• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Orges Bilbili nuk ishte vetëm” Hoxha flet për ngjarjen në Tiranë: Ja kush ishte bashkëpunëtori, u zhduk dhe pse në kërkim

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Orges Bilbili nuk ishte vetëm” Hoxha flet për ngjarjen në Tiranë: Ja kush ishte bashkëpunëtori, u zhduk dhe pse në kërkim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka folur mbi ngjarjen në Tiranë katër ditë më parë, ku Orges Bilbili, anëtar i bandës së Lushnjes, u plagos dhe më pas u arrestua nga policia, pasi kundërshtoi urdhërin për të ndaluar.

Në një lidhje me programin “Opinion”, Hoxha u shpreh se në momentin që Bilbili ka dalë nga shtëpia ka përshkrur një tunel dhe ky fakt duket nga kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia.



Ai ka shtuar se Bilbili ka marrë plagë edhe në bark.

Ndër të tjera Artan Hoxha ka thënë se Bilbili nuk ishte vetëm ditën e ngjarjes por me një person tjetër, bashkëpunëtorin e tij Anterio Kaloshi, ku kanë dalë dhe të dy nga banesa.

“Ditën e ngjarjes Orgest Bilbili dhe një person i tjetër, i cili është personi i tretë i masakrës së Lushnjes, Anterio Kaloshi, jo më kot nuk thoshin se kanë qenë tre autorë në ngjarje, pra kanë qenë Laert Haxhiu, Antireo Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Ata kanë dalë të dy nga banesa, që nuk kanë shumë kohë që e kanë marrë, sipas hetimeve kanë 2 ose 3 javë që e kanë marrë atë banesë do të thotë se ata kanë qëndruar në Shqipëri dhe Policia po i kërkonte në vend tjetër dhe ata rastësisht kanë rënë në pritë me policin. Ata kanë dalë nga banesa, ka një tunel kur ata dalin nga banesa duket dhe nga kamerat që ka sekuestruar policia. Në momentin që ka dalë në rrugë Orgest Bilbili ka rënë sy për një fakt.

Atë ditë ka qenë nxehtë, ai nuk ka pasur kapele në kokë, por një bluzë me kapuç dhe kapuçi që ka patur në kokë ka tërhequr vëmendjen e policit. Në momentin që polici që u ka bërë shenjën që të ndalojnë në mënyrë që tu kërkonte lejen e lëvizjes së tyre, atëherë ata janë ndarë. Orgest Bilbili ka vazhduar drejtimin në të cilin është gjetur i plagosur, ndërkohë personi tjetër Anterio Kaloshi ka marrë drejtimin e kundërt dhe është zhdukur dhe pse është person në kërkim.

Në momentin që polici i është afruar dhe ka këmbëngulur për ta kontrolluar, Orgest Bilbili i ka bërë të qartë që të mos i afrohej sepse ai mund ta qëllonte dhe në momentin që ka futur dorën në çantë, ka pasur një pistoletë Berreta me fishekë në gojë e bërë gati për qitje. Në atë moment nuk e di në çfarë rrethanash, atij i ka rënë pistoleta nga dora, dëshmitarët e ngjarjes nuk kanë pasur të qartë se kush qëlloi policia apo Bilbili. Polici ka tentuar të qëlloi në ajër.

Policia po ta dinte se kishte të bënte me një person me rrezikshmëri të lartë do njoftonte për përforcime pasi rrezikonte veten dhe personat e tjerë. Polici ka vepruar me iniciativë duke mos e ditur se me kë kishte të bënte dhe nga ana tjetër deri në momentin e fundit ka dyshuar se një polic i vetëm mund ta arrestonte atë. Policia e ka qëlluar predha e ka marrë diku afër mesit, dëmtimin e ka në pjesën e barkut. Në momentin që ka shkuar në vendin e ngjarjes policia nuk e dinte me kë kishte të bënte sepse nuk kishte mjet identifikimi,” deklaroi Hoxha.

 

Etiketa: artan hoxhaorges bilbili
Pas

“Nuk do të tolerohen!” Rama bën paralajmërimin e fortë për të gjithë shoferët

Para

Ndryshon vendimi/ Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë qiratë për dy muaj

Para
Ndryshon vendimi/ Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë qiratë për dy muaj

Ndryshon vendimi/ Të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë qiratë për dy muaj

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar