• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

OBSH bën paralajmërimin e fortë për rrezikun që po i kanoset njeriut bashkë me pandeminë: Mund të ketë efekte…

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
OBSH bën paralajmërimin e fortë për rrezikun që po i kanoset njeriut bashkë me pandeminë: Mund të ketë efekte…

Foto ilustruese

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetit ka ngritur alarmin se një numër i madh ilaçesh të rreme po shiten sikur janë efikase për të trajtuar koronavirusin.

Kjo qasje është në shumë vende dhe OBSH ka bërë thirrje se përdorimi i tyre mund të ketë edhe “efekte anësore”, raporton BBC.



Një ekspert paralajmëroi për “një pandemi paralele, për produkte nën standarde dhe të falsifikuara”.

Në të gjithë botën, njerëzit po grumbullojnë ilaçe bazë. Sidoqoftë, me dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të furnizimeve mjekësore si Kina dhe India që janë në izolim tashmë, kërkesa tani tejkalon furnizimin dhe qarkullimi i medikamenteve false është në rritje.

Në javën kur OBSH e shpalli koronavirusin një pandemi, Operacioni Pangea, njësia globale e luftës kundër krimit farmaceutik, bëri 121 arrestime në 90 vende, duke rezultuar se sekuestrimi i ilaçeve të rrezikshme ishte me vlerë mbi 14 mln dollarë.

Nga Malajzia në Mozambik, oficerët e policisë konfiskuan dhjetëra mijëra maska të skaduara dhe ilaçe të rreme, shumë prej të cilave mendohet se kurojnë koronavirusin e ri.

“Tregtia e paligjshme e artikujve të tillë të falsifikuar mjekësorë gjatë një krize të shëndetit publik, tregon një mospërfillje totale për jetën e njerëzve,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.

Sipas OBSH-së, tregtia e gjerë e ilaçeve të falsifikuara, e cila përfshin ilaçe të cilat mund të jenë të kontaminuara, përmbajnë përbërës të gabuar ose jo aktiv dhe kjo vlen më shumë se 30 bilion dollarë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Industria farmaceutike globale vlen më shumë se 1 trilion dollarë. Zinxhirët e gjerë të furnizimit shtrihen gjatë gjithë rrugës nga prodhuesit kryesorë në vende të tilla si Kina dhe India, te depot e paketimit në Europë, Amerikën e Jugut ose Azi, deri tek shpërndarësit që dërgojnë ilaçe në çdo vend të botës.

Disa ndërmarrje farmaceutike në Indi thanë se ata tani veprojnë me 50-60% të kapacitetit të tyre normal. Ndërsa kompanitë indiane furnizojnë 20% të të gjitha ilaçeve themelore në Afrikë, kombet atje po preken në mënyrë të shpejtë nga koronavirusi i ri.

Ephraim Phiri, një farmacist në kryeqytetin e Zambisë Lusaka, tha se ai tashmë po ndjehej i frikësuar.

“Ilaçet tashmë po mbarojnë dhe ne nuk po i ri zëvendësojmë ato. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë. Është vërtet e vështirë të marrësh furnizime, veçanërisht ilaçe thelbësore si antibiotikë dhe antimalarikë,” thekson Phiri.

Prodhuesit dhe furnitorët po luftojnë gjithashtu pasi përbërësit e papërpunuar për prodhimin e tabletave tani janë më të shtrenjta dhe disa kompani thjesht nuk mund të përballojnë dot tregun e ri.

Një prodhues në Pakistan tha se ai kishte blerë elementët e papërpunuar për një ilaç antimalarik të quajtur hidroklorurinë, për rreth 100 dollarë 1 kilogram. Por sot, kostoja është rritur në 1150 dollarë për një kilogram. Me një numër në rritje të vendeve që hyjnë në bllokim, nuk është vetëm zvogëlimi i prodhimit që është problematik, por është edhe rritja e kërkesës, pasi njerëzit në mbarë botën që janë në ankth grumbullojnë ilaçet thelbësore për shëndetin.

Ekspertët thonë se ky kombinim është një paqëndrueshmëri e furnizimit të dobët dhe kërkesës së rritur që ka bërë që OBSH të paralajmërojë një rritje të rrezikshme në prodhimin dhe shitjen e ilaçeve të rreme.

Etiketa: IlaçekoronavirusOBSH
Pas

Pesë vite më parë parashikoi koronavirusin/ Bill Gates surprizon sërish, ja çfarë pritet në të ardhmen

Para

“Lekët që i jep në mëngjes i merr në darkë”/ Ish-deputeti tregon shifrat: Ja pse do ju mbeten vetëm 2 mijë lekë fitim

Para
Samiti në Poloni, flet ish-deputeti Agron Shehaj: Ja cila është arsyeja pse BE nuk i dha Shqipërisë asnjë qindarkë

“Lekët që i jep në mëngjes i merr në darkë”/ Ish-deputeti tregon shifrat: Ja pse do ju mbeten vetëm 2 mijë lekë fitim

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar