• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Nuk ka siguri as për korrikun, sa mund të zgjasë izolimi për të moshuarit dhe të semurët

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Nuk ka siguri as për korrikun, sa mund të zgjasë izolimi për të moshuarit dhe të semurët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se për t’i mbrojtur të moshuarit nga virusi Corona, për ta masat e izolimit mund të zgjaten të deri në fund të vitit. Po ashtu sipas saj masat e izolimit mund të zgjaten dhe për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

“Unë e di se kjo është e vështirë dhe izolimi është një barrë, por kemi të bëjmë me një çështje jete ose vdekjeje dhe ne duhet të vazhdojmë të tregohemi të disiplinuar dhe të durueshëm. Kurse fëmijët dhe të rinjtë do të gëzojnë më herët më shumë liri lëvizjeje.” tha Ursula von der Leyen.

Jo plane për pushimet verore

Von der Leyen u rekomandon gjithashtu qytetarëve që të mos fillojnë të bëjnë plane apo të rezervojnë pushimet verore, sepse “për momentin askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrikun dhe gushtin.”

Ajo shtoi gjithashtu se shpreson që së shpejti ndonjë laborator evropian të zbulojë një vaksinë. “Pa pasur ende një vaksinë, ne duhet të kufizojmë sa më shumë kontaktet e mundshme me të moshuarit,” tha Presidentja e Komisionit Evropian për gazetën gjermane “Bild”.

Shumica e gjermanëve në favor të maskave

Shumica e gjermanëve janë pro që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme — të paktën në disa vende — për të ofruar në këtë mënyrë mbrojtje kundër virusit Corona. Sipas një sondazhi të YouGov 33% e të intervistuarve mbështesin kërkesën që maskat të mbahen në supermarkete, dhe 21% mbështesin madje idenë që masat të mbahen kudo në hapësira dhe mjedise publike. Kundër detyrimit për të mbajtur maskë pavarësisht se ku janë 37% e të intervistuarve dhe 9% nuk u shprehën se nuk janë as po a kundër.

Austria e ka shpallur të detyrueshme mbajtjen e maskave në supermarkete që në fund të muajit mars. Kurse në Gjermani mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme, me përjashtim  të qytetit Jena në landin e Tyringjisë.

Gjoba në Austri

Ndërkohë policia në Austri ka nisur gjobitjen e shkelësve të rregullit për mbajtjen e maskave. Njerëzit që nuk mbajnë maskë apo shall për të mbuluar gojën dhe hundën në hapësira publike gjobiten me 25 euro. Ata që kapen duke shkelur rregullat e tjera të karantinës, si p.sh. vajtje për vizitë apo zona të shpallura nën karantinë, do të gjobiten me 50 euro./dw

Pas

Disa janë mbi 70 vjeç dhe salla është e mbyllur, deputeti ngre alarmin për seancën plenare të së enjtes

Para

1 javë në kujdes intensiv, kryeministri britanik del nga spitali

Para
Zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

1 javë në kujdes intensiv, kryeministri britanik del nga spitali

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar