• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pyetësori tek kompanitë prodhuese: Përkeqësohet gjendja, 65,1% të pakënaqur nga paketat e qeverisë

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Pyetësori tek kompanitë prodhuese: Përkeqësohet gjendja, 65,1% të pakënaqur nga paketat e qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Situata me koronavirusin ka krijuar një gjendje alarmante në sektorin prodhues. Në pyetësorin e dytë të zhvilluar nga Shoqata e Prodhuesve, të siguruar në mënyrë ekskluzive nga A2, 100 kompani të mesme dhe të mëdha evidentojnë një përkeqësim të situatës së tyre, çka reflektohet më pas në aftësitë paguese ndaj punonjësve dhe në detyrimet ndaj shtetit.

45% e kompanive të pyetura deklarojnë se nëse bllokimi vazhdon, atëherë do të kenë mundësi që ta mbajnë hapur aktivitetin vetëm për 1 muaj. 54.7% e kompanive të pyetura, janë përgjigjur se ndikimi i pandemisë së COVID 19 në biznesin e tyre ka qenë shumë negativ.



Aktualisht, 76.7% e kompanive të pyetura shprehen se po punojnë me kapacitet të kufizuar, ndërsa 16.3% janë mbyllur tërësisht. Kompanitë e anketuara vlerësojnë se tre problemet kryesore, me të cilat përballen aktualisht janë mungesa e likuiditetit, mungesa e klientëve dhe ulja e prodhimit.

74% e kompanive deklaruan se për marsin, të ardhurat e tyre ranë me më shumë se 70%, ndërsa në prill numri i bizneseve që raportojnë një përkeqësim të fianncave të tyre u rrit deri në 84% të totalit të kompanive të pyetura.

Pjesa më e madhe e kompanive të pyetura deklarojnë se për marsin I kanë paguar punonjësit e tyre, por 33% e tyre, shtojnë se mund ta garantojnë fondin e pagave vetëm për 1 muaj.

87.7% e kompanive të pyetura përgjigjen se ka një rënie të ndjeshme të numrit të kontratave dhe anullim në masë të kontratave dhe porosive për muajt në vijim.

Prodhuesit janë të pakënaqur edhe nga paketat financiare të qeverisë. Pyetjes “Sa i kënaqur jeni me paketën e ndërhyrjes në ekonomi të qeverisë për përballjen e pandemisë Covid-19”, 65.1% janë përgjigjur negativisht.

Pjesa më e madhe e kompanive të anketuara shpjegojnë se masat ekonomike ofrojnë lehtësim shumë të kufizuar ndaj vështirësive të biznesit. 57% e bizneseve deklarojnë se do të përfitojnë nga garancia sovrane e qeverisë për të kërkuar kredi në bankë dhe 43% shprehen se nuk do të aplikojnë./A2CNN

Etiketa: koronavirusiSektori Prodhues
Pas

Lufta ndaj koronavirusit në Shqipëri / Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë: Ja çfarë do të ndodhë pas dy javësh

Para

“Nuk e them këtë për të shitur mend”/ Pipero tregon si ka ofruar mjekime në Amerikë nga Shqipëria: Më kanë telefonuar mjekë

Para
“Koronavirusi fut organet në kolaps”/ Mjeku infeksionist: Prek mushkëritë, veshkat, mëlçinë dhe i nxjerr jashtë funksionit

“Nuk e them këtë për të shitur mend”/ Pipero tregon si ka ofruar mjekime në Amerikë nga Shqipëria: Më kanë telefonuar mjekë

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar