• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtohen dyshimet për ‘manipulimin’ e numrit të vdekjeve nga koronavirusi

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shtohen dyshimet për ‘manipulimin’ e numrit të vdekjeve nga koronavirusi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kastriot Islami

A është “manipuluar” numri i vdekjeve nga COVID-19 në Shqipëri? Askush s’dëshiron që numri i vdekjeve të rritet, madje të gjithë dëshirojnë që kjo shifër të ulet e të shkojë drejt zeros sa më shpejt… Por ndërkohë të gjithë duan të dinë të vërtetën, pra nuk duan që kjo shifër të ulet duke e manipuluar…





Në botën e zhvilluar po punohet intensivisht në tre drejtime: i) zbulimi i vaksinës, e cila do të jepte, pavarësisht dyshimeve eventuale, një mundësi të artë për ta çuar me kalimin e kohës shifrën e vdekjeve drejt zeros; ii) zbulimi i një medikamenti apo kombinim medikamentesh për trajtimin e pasojave të COVID-19 me synimin për të ulur dhe madje zeruar shifrën e vdekjeve; iii) kthimin progresiv të vendeve në normalitet duke bashkëjetuar për njëfarë kohe me virusin. Pavarësisht këtyre masave, shifra e vdekjeve, në pothuajse të gjithë vendet e planetit, është ende relativisht e “lartë”. Fatkeqësisht, në datën 25 prill 2020, numri i vdekjeve në planet e kaloi shifrën e 200 mijë vetëve, shumica e të cilave kanë ndodhur në Evropë e SHBA.

Ka një tregues që përkufizohet si numri i vdekjeve për 100 të infektuar nga COVID-19; ky tregues quhet Case Fatality Rate dhe shënohet CFR. Matematikisht ky tregues në % llogaritet duke pjesëtuar shifrën e të infektuarve me shifrën e vdekjeve. Konkretisht CFR=(numri i vdekjeve)/(numri i të infektuarve)*100.

Si ka ndryshuar CFR gjatë dhjetë ditëve të fundit, pra nga 16-25 prill 2020, në vendet evropiane e SHBA? (shih grafikun)

Gjermania, ndonëse ka shifrën më të ulët të vdekjeve mes vendeve evropiane, karakterizohet nga rritja më e lartë e CFR gjatë këtyre 10-ditëve, prej 27,6%. I vetmi vend evropian që ka ulje të lehtë të CFR është Spanja(-1%); madje edhe Italia që ka dalë nga faza e “pikut” të vdekjeve, gjatë këtyre dhjetë ditëve karakterizohet nga një rritje e CFR prej rreth 16,0%. Edhe Koreja e Jugut, që është kthyer pothuajse në një situatë normaliteti, e me numër shumë të ulët vdekjesh ditore (pothuajse zero) karakterizohet nga një rritje e CFR prej 3,8% gjatë këtyre dhjetë ditëve.

Edhe në të gjithë vendet e Ballkanit, përveç Shqipërisë, vihet re një rritje e lehtë apo relativisht e lartë e CFR. Konkretisht rritjen më të lartë të CFR e ka Mali i Zi me 42%. Dhe rritjen më të ulët e ka Serbia me 0,2% (shih grafikun), vendet e tjera të BP kanë vlera të ndërmjetme të CFR.

Ajo që bie në sy dhe përbën “çudi” është se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe Ballkan që ka një ulje të CFR prej 25,9%???!!! Për më tepër kjo ndodh ndërkohë që Shqipëria nuk zotëron një sistem shëndetësor më të zhvilluar e performant sesa Gjermania, Franca, Italia, Anglia apo SHBA…! Po ashtu nuk mund të cilësohet një vend që të mendohet se e ka hedhur pas shpine këtë epidemi, apo të jetë në një fazë më të avancuar sesa Koreja e Jugut. Apo të ketë mbyllur fazën e shifrave të larta të vdekjeve si Italia apo Spanja? Po ashtu, as mund të mendohet se ka kushte klimaterike të ndryshme e më favorshme përsa i përket veprimit të COVID-19, nga vendet e tjera të Ballkanit?

Atëherë shtrohet pyetja: Si shpjegohet që vetëm në Shqipëri, CFR ka pësuar një ulje kaq të lartë, me gati një të katërtën e vlerës së saj në dhjetë ditë???!!!

Mbetet të hetohet, ndërkohë që dyshimet për “manipulim” të numrit të vdekjeve që për dhjetë ditë pothuajse ka mbetur i pandryshuar, dhe rritjes së lartë të shifrës së të infektuarve (nga Edi Rama thuhet se të gjithë infektuarit e rinj janë asimptomatikë??!!, kjo është një çudi tjetër që rritja prej rreth 40 përqind e shifrës të të infektuarve rezulton e gjitha me asimptomatikë?!), ndërkohë që duket e habitshme sepse Shqipëria është vendi më izoluar në planet dhe me masat më drastike në botë, me përdorim ekstrem të policisë e të ushtrisë, me shtrirje të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 qershor, pra më shumë se 4 muaj si asnjë vend tjetër…?!/syri.net

Etiketa: Kastriot Islamivdekjet nga koronavirusi
Pas

E gjitha bota nën pushtetin e COVID-19, por ka edhe një vend që nuk është prekur nga virusi

Para

A është arritur piku i COVID-19 në Shqipëri? Specialistja e ISHP ka një lajm të keq…

Para
E bujshme, OBSH zgjedh Shqipërinë për studiuar kurën ndaj COVID-19

A është arritur piku i COVID-19 në Shqipëri? Specialistja e ISHP ka një lajm të keq...

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar