• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndryshimet e ashpra në Kodin Penal/ Ja çfarë rrezikon nëse thyen karantinën: Deri në 15 vjet burg për…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ndryshimet e ashpra në Kodin Penal/ Ja çfarë rrezikon nëse thyen karantinën: Deri në 15 vjet burg për…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë propozuar dhe disa amendamente përsa i përket disa ndryshimeve në Kodin Penal.

Konkretisht, maxhoranca propozon që mosbindja ndaj rregullave dhe shkelja e karantinës të dënohet me gjobë dhe deri me burgosje.

Nëse kjo shkelje përsëritet, të shkojë nga 30 ditë deri në 1 vit heqje lirie.

Ndërsa përsa i përket bizneseve parashikohet deri në 5 vite burg pë rata që thyejnë urdhërat.

Pra, nëse thyen karantinën policia nuk mjaftohet vetëm gjobë por mund të dënohesh edhe deri 10 vite burg. Ndërkaq nëse thyen karantinën e infekton të tjerë, parashikohet 3 deri në 10 vite burg. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.



Këto propozime priten të miratohen në Kuvend në seancën e 16 prillit.

PROPOZIMET
1. Titulli i projektligjit ndryshohet me përmbajtjen si vijon:
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
2. Pas Nenit 1 të projektligjit, shtohet Neni 2 me përmbajtjen si vijon:

Neni 2
Pas nenit 242, shtohen nenet 242/1 dhe 242/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 242/1

Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.
Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.
Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”.

“Neni 242/2
Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

  1. Neni 2 i projekligjit “Hyrja në fuqi” bëhet neni 3.

Pas

Koronavirusi/ Këto janë 2 qytetet ku u shënuan rastet e reja, ja sa përqind janë meshkuj

Para

Emigrantët e bllokuar në kufi/ Zbardhet urdhëri: Ja kriteret që duhen për të hyrë në Shqipëri

Para
Emigrantët e bllokuar në kufi/ Zbardhet urdhëri: Ja kriteret që duhen për të hyrë në Shqipëri

Emigrantët e bllokuar në kufi/ Zbardhet urdhëri: Ja kriteret që duhen për të hyrë në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar