• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndikimi i pandemisë te remitancat dhe sipërmarrjet transnacionale

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Ndikimi i pandemisë te remitancat dhe sipërmarrjet transnacionale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jona Barjaba, PhD, Lektore e Ekonomisë

Pandemia e COVID-19 po krijon vështirësi në ekonomitë e vendeve të ndryshme, përfshirë ekonominë e Shqipërisë. Ekspertët e ekonomisë dhe politikave ekonomike parashikojnë se kjo emergjencë e shëndetit pritet të ristrukturojë shoqërinë, të shkaktojë një recesion ekonomik dhe potencialisht të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes. Emergjenca aktuale, ashtusi ngjarjet emëparshme dhe kriza financiare e vitit 2008, do të kërkojë marrjen e masave shtesë për të lehtësuar punëtorët, qeveritë dhe bizneset.



Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha rajonete tjera të botës qeveritë kanë imponuar masa të rrepta për të kufizuar lëvizjen. Miliarda njerëz në mbarë botën janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe shumica e bizneseve janë mbyllur. Ndërkohë në aspektin ekonomik, qeveritë kanë filluar të hartojnë programet e rimëkëmbjes ekonomikee financiare. Në këtë konteskt, është e rëndësishme që politikat e masat që do të ndërmerren të përfshijnë edhe remitancat dhe sipërmarrjet transnacionale të migrantëve.Të dyja këto veprimtari ekonomike, të cilat kanë  potencialetë ndjeshme në zhvillimin ekonomik e shoqëror, parashikohet të goditen prej pandemisë.

Remitancat janë globalisht një burim financiar për zhvillimin ekonomik të vendeve dërguese. Mbylljet e kufijve po pengojnë fluksin e miliardave dollarëve të remitancave globalisht, në një kohë kur ekonomitë kanë më shumë nevojë për to. Si shumë vende të tjera, edhe Shqipëria pritet të pësojë një ulje të nivelit të remitancave që emigrantët tanë do të nisin drejt vendit tonë, ulje e cila ka ndodhur edhe gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, vendet e prekura rëndë nga pandemia, si Italia, Greqia dhe Gjermania, janë vendet kryesorepritëse për një numër të madh migrantësh shqiptarë. Kjo rrethanë e vendos Shqipërinë në një pozicion kritik ndaj përballjes me COVID-19.

Ndër vite, qindra-mijëra emigrantë shqiptarë, përmes remitancave, kanë ndihmuar e vijojnë të ndihmojnë familjet e tyre për të mbijetuar, rritur konsumin dhe plotësuar disa shërbime jetësore bazike. Shqipëria është një vend me një varësi të lartë nga dërgesat e migrantëve.Në vitin 2007, remitancat arritën në 937 milion euro, ndërsa në vitin 2018 përbënin rreth 10 përqind të PBB-së. Pas krizës financiare që ndikoi rëndë në ekonomitë e Bashkimit Evropian pati një rënie të madhe të dërgesave. Pandemia aktuale pritet të ketë një ndikim negativ në nivelin e remitancave dhe i njëjti trend mund të pritet edhe pas pandemisë.

Por, remitancat nuk janë kontributi i vetëm i emigrantëve shqiptarë. Pas shumë vitesh të dërgimit të remitancave,aktualisht, nxitur edhe nga politikat e kujdesshme shtetërore për migracionin, mund të flasim për një mirëmenaxhim të tyre. Vitet e fundit, po kalohet nga përdorimi i remitancave për konsum, në përdorimin e tyre si burim investimi e zhvillimi. Si në mjaft vende të tjera, sipërmarrjet e migrantëve, përfshirë ato transnacionale, po e rrisin ndikimine tyre në ekonominë shqiptare. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë kanë filluar të shtrijnë bizneset edhe në vendet e tjera, çka u mundëson të jenë të lidhurekonomikisht në disa vende. Shumica e këtyre sipërmarrësve operojnë me biznese të vogla dhe të mesme, por një pjesë kanë krijuar edhe ndërmarrje më të mëdha.

Vëmendja për sipërmarrjet transnacionale të migrantëve shqiptarë është e rëndësishme për shkak të potencialit të tyrenë rritje për të kontribuarnë zhvillimin e vendit. Për shkak të “tranzicionit të dyfishtë” të migrantëve shqiptarë, për sa i përket migrimit dhe kalimit nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë, dhe më saktësisht mungesëssë përvojës së sipërmarrjes në atdhe gjatë regjimit komunist, mund të mendohej se shqiptarët do të ishin në pozitë jo të favorshmepërzotërimine sipërmarrjeve. Por zhvillimet provuan të kundërtën. Shqiptarët kanë arritur të identifikojnë mundësi të ndryshme sipërmarrëse dhe vitet e funditpo përfshihengjithnjë e më shumë në një gamë më të gjerë të veprimtarive sipërmarrëse. Si pasojë e masave parandaluese të marra nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të kontrolluar pandeminë, bizneset transnacionale të migrantëve janë ndër grupet e sipërmarrjeve që do të preken nga këto masa.

Në vijim të investimeve agresive dhe politikave favorizuese që ka nisur të zbatojë Qeveria përtë rikthyer ekonominë në normalitet, ekspertëtduhet të sugjerojnënisma për të fuqizuar remitancat si burim zhvillimi dhe për të mbështetur sipërmarrjet transnacionale të migrantëve shqiptarë. Migrantët sipërmarrës janë aktorë të mundshëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve të origjinës.

 

 

 

Pas

“Pandemia mund të shuhet për dy javë” Profesor Ethem Ruka bën deklaratën e papritur

Para

Tërmeti godet Greqinë, lëkundje e forta ndihen deri në Korçë

Para
Tërmeti godet Greqinë, lëkundje e forta ndihen deri në Korçë

Tërmeti godet Greqinë, lëkundje e forta ndihen deri në Korçë

Të Gjitha

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

nga Fast News
11:08 | 15/05/2025
0

Recent News

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025
Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

11:45 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar