• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

21 grupime biznesi reagojnë ashpër ndaj Erion Braçes: Nuk jemi gjakpirësi i popullit, por kali që tërheq karrocën e ekonomisë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
21 grupime biznesi reagojnë ashpër ndaj Erion Braçes: Nuk jemi gjakpirësi i popullit, por kali që tërheq karrocën e ekonomisë

Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe.

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup prej 21 shoqatash biznesi reagojnë ashpër ndaj deklaratave të zv/kryeministrit të vendit Erion Braçe, duke theksuar se zyrtari i dytë më i lartë i qeverisë i fryn ndezjes së konfliktit social.

Sipas deklaratës, është e vërtetë që disa biznese i mbajnë punonjësit në të zezë, por kjo ka ndodhur kur vetë shteti është bashkëpunëtor.



Përfaqësuesit e biznesit shprehen se akuzat kolektive të zëvendës-kryeministrit janë të papranueshme dhe fyese për sipërmarrjet që respektojnë ligjin.

 

Deklarata e plotë e shoqatave të biznesit kundër zv/kryeministrit Erion Braçe:

“Zyrtari i dytë më i lartë i qeverisë, vetë zëvendës kryeministri i vendit, Z. Erjon Braçe, u shfaq sërish me qëndrime publike shumë agresive ndaj biznesit. Në dukje, në mbrojtje të punëtorëve, ai i fryn fort ndezjes së një konflikti social. Këto qëndrime duatrokiten fort në Shqipëri dhe vende të tjera të varfëra, ku sundon mendimi se dikush është i varfër, ngaqë dikush tjetër është i pasur. Aq më shumë kur ato vijnë nga një zyrtar i lartë. Sepse, në Shqipëri, ende, sipërmarrësi apo kapitalisti, ashtu si në komunizëm, shikohet si “gjakpirës”, “shfrytëzues”, “i pashpirt”. Pra fiks si barbar, ashtu siç thotë edhe z.Braçe.

 

Ne jemi të shtrënguar të reagojmë pas këtyre deklarimeve, për shkak se kjo tashmë nuk është një lajthitje, apo një deklaratë mitingjesh politike, por është një qëndrim i përsëritur i zotit Braçe.

Ne jetojmë në të njëtin vend dhe jemi pjesë e të njëjtës shoqëri si dhe zoti Braçe. Por realitetin e njohim shumë më mirë se ai.

PO, është e vërtetë se ka sipërmarrës që kanë abuzuar me punën e zeze. Kjo ka ndodhur dhe ndodh kur vetë shteti eshtë bashkëpunëtor me këtë model sipërmarrjeje.

Është e vërtetë se ka patur e ka sipërmarrës që i keqpaguajnë dhe nuk deklarojnë punëtorët, por gjithmonë me bekimin e “padronit” bashkëpunëtor, që janë institucionet ligjzbatuese publike.

Po ashtu, është e vërtetë se shumë sipërmarrës të ndershëm thyejnë kokën përballë konkurencës të atyre sipërmarrësve që favorizohen nga zyrtarët e korruptuar,

Ne si përfaqësues të sipërmarrjes së ndershme, kemi mbështetur çdo nismë të qeverisë shqiptare në luftën kundër informalitetit. Jemi kundër çdo modeli sipërmarrjeje që shkel ligjin dhe cënon liritë e të drejtat e njeriut.

Problemi është se zoti Braçe nuk flet si zëvendës kryeministër, sepse Zv/Kryeministri flet me emra, flet me fakte, flet me numra, me shifra dhe mban qëndrime, propozon ligje dhe akte nënligjore për të mbrojtur të dëmtuarit nga sipërmarrësit dhe zyrtarët e korruptuar. Z.Braçe bën akuza kolektive kundër sipërmarrësve, duke ngritur një frymë urrejtjeje dhe revolte, jo vetëm të panevojshme, por shumë të dëmshme për situatën që po përjeton Shqipëria dhe mbarë njerëzimi.

Zoti Braçe, na drejtohet duke na thënë: Urdhëroni, bëjeni atë biznes pa punëtorë. Jo, zotëri, biznesi nuk bëhet pa punëtorë.

Por, urdhëro edhe Ti zoti Braçe, bëje ekonominë pa sipërmarrjen private. Megjithë dëshirën e ndokujt për të rieksperimentuar në modele ekonomike, çdo shqiptar e di mirë se çfarë solli modeli 45 vjeçar i komunizmit.

Sipërmarrja private zoti Braçe është punëdhënësi më i madh. Është edhe kontriburesi më i madh në ekonominë kombëtare dhe në arkën e shtetit. Ndërsa shteti duhet të miratojë ligje dhe të kontrollojë zbatimin e tyre, për të rregulluar marrëdhëniet e punës mes biznesit dhe punëtorit, si dhe mes biznesit dhe shtetit.

Kaq zoti Braçe!

Nëse kjo nuk ka funksionuar, nuk është faji i biznesit të ndershëm, por i shtetit me bashkëpunëtorët e informalitetit dhe evazorëft fiskalë.

Sot biznesi ka nevojë për tu mbështetur që të mos rrëzohet nga kriza, dhe nuk ka nevojë për thirrje revolucionare që “proletarët” tiu vënë flakën magazinave. Sepse biznesi nuk është balena e dhjamur, që kur ngec në breg, të gjithë sulen të shkisin çtë munden për të mbushur stomakun para dimërimit.

Kjo deklaratë është reagim i organizatave të biznesit:

  • Forumi Ekonomik Mbarë-Shqiptar
  • Shoqata e Operatorëve Turistikë
  • Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
  • Dhoma e Fasonëve të Shqipërisë
  • Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri
  • Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve
  • Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve
  • Shoqata e Transporti Urban dhe Interurban Kamëz-Veri
  • Shoqata Shqiptare e Turizmit
  • Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Fier
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Berat
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Korçë
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kukës
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Dibër
Etiketa: Eropn BraçeShoqatat e Biznesit
Pas

Fasonët: Rreth 20 mijë të papunë nga koronavirusi. Shalsi: Jam për ta lehtësuar protokollin e kuq

Para

Fasoneritë vazhdojnë të jetë vatra infektimi, dalin pozitiv me COVID-19 dy punonjëse dhe shefja e madhe në Kamëz

Para
20 raste të reja, ja sa shkon numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri

Fasoneritë vazhdojnë të jetë vatra infektimi, dalin pozitiv me COVID-19 dy punonjëse dhe shefja e madhe në Kamëz

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar