Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Merret vendimi/ Ja kur do të rinisin seancat në Kuvend, këto janë masat strikte për deputetët

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Merret vendimi/ Ja kur do të rinisin seancat në Kuvend, këto janë masat strikte për deputetët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Kryetarëve  miratoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, programin e punës dhe kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill  2020 dhe vendosi thirrjen e seancës plenare në 16 prill.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, sot u zhvillua Konferenca e Kryetarëve. Konferenca u zhvillua  online, me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Pasi i njohu anëtarët e Konferencës me rendin e ditës, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, informoi Konferencën e Kryetarëve se “Kuvendi i Shqipërisë ka vazhduar të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Dy javët e fundit komisionet e përhershme parlamentare janë mbledhur rregullisht online dhe kanë shqyrtuar e projekt-aktet e depozituara, të cilat janë përcjellë për shqyrtim në seancën plenare.

Kjo situatë ka sjellë si domosdoshmëri edhe ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, për të parashikuar dispozitat e nevojshme të funksionimit të Kuvendit në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kur nuk është e mundur zhvillimi i mbledhjes me prezencën fizike të deputetëve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Përvojat e parlamenteve të vendeve të BE-së, të përshtatura për kushtet e pandemisë, parashikojnë mbledhjen e seancave plenare me numër të kufizuar deputetësh, pa cënuar të drejtën e secilit deputet për të votuar.

Prandaj edhe ndryshimet e propozuara, reduktimi i kuorumit e pjesëmarrjes dhe  zhvillimi i mbledhjeve online, nuk cënojnë të drejtën e deputetëve të Kuvendit për te votuar. Ndërkohë, këto forma mbledhjesh nuk duhet të cënojnë etikën parlamentare, kërkesat dhe standartet për të cilën mbeten po aq rigoroze sa në kushtet e zakonshme.”

Konferenca miratoi me konsensus plotësimet në Rregulloren e Kuvendit, për rregullimin e funksionimit te veprimtarisë parlamentare në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të pandemisë.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill  2020, të cilët parashikojnë zhvillimin e seancave plenare në datat 16, 23 dhe 30 prill.

Në këto seanca do të kenë prioritet shqyrtimi e miratimi i akteve normative me fuqinë e ligjit dhe i projektligjeve që kanë lidhje me pandeminë COVID-19.

Seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh jo me shumë se dy orë për seance, dhe për tē zbatuar standartin e distancimit social, për uljen e deputetëve do të shfrytëzohen edhe mjediset e tjera të sallës së seancave plenare.

Për shkak të masave ndaj pandemisë së koronavirusit, deputetët do të ruajnë distancën, duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit, ku më herët qëndronin gazetarët.

Burime nga konferenca e kryetarëve kanë bërë të ditur se do të ketë që në hyrje mjek për matjen e temperaturës.

Secili deputet do të diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.

Deputetët që nuk kanë mundësi dhe janë larg mund të mos marrin pjesë dhe ata që janë të sëmurë.

Në rendin e ditës do të jenë: aktet normative për Covid-19, ashpërsimin në kodin penal, dekretet e presidentit Meta për OFL dhe pronat.

Gjithashtu, në konferencën e kryetarëve është marrë vendimi që lëvizja e administratës në kuvend do të jetë e kufizuar, gazetaret do të qëndrojnë në oborr të kuvendit.

Seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSH, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera.

Konferenca miratoi edhe rendin e ditës të mbledhjes së seancës plenare të datës 16 prill.

Etiketa: Gramoz Rucikuvendi i shqiperise
Pas

Del EMRI/ Ky është killeri i masakrës së Lushnjes që i drejtoi pistoletën efektivit të Shqiponjave në mes të Tiranës

Para

Firmoset marrëveshja, në Shqipëri mbërrijnë 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

Para
Firmoset marrëveshja, në Shqipëri mbërrijnë 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

Firmoset marrëveshja, në Shqipëri mbërrijnë 30 respiratorë të rinj për përballimin e COVID-19

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

nga Fast News
15:55 | 02/03/2026
0

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

nga Fast News
15:52 | 02/03/2026
0

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

nga Fast News
15:50 | 02/03/2026
0

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

nga Fast News
15:42 | 02/03/2026
0

Recent News

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

15:55 | 02/03/2026
Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

15:52 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora