• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ndihmë juridike falas online për qytetarët, Gjonaj prezanton platformën: 11 juristë në shërbim çdo orë të ditës…

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Ndihmë juridike falas online për qytetarët, Gjonaj prezanton platformën: 11 juristë në shërbim çdo orë të ditës…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka prezantuar ndihmën juridike online ku pritet të përfitojnë mjaft qytetarë.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Gjonaj bëri me dije një shërbim të ri që do t’u ofrohet qytetarëve, në vijim të të gjitha masave të marra për lehtësimin e shërbimeve dhe ofrimin e tyre online.



Ajo u shpreh se gjatë kësaj periudhe është punuar lidhur me një shërbim tjetër online për aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Të gjithë qytetarët që merrnin shërbimin e ndihmës ligjore falas në qëndrat e ndihmës juridike të hapura nga Ministria e Drejtësisë, tashmë ato janë transformuar me qëllim që qytetarët të mund të marrin ndihmën ligjore online nëpërmjet platformës më te re juristionline.al. Kjo nismë e përbashkët me Fondacionin Shoqëri e hapur për Shqipërinë, vjen si një nevojë për ti garantuar çdo qytetari edhe në kushtet e lëvizjes së kufizuar dhe distancës fizike, aksesin dhe vazhdueshmërinë e shërbimeve ligjore, këshillave juridike dhe informimin per legjislacionin në fuqi. Tashmë edhe nga shtëpia, Ju mund të merrni ndihmën ligjore falas duke adresuar pyetje apo çështje në lidhje me probleme të ndryshme juridike çështje civile, administrative dhe penale”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se të gjithë mund të kërkojnë ndihmë në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore, por edhe për të kërkuar ndihmën juridike dytësore për përfaqësimin në gjykatë më një avokat.

“Ndihma ligjore falas do t’ju jepet edhe për të këshilluar mbi të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor; Gjithashtu për t’ ju përgjigjur situatës të shkaktuar nga COVID-19 Ju mund të këshilloheni dhe informoheni lidhur me legjislacionin e miratuar ne kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. 11 juristët e angazhuar në këtë platformë janë në shërbimin tuaj çdo orë të ditës. Këta juristë janë pjesë e stafeve të qendrave të ndihmës juridike parësore të MD dhe të Klinikave të Ligjit në disa qytete si Durrës, Vlorë dhe Shkodër”,nënvizon Gjonaj ku shton se:

“Hapat që duhen ndjekur për të përfituar ndihmën jurdike parësore ose informacion për legjislacionin lidhur me COVID-19 janë të thjeshta, mjafton të hyni në faqen juristionline.al. Pasi të plotësoni formularin me të dhënat dhe pyetjet tuaja do të merrni këshillimin ligjor të nevojshëm nga juristët tanë. Sigurisht të dhënat personale, që ju do të hidhni në portal janë konfidenciale, por jo pyetjet dhe përgjigjet, të cilat reflektohen në të së bashku me incilialet e emër mbiemrit. Tashmë kjo platformë online është testuar dhe ka rezultuar e thjeshtë në përdorim dhe efikase për tju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në këtë periudhë. Me qëllim ofrimin e ndihmës juridike me cilësi, një ekip i dedikuar do të monitorojë shërbimin e ofruar. Së shpejti do të vendoset gjithashtu në dispozicion tuaj një numër telefoni pra pa pagesë, që do të mundësoj komunikimim e drejtpërdrejt me juristët”, përfundoi Gjonaj.

Etiketa: etilda gjonajNdihmë juridike online falasPlatforma
Pas

“Kjo është idiotësi dhe mashtrim”/ Monika Kryemadhi tregon debatin me Metën për COVID-in: Iliri është më strikt, unë mendoj se…

Para

E RËNDËSISHME/ Rama jep lajmin e shumëpritur, tregon bashkitë që do hapen: Nis nga 27 prilli

Para
“Turp nuk ke?”/ Rama nuk përmbahet në komunikimin live: Si mund t’i shash dhe ofendosh

E RËNDËSISHME/ Rama jep lajmin e shumëpritur, tregon bashkitë që do hapen: Nis nga 27 prilli

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar