ambienti duhet të dezinfektohet dy herë në ditë. Një ambient si i joni ka një kosto disa qindra euro për një dezinfektim. Po ta shumëzosh me dy herë në ditë dhe 30 ditë që ka muaji, ju e kuptoni koston. Një tjetër problem është kufizimi i punonjësve nëpër makinat e punës. Shteti i ka ndaluar veprimtarinë si shërbimi urban, nuk funksionojnë. Ne me të gjitha këto makina që kemi i çojmë punëtorët nëpër shtëpia dhe i marrim mbrapsht, shpenzimet i paguajmë vetë. Tani ne duhet të trefishojmë apo katërfishojmë këto makina. Prapë një kosto shtesë. Në çdo shtet normal këto kosto të jashtëzakonshme për këto subjekte në punë, i përballon shteti”, u shpreh Gjika.

Eksperti Enriko Ceko ndan mendimin se përgjegjësia për zbatimin e rregullave të sigurisë bie te shteti, që inspektimet i ka përqendruar tek kompanitë e rregullta në kryeqytet, duke lënë dorë të lirë në rrethe.

“Është shteti ai që duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë në rastet e ngjarjeve të kësaj natyre. Në rastin konkret duket që kemi një problem në zonën e Krujës dhe jo në kompanitë fason. Në Shqipëri, në të gjithë kompanitë, edhe në sektorin publik, mungon respektimi i standardit për shëndetin dhe sigurinë në punë”, deklaron Ceko.

Fasonistët kërkojnë në këtë moment nga qeveria të vendosë nëse fabrikat e tyre duhet të punojnë ose jo dhe të marrë përsipër dezinfektimin e rregullt të ambienteve dhe çdo shpenzim tjetër për masat mbrojtëse./A2CNN

 

Etiketa: Aurora SulçeFasonëtGjergji GjikaSiguria
Pas

Degjeneron përplasja mes Skënder Bratajt dhe mjekut Allkja, kreu i Urgjencës i nxjerr Sms-të: Ky antikomunist i tmerrshëm që spiunon kolegët për…

Para

“Më thanë se vetëm po të isha duke vdekur do shkoja në urgjencë”/ Flet nga spitali shqiptari i prekur nga Covid-19, mjeku infeksionist i tregon…

Para
“Më thanë se vetëm po të isha duke vdekur do shkoja në urgjencë”/ Flet nga spitali shqiptari i prekur nga Covid-19, mjeku infeksionist i tregon…

“Më thanë se vetëm po të isha duke vdekur do shkoja në urgjencë”/ Flet nga spitali shqiptari i prekur nga Covid-19, mjeku infeksionist i tregon...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
10:41 | 03/11/2025
0

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

nga Fast News
09:59 | 03/11/2025
0

Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani

Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani

nga Fast News
09:57 | 03/11/2025
0

Recent News

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

10:56 | 03/11/2025
Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

10:41 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar